NFT-të shpjeguar nga ne në mënyrën më të thjeshtë të mundshme!

nga Argjenda Selmani

A keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë formë të re… um… arti. Ne gjithashtu, kështu që le të shpjegojmë se çfarë janë NFT-të, ose të paktën le të përpiqemi. 

Shumë lajme për blockchain ju bëjnë të pyesni veten, “Hmm.. çfarë po ndodh këtu?” Ky ka qënë edhe reagimi im kur kam lexuar artikullin përNyan Cat shitet si NFT.”
Dhe pikërisht kur mendova se ia kisha pak a shumë idenë mbi atë që po ndodhte, krijuesi i Twitter nxori një tweet me autografin e tij për shitje si një NFT. Muaj më vonë, jam ende duke parë lajme për shpenzimet e individëve sa paratë e blerjes se nje shtëpie për artin e klipit rock — dhe mamaja ime ende nuk ia ka idenë se çfarë është një NFT.

Ndoshta jeni duke menduar, çfarë është saktësisht një NFT?
Mendoj se e kam kuptuar pas disa orësh leximi, por nga ana tjetër jam gjithashtu gati të qaj.

Por, le të fillojmë me bazat, në rregull?

Çfarë është një NFT? Çfarë përfaqëson?

Token i pashkëmbyeshëm ose si njihet në anglisht Non-fungible token.

Kjo nuk i sqaron gjërat kushedi, apo jo?

Më lejo të ta shpjegoj. “Non-fungible” do të thotë se është i një lloji dhe nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër. Një bitcoin, për shembull, është i këmbyeshëm – ndërroni njërin me tjetrin dhe do të marrësh saktësisht artikullin identik. Një one-of-a-kind trade card, nga ana tjetër, nuk është e këmbyeshme. Pra, do të merrni diçka krejtësisht të ndryshme nëse e ndërroni me një kartë tjetër.

Ky GIF i një dogecoin është një NFT edhe pse dogecoin në vetvete nuk është NFT.

Si funksionojnë NFT-të?

Blockchain Ethereum përmban shumicën e NFT-ve. Ethereum, si bitcoin ose dogecoin, është një kriptomonedhë, por blockchain-i i tij gjithashtu mundëson këto NFT. Këto të fundit mbajnë informacione shtesë që i lejon ato të funksionojnë ndryshe nga, të themi, një monedhë ETH. Blloqe të tjera, duhet theksuar, mund të zbatojnë format e tyre të NFT-ve.

Çfarë duhet të blini në supermarketin NFT?

NFT-të mund të jenë çdo gjë dixhitale (si vizatimet, muzika ose truri juaj që shkarkohet dhe transformohet në një AI), por diskutimi aktual është i fokusuar në shfrytëzimin e teknologjisë për të shitur artin dixhital.

A mund të paguajnë njerëzit për tweet-et e mia?

Nuk mendoj se dikush do të ndalojë, por kjo nuk është ajo që po përpiqem të të them. Pjesa më e madhe e diskutimit është rreth NFT-ve si një evolucion i mbledhjes së arteve të bukura, vetëm se e kemi fjalën për artin dixhital.

Vërtet besojnë njerëzit se kjo do të bëhet po aq popullore sa mbledhja e artit?

Jam i sigurt se disa njerëz shpresojnë realisht kështu, për shembull si ky personi që pagoi 6.6 milionë dollarë për videon e Beeple.

Ndoshta je duke menduar: “Prit sa të klikoj me të djathtën në këtë video të Beeple dhe të shkarkoj të njëjtin skedar për të cilin ai personi pagoi miliona dollarë.”

Po, mund ta bësh këtë, por ja ku gjërat bëhen pak të ndërlikuara. Mund të bësh sa kopje që dëshiron të një skedari dixhital, duke përfshirë artin që vjen me një NFT. Megjithatë, NFT-të synojnë të të ofrojnë diçka që nuk mund të shumfishohet: pronësinë e veprës. Njësoj sikur të flasim për koleksion të artit fizik. Kushdo mund të blejë një printim Monet, megjithatë, origjinali mund të zotërohet vetëm nga një individ.

Nuk mbaron këtu. Keni dëgjuar për komunitetet e P…Pinguinëve?

