Njohje serioze online në dua.com!

nga Argjenda Selmani

Nëse po kërkoni një njohje serioze online atëherë në dua.com jeni në adresën e duhur! Ky aplikacion është pikërisht i ideuar për njohje të tilla prandaj regjistrohuni tani në dua.com! Aty ju keni mundësi të lidheni me personat që ju i filtroni për t’i parë në bazë të moshës dhe distancës. Mirëpo edhe në  bazë të shumë specifikave të tjera! Për të mësuar më tepër se si mund të bëni njohje serioze online ndiqni këta hapa të thjeshtë!

Krijo një profil në dua.com!

Shkoni në AppStore ose PlayStore dhe shkarkoni aplikacionin dua.com duke klikuar këtu. Hapat për të krijuar një profil në dua.com janë të thjeshtë. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen. Gjithsesi, emrin, moshën dhe të paktën një fotografi. Tek pjesa e biografisë dhe të dhënave të tjera, përshkruajeni vetën. Tregoni karakteristikat tuaja si dhe preferencat. Në këtë mënyrë njohja juaj me dikë bëhet edhe më e lehtë! Ka rëndësi ta dini që dua.com funksionon në bazë të përputhjes. Për tu përputhur dy persona duhet që të dy t’i bëjnë like njëri-tjetrit. Kështu arrihet perputhja dhe hapet biseda mes dy personave. Nëse vetëm njëri person bën like, atëherë përputhja dhe komunikimi nuk mund të realizohet.

Pse duhet të zgjedh dua.com për njohje serioze online?

Arsyeja është e thjeshtë. Në dua.com ka mbi 330.000 mijë profile shqiptarësh nga të gjitha anët e botës, që duan të gjejnë fatin e jetës. Në dua.com janë të gjitha ata që janë të interesuar për lidhje serioze. Mund të merrni si shembull disa nga çiftet tona të suksesshme.

Lia dhe Burimi gjetën dashurinë e jetës në dua.com

Lia dhe Burimi janë dy të rinj që falë dua.com janë bashkuar me anë të dashurisë. Tashmë lidhja e tyre është kurorëzuar edhe me martesë! Të dy e gjetën njëri-tjetrin në dua.com. U pëlqyen, u përputhen, u njohën dhe nisën rrugëtimin e tyre të përbashkët. Ata shprehin mirënjohje për aplikacionin dua.com, që u bë urëlidhëse mes tyre. Në një rrëfim ekskluziv, dy të dashuruarit që kanë nisur jetën e përbashkët në Gjermani, tregojnë se si ju buzëqeshi fati në dua.com!

Nga mesazhi në dua.com te martesa – Historia e Ajshës dhe Drilonit

njohje serioze online

Diçka që nisi nga një match në dua.com po finalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme! Ajshja dhe Driloni po përjetojnë një dashuri që po shkon prej një meshazhi në dua.com deri tek martesa! Ajo është 23 vjeçare, e lindur e rritur në Danimarkë, me prejardhje nga Vushtrria. Ai është 24 vjeçar nga Prishtina, që së fundi po jeton e punon në Gjermani. Bashkë i bëri dua.com! Nga një like, një match dhe një bisedë që ndodhi në korrik të vitit 2020, nisi gjithçka.

Të gjithë ata që i takojnë për së afërmi Ajshen dhe Drilonin sigurisht se pushtohen nga energjia pozitive që i karakterizon këta dy të rinjë. Kimia mes këtij çifti është e dukshme dhe në pak minuta ata të lënë të kuptosh sa mirë e njohin njëri-tjetrin! Kur fillojnë të flasin për kujtimet e tyre, ku nuk mungojnë çastet qesharake, e kupton sa e çiltër dhe pakomplekse është marrëdhënia e tyre!

Disa këshilla për sukses gjatë  në njohje serioze online

Lia dhe Burimi

Kur të regjistroheni në dua.com kujdesuni që të krijoni një profil të kompletuar. Vendosni fotografitë më të bukura që keni. Përshkruajeni vetën ashtu siç jeni dhe ashtu siç dëshironi t’ju njohin të tjerët. Verifikoni me fotografi profilin tuaj. Përdoreni hapësirën e Bio për të treguar më shumë për vete. Kur të keni kompletuar profilin tuaj, jeni gati të lundroni në botën e magjishme të takimeve online. Ne ju urojmë sukses!

Përgatituni për takimin sy më sy

Takimi sy me sy e dërgon njohen tuaj në tjetër nivel. Një moment i tillë duhet të vijë kur të dyja palët të jeni të gatshëm. Edhe gjatë bisedave online ju mund ta njihni mirë një person, nëse fokusohuni mirëpo një njohje serioze online merr kuptim vetëm kur takoheni sy me sy. Prandaj kur të jeni të gatshëm, dilni në takim dhe njihuni live me personin në fjalë. Ja disa biseda/pyetje që mund t’i bëni në takimin e parë: Cila është gjëja më interesante për ty? Me çfarë lloj kafshe identifikohesh më shumë? A do të pëlqente të ishe i/e famshme? A të pëlqejnë tubimet familjare? Cila është receta jote e preferuar për ta gatuar? Me cilin person të famshëm do të doje të kaloje ditën? Etj. Pyetje interesante si kjo sjellin përgjigje interesante dhe biseda do të zhvillohet në drejtimin e duhur!