Njiheni trashëgimin letare të Kadaresë përmes dy muzeve

nga Argjenda Selmani

Kush do ta kuptojë më mirë veprën letrare të Ismail Kadaresë dhe rrugëtimin e tij jetësor ka dy adresa. Duhet të shkojë së pari në Gjirokastër, ne qytetin e tij të lindjes. Shtëpia ku ai si fëmijë hodhi hapat e parë është hapur si muze. Pastaj duhet të shkojë në Tiranë. Në apartamentin ku krijoi familje dhe shkroi veprat më të mëdha. Në konakun e tij të dytë që u bë muze.

Në lagjen ‘Palorto’ në Gjirokastër, fare pranë ‘Sokakut të të marrëve’, mirëpret vizitorët ‘Shtëpia Kadare’. Aty ku ka lindur edhe ka jetuar pjesën e parë të jetës shkrimtari i njohur shqiptar ,sot ekspozohen gjësendet dhe veprat e tij.

Shtëpi tipike gjirokastrite, me gur e me dru

Druri dhe guri janë kryefjala e kësaj shtëpie që përshkruhet aq mirë në romanin ‘Kronikë në gurë’. Shtëpia është tre kate dhe ka edhe një pjesë nën dhe. Nën tokë, afër qilarit të vogël, gjendet një galeri e fshehtë me qemere guri. Aty hyrja bëhet përmes një vrime të fshehët. Në këtë vend janë ruajtur gjërat e çmuara si armët, por që në raste nevoje këtu janë strehuar edhe njerëzit. 

Shtepia e Kadarese ne GjirokasterNënmesorja, siç e quan Kadare, në katin përdhes, ka tri harqe. Nga aty është edhe një dalje për në oborr, ku gjendet një pus i thellë uji.

Kati i dytë i shtëpisë përdorej për banim. Ai ka edhe ka një odë të mysafirëve, që është një dhomë e madhe, si në çdo shtëpi tjetër tipike shqiptare. Me kujdes është ruajtur dhe restauruar edhe dhoma ku ka ardhur në jetë shkrimtari Ismail Kadare. 

Shtëpia ka edhe djepin ku janë përkundur fëmijët e familjes Kadare, përfshirë edhe Ismailin. Në katin e tretë dhe të fundit gjenden dhomat dimërore, siç i quajnë në Gjirokastër, apo dhomat e zjarrit. Projekti i restaurimit është kryer nën vëzhgimin e arkitektit Agron Doraci, që njëherësh është edhe fqinj i shkrimtarit.

Dy bibliotekat e Kadaresë

Në anën tjetër, në Tiranë apartamenti i Kadaresë ndodhet në ndërtesën që njihet edhe si “Pallati me kuba”, për shkak të stilit. Megjithatë referenca më e shpeshtë për banesën e ndërtuar në fillim të viteve ’70-a është “Apartamenti i Kadaresë”. Aty ku dikur jetoi shkrimtari e sot ndodhet muzeu i hapur për vizitorë. Hyrja kryesore në apartamentin e Kadarës të dërgon në dhomën e ditës. Aty ku ndodhet një raft i madh librash. Liba që i shihnin të gjithë mysafirët, e që sistemi komunist i pranonte. 

Mirëpo ndryshe nga biblioteka e dhomës së pritjes, në bibliotekën e tij personale, në dhomën ku shkruante, zinin vend Apartamenti i Kadarese shumë libra që ishin të ndaluar në Shqipërinë e asaj kohe. Bie fjala “Dekameroni” i Bokaços, veprat e Ernest Heminguejt etj. Ajo çka bie në sy është se shumica e librave në bibliotekën e tij personale janë në gjuhën ruse, pastaj në gjuhën frënge dhe në gjuhën angleze. Në po atë stiudio ruhen shumë dorëshkrime të tij si dhe makina e shkrimit. 

‘Kisha hyrë në mbretërinë e fjalëve. Kjo ishte një tirani e pamëshirshme’

Këto fjalë shkruhen në tavanin e korridorit të apartamentit, i cili ndan kuzhinën nga dhoma e çiftit Ismail e Helena Kadare. Si dhe ajo e vajzave Gresa e Besiana e që në ballë ka gjënë e rrallë për një apartament: hyrje-daljen e dytë. Edhe kjo derë dytësore, nga e cila hynin e dilnin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë.  Dera ishte kërkesë e veçantë e Kadaresë për arkitektin MaksVelo. Një derë e lirisë. Një tentim për t’i ikur realitetit dhe paragjykimeve. Në kohën e komunizmit të gjitha vizitat zyrtare, letrat e postës e njerëzit jo të afërmë e dinin vetëm egzistencën e derës kryesore. Të paktë ishin ata që ishin në dijeni për hyrje-daljen e dyë. Në këtë apartament, që sot është i hapur për të gjithë Kadare jetoi deri sa iku në Francë.

dua Marketplace banner