Nga cili pritet më tepër në lidhje – femra apo mashkulli?

nga Flogerta Driza

Nga cili pritet më tepër në një lidhje? Kjo është një pyetje që ia drejtuam shumë të rinjve shqiptar dhe përgjigjet që morëm ishin po aq komplekse sa vet pyetja. Pritshmëritë në një lidhje apo marëdhënie janë komplekse dhe ndikohen nga një sërë faktorësh si: kutura, ekonomia, arsimi dhe sigurisht gjinia. 

Të dyja palët kanë pritshmëri të ndryshme nga partnerët e tyre

femra apo mashkulli

Foto: @caitlinrheaphotos via Twenty20

Për shembull një partner mashkull ka të tjera pritshmëri nga një femër dhe e anasjellta.  Si një femër dhe një mashkull pret në një lidhje këto shtatë elemente:

1. Afeksion
2. Mirëkuptim
3. Respekt
4. Kohë
5. Interes
6. Intimitet
7. Zemërgjerësi

Dilema e përhershme, femrat apo meshkujt

Megjithatë, pavarësisht këtyre pritshmërive, përgjigjet që morën anonin më tepër tek femrat. Pra, nga femrat pritet më tepër në një lidhje se nga një mashkull. Sigurisht edhe kjo ngelet për t’u diskutuar pasi kjo pyetje nuk ka një përgjigje të saktë.

familja

Foto: @canipel via Twenty20

Më poshtë po ju listojmë disa nga përgjigjet më interesante që morëm.

Personi 1:“Mendoj se përgjigjet që do merrni për këtë pyetje, sigurisht bazuar edhe në sfondin kulturor që ka çdo individ, për shumicën prej nesh, përgjigjja tipike është 50/50. Kjo përgjgje në fakt pasqyron pikërisht pritshmëritë e sotme. Por, mund ta imagjinoj që shumë (nëse janë të sinqertë) meshkuj, do të duhet të pranojnë se ka më shumë pritshmëri ndaj femrave në një lidhje se sa një mashkull.”

 Një tjetër person u përgjigj:

Personi 2: “Ka marrëdhënie ku njëri partner pritet të sigurojë më shumë se tjetri. Rrallë ka një 50/50. Varet se në cilën fazë është marrëdhënia. Unë do të thoja që njerëzit presin që burri të bëjë më shumë në fillimin e marrëdhënies. Kur marrëdhënia ka fëmijë, atëherë unë do të thosha që gruaja bën më shumë për të mbajtur mirë marrëdhënien. Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’i dhënë një përgjigje fikse dhe në një ‘mënyrë të drejtë’.”

Ç’mendon shumica për këtë pyetje?

maredhenie

Foto: Freepik

Një shumicë e madhe e femrave u përgjigjen se në një lidhje shpesh një femre i kërkohet shumë më shumë se sa një mashkulli. Nje femre i kërkohen që të plotësojë shumë kritere, madje këto kërkesa rriten sidomos kur asaj i duhet të mbaj fëmijët. 

Disa vajza të tjera u shprehën se në fakt kërkes-llogaria është shumë më e rëndë në shpatullat e një mashkulli. Për shembull shumica e vajzave as nuk konsiderojnë një lidhje në qoftë se një mashkull nuk ka të paktën një punë ose të paktën perspektiva për tu arsimuar, por nga ana tjetër kjo nuk është një domosdoshmëri për një femër. 

50/50 apo kjo balancë nuk ekziston?

Një tjetër përgjigje që na erdhi nga shumë djem, ashtu si e prisnim, ishte 50/50. Një pjesë e mirë e tyre ishin të bindur se kërkesa balancohet barazisht tek të dy partnerët, si femra e mashkulli.

pritet

Foto: @katyasiberianvegan via Twenty20

Kjo shpjegohet ngushtesisht me faktin se tashmë të dy partnerët duhet të kontribuojnë barazisht në një marrëdhënie. Ku edhe femra duhet të paguajë, të punojë dhe të jap pjesën e saj nga ana financiare që të formësohet një marrëdhënie e konsoliduar.

Dhe sigurisht, kishim edhe nga ata djem që na u përgjigjën se meshkujt japin më shumë. Madje, disa prej tyre u shprehën se pritet aq shumë në një lidhje, saqë shpesh e kanë të vështirë të hyjnë në një marrëdhënie. 

Të gjitha përgjigjet që morëm, dhe reagimët shoqëruar me to për ne ishin shumë të rëndësishme. Kjo është një temë sociale shumë e rëndësishme dhe me sa kuptuam shumë ishin të gatshëm të jepnin mendimin e tyre me zell e sinqeritet. Unë si gjithmonë i mirëpres të gjitha opinionet dhe mendimet e tyre, sepse sinqerisht për mua nuk ka përgjigje të gabuara.