Njihuni me Anesën, vajzën që kodon aplikacionin dua.com 

nga Argjenda Selmani

Anesa Dinarama është programerja e parë që ka bërë një kodim për aplikacionin dua.com. Ajo ka nisur punën si zhvilluese e versionit iOS të dua.com në janar të këtij viti. Një javë pas publikimit të aplikaicionit që po bashkon shqiptarët, Anesa është krenare me punën e saj dhe të ekipit që i takon.

Për programeren me rreth 3 vjet përvojë punë, aplikacioni dua.com është produkt i pasionit e i përkushtimit. Rezultat i punës së bërë me dashuri. Anesa thotë se e sheh edhe si akt patriotizmi punën e të bërit një aplikacion që i bashkon shqiptarët. Prandaj është shumë e lumtur që i takon ekipit të dua.com.

‘Programimi nuk njeh gjini por intelegjencë’

programjera AnesaMomentalisht Anesa është e vetmja vajzë në ekipin e zhvillimit të dua.com. Përderisa në departamentet e tjera ajo ka edhe kolege, në ekipin e programimit ajo punon vetëm me djemë.

Parimisht kjo gjë nuk e shqetëson Anesën aspak. Mirëpo do të dëshironte të shihte sa më shumë vajza që punojnë në programim.

“Së pari, programimi nuk njeh gjini por njeh inteligjencë. Do të doja që sa më shumë vajza ta gjejnë vetën në programim. Si secili profesion tjetër, edhe programimi kërkon përkushtim. Duhet ta duash një punë dhe t’i përkushtohesh”, thotë Anesa. Tutje ajo shton se edhe stresi dhe të gjitha vështirësitë tejkalohen kur ka vullnet dhe dëshirë për punë.

‘Knaqësi të punosh në një kompani që funksionon si familje’

AnesaE pyetur se pse ka zgjedhur dua.com krahas çdo mundësie tjetër që mund të ketë pasur, Anesa përgjigjet shkurt se është misioni ai që e ka tërhequr. “Pa modesti mund të them që ne në dua.com kemi bërë diçka që shqiptarëve ju ka munguar. Ne po i bashkojmë ata përmes tekonologjisë. Për mua kjo është një gjë tepër e veçantë që nuk do ta gjeja dikund tjetër”, thotë Anesa. Atë e lumturon fakti se tashmë shqiptarët kudo në botë kanë filluar ta përdorin aplikaiconin që ajo me kolegë e kanë realizuar. Ata po komunikojnë e po lidhen çdo ditë përmes dua.com.

“Ndihem me fat që jam njoftuar me themeluesit dhe ideatorët e dua.com. Jam e lumtur që i takoi këtij ekipi që po bashkon shqiptarët në mënyrën më bashkëkohore të mundshme. Përmes një aplikacioni. Tashmë dua.com është një storje suksesi dhe ky sukses patjetër se do të rritet”, thotë Anesa. Përfund, ajo inkurajon të gjithë që pa marrë parasysh çfarë profesioni zgjedhin, punën që bëjnë ta bëjnë me plotë zemër.

Nëse ende nuk je përdorues i dua.com dhe dëshiron t’i bashkohesh komunitetit online të shqiptarëve mos harro se aplikacionin mund ta shkarkosh në App Store dhe Play Store.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