Ok, më lejoni t’jua sqaroj… Njerëzit kanë ndërtuar prej kohësh komunitete bazuar në gjërat që zotërojnë, dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me NFT-të. Një komunitet që ka qenë teper i popullarizuar sillet rreth një koleksioni NFT-sh të quajtur Pudgy Penguins. Ky nuk është i vetmi komunitet i ndërtuar rreth kësaj teme.
Një nga projektet më të hershme NFT, CryptoPunks, ka një komunitet te vetin rreth tij dhe ka projekte të tjera me emra kafshësh si Bored Ape Yacht Club. Natyrisht, aktivitetet e tyre varen nga vetë komuniteti. 

Ndoshta jeni duke pyetur veten: “Po mirë, cili është qëllimi i NFT-ve?”

Kjo në fakt varet nëse je artist apo blerës.

Jam artist.

Fantastike! Mund të jesh i interesuar për NFT-të sepse të lejon të shesësh punë që përndryshe do të ishte e vështirë t’i shisje. Nëse ke një ide vërtet fantastike për stickera dixhitale, pse jo!
Megjithatë, NFT-të përfshijnë një veçori që mund ta aktivizosh dhe do të paguaj një përqindje sa herë që NFT-ja shitet ose transferohet. Kjo bën të mundur që edhe nëse puna jote bëhet e famshme dhe i rritet vlera, ti do të marrësh një pjesë të përfitimeve.

Jam blerës.

Një nga avantazhet më të dukshme të blerjes së artit është se të lejon të mbështesësh financiarisht artistët që admiron, kjo vlen edhe për NFT-të. Blerja e një NFT-je në përgjithësi përfshin disa të drejta bazë të përdorimit, të tilla si aftësia për të ndarë imazhin në internet ose për ta vendosur atë si foto të profilit tuaj. 

Pra, me pak fjalë, NFT-të mund të funksionojnë si çdo aset tjetër spekulativ, ku e blini dhe shpresoni që vlera e tij të rritet një ditë, në mënyrë që ta shisni për një vlerë të caktuar. Disa njerëz i trajtojnë NFT-të sikur të jenë e ardhmja e koleksionit të arteve të bukura (lexo: ose siç do të thosha ndryshe një shesh lojrash për mega-pasanikët).

A mund të blej artikujt si NFT?

Jo, por teknikisht çdo gjë dixhitale mund të shitet si një NFT (duke përfshirë artikuj nga Quartz dhe The New York Times, me kusht që të keni diku shuma lekësh nisur nga 1,800 deri në 560,000 dollarë).

Ku mund ta gjej tregun NFT?

Ka disa tregje rreth NFT-ve, të cilat i lejojnë njerëzit të blejnë dhe të shesin. Këto përfshijnë OpenSea, Rarible dhe Nifty Gateway, por ka shumë të tjera.
NFT-të u bënë të mundura teknikisht kur blockchain Ethereum shtoi mbështetjen për to si pjesë e një standardi të ri. Një nga përdorimet e para ishte një lojë e quajtur CryptoKitties që lejonte përdoruesit të tregtonin dhe të shisnin kotele virtuale. Faleminderit internet!

Për shembull, ky person pagoi mbi 170,000 dollarë për një kotele virtuale. 

Dua të maksimizoj përdorimin tim të blockchain. A mund të blej NFT me kriptovaluta?

Po, por varet. Shumë tregje pranojnë Ethereum. Megjithatë, teorikisht, çdokush mund të shesë një NFT dhe të kërkojë çfarëdo lloji të parave që ata zgjedhin si mënyrë shkëmbimi. NFT-të, si kriptovalutat, mbahen në kuletat dixhitale. Megjithëse vlen të përmendet se portofoli duhet të jetë i pajtueshëm me NFT. 

Pra, kjo është gjithçka që dimë për to deri më tani. Prapëseprapë, mos mendoni që ky artikull t’ju sqarojë shumë. NFT-të janë si njëbrirësh-at, ato ekzistojnë në një tokë magjike ku shumica prej nesh nuk ka qasje, por kjo nuk ka penguar askënd t’i kthej ato në asete apo jo. Kështu që, jepi drejtim, krijo dhe shit NFT-në tënde të parë dhe na njofto. Do të dëgjojmë me kënaqësi.