Si të njihesh me djem dhe vajza nga diaspora përmes dua.com?

nga Flogerta Driza

Nëse keni njohur një vajzë apo djalë nga diaspora me të cilin nuk keni mundësi ta takoni sepse gjendet larg jush, mund të bëni këtë edhe përmes dua.com. Të njohësh një person më mirë gjatë kohës që flisni online nuk është shumë e vështirë edhe pse është shqiptar nga diaspora.

Sugjerojmë t’i bëni njëri – tjetrit pyetje të ndryshme gjatë bisedës online si p.sh. rreth librave, muzikës, artit, politikës, historisë, lojërave, filmave etj. Po ashtu pyesni edhe për eksperienca personale të cilat ju ndihmojnë të njiheni sado pak. Në dua.com mund të gjeni njëri-tjetrin, të përputheni dhe të dërgoni mesazhe të ndryshme, ose edhe të bëni videotelefonata. 

Pyetjet më të shpeshta që mund të bëni

diaspora

Për të zgjatur bisedat mes jush, këtu kemi përmbledhur disa pyetje të cilat do t’ju ndihmojnë të njiheni edhe më mirë me personin që po bisedoni:

  • Çfarë do të bëje me kohën tënde të lirë nëse do të kishe mundësi të lije punën?
  • Më trego për dhuratën që ke marrë dhe që nuk e ke harruar asnjëherë?
  • Cila është gjëja më e vështirë që ke bërë në jetën tënde?
  • Nëse mund të ndryshoje diçka nga vetja jote, çfarë do të ishte?
  • Nëse do të kishe mundësi të riktheje një ditë nga jeta jote për ta rijetuar nga fillimi, cilën ditë do të zgjidhje?
  • Cila është këshilla më e mirë që i ke dhënë një personi?
  • Cila është pyetja më e mirë që ju ka bërë dikush?
  • Nëse do të ishe kafshë, cila do të doje të ishe?
  • Përshkruaj një të shtune të përkryer.
  • Nëse do të kishe mbetur në një ishull të izoluar, ku do kishe vetëm ujë të palimituar dhe asgjë tjetër, cilat janë tri gjëra të tjera që do të kishe dëshirë t’i kishe?
  • Nëse do të mësoje ndonjë aftësi të re, çfarë do të ishte?

Këto pyetje mund t’ju ndihmojnë të afroheni me këdo, qofshin këta shqiptar nga diaspora ose jo. Duke drejtuar pyetjet e duhura mund të njihni më mirë dikë dhe të krijoni me këtë person një lidhje domethënëse. Mund të krijoni edhe miqësi përvec synimit tuaj për tu njohur për lidhje. Nuk ka vend tjetër më të mirë për ta bërë këtë sesa tek aplikacioni i dua.com, aplikacioni i vetëm dedikuar shqiptarëve për takime online.