Një profil i kompletuar ju sjell ‘match’ & ‘like’ në dua.com

nga Argjenda Selmani

Nëse je në mesin e mbi 100.000 personave që kanë shkarkuar aplikacionin dua.com, atëherë më siguri dëshiron të kesh një profil të suksesshëm.

Në aplikacionin që po bashkon shqiptarët profilet më të mira po marrin likes, super-likes, e matches pa fund. Mirëpo çfarë i mungon profilit tënd për tu bërë një nga këto profile?  Ja disa sugjerime nga ne..

Tregohuni kreativ me fotografi

Në dua.com ti mund të vendosësh tri fotografi. Saktësisht fotografinë e profilit dhe dy të tjera. Asesi mos vendos fotografi me përmbajtje ofenduese. Zgjidh fotografitë më të bukura që ke, ku gjithsesi shihet fytyra juaj. Mos i kurse buzëqeshjet për personat që mund të të hasin në dua.com e mund të të pëlqejnë ty.

Postoni të paktën një selfie

Për vite të tëra në botën e internetit stili selfie është mbretëresha e fotografisë. Prandaj në dua.com posto selfien më të bukur që ke. Një fotografi që reflekton pozitivitetin dhe energjinë tënde. Likes në profil nuk do të mungojnë.

Shmangni fotot në grup

Ne të sygjerojmë që në profilin tënd në dua.com t’i shmangësh fotografitë në grup. Fotografitë e tilla në dating apps shkaktojnë konfuzion tek personi që ju shikon profilin. Për arsyen e thjeshtë se ai apo ajo mund ta ketë të vështirë ta identifikojë se cili jeni ju. Prandaj, fotot grupore ruani për profilet tuaja në rrjetet sociale. Jo në dua.com.

Bio – sa më atraktive

Aplikacioni dua.com të jep mundësinë që në profil të japësh disa të dhëna tek pjesa e biografisë. Aty përfshihen titulli i punës, edukimi, veprimtaritë tuaja, gjuhët që flisni si dhe përshkrimin për vete. Asesi mos i lini këto rubrika të zbrazta. profilSepse në bazë të gjërave që njerëzit lexojnë në profilin tënd vendosin se a do të të pëlqejnë apo jo. Prandaj bëhu sa më kreativ, argëtues dhe i drejtpërdrejtë. Krahas fotografive, bio është përshtypja e parë që lini tek përdoruesit e tjerë.

Në chat lini përshtypje sa më të mira

Kur të kesh arritur të bëhesh match me dikë që të pëlqen përpiqu ta impresionosh atë në chat.
Nëse i shkruan vetëm “Tung” gjasat se do të kesh sukses nuk janë edhe aq të mëdha. Së pari analizoni profilin me të cilin jeni bërë match. Lexoni biografinë e personit dhe nisni biseden me diçka që lidhet me të. Nëse nga fotografitë e shihni që i pëlqen hiking apo muzika, kapuni aty. Tregohuni kreativ por edhe të respektueshëm me personin që po ju pëlqen.

Shfrytëzoni mirë të gjitha mundësitë që dua.com i ofron

Si aplikacion për bashkimin e shqiptarëve dua.com përmbanë disa opsione mjaftë interesante. Edhe pse për momentin është në dispozicion vetëm fusha e dashurisë, dua love, në të ardhmen do të jetë e çasshëm edhe dua biz e dua help. Filtri i lokacionit është një nga veçoritë kryesore që ky aplikacion ofron. Përveç që mund t’i shihni përdoruesit që ndodhen afër jush me dua.com ju mund të ‘fluturoni’ edhe në një lokacion tjetër. Këtë mund ta bëni duke zgjedhur tek lokacioni se shqiptarët e cilido qytet. Kështu mund të kërkoni në Paris, New York, Londër apo kudo që të dëshironi, me lehtësi. Për çdo paqartësi e keni edhe udhëzuesin e përdorimit brenda aplikacionit.