‘Nuk nisëm për atdhe pa çokollada’

nga Argjenda Selmani

Numri i shqiptarëve që jetojnë në katër anët e botës e kthehen në atdhe gjatë pushimeve është i madh. Për ta ka shume mite, shaka, tregime e sterotipe. Kurse në anën tjetër statistikat tregojnë se me remitencat e investimet e tyre ata ndikojnë në ekonominë e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi.

Mërgimtarët shquhen e përmenden edhe për dhurata dhe prodhime botërore që sjellin në atdhe. Natyrisht kjo mund të ketë ndryshuar pak vitet e fundit, mirëpo dikur ata ishin burimi kryesor nga vinin shumë prodhime të reja e të panjohura ndoshta për vendin tonë. Ne kemi pyetur ndjekësit tanë në Twitter dhe lexuesit e blogut nga dispora se çfarë blejnë ata zakonisht kur planifikojnë të vijnë në vendlindje. Secili që është përgjigjur ka përmendur çokolladat. Të tjerët kanë pasur edhe disa produkte të tjera që i kanë deklaruar si të përhershme në valigjet e tyre.

‘Gjithmonë një çantë mbushet me çokollada’

Arbër Kastrati ka lindur në Zvicër. Megjithatë ai e viziton atdheun e prindërve, Kosovën, çdo vit. Për dua.com Arbëri thotë atdhese prej që ka qenë fëmijë e mban mend që në Kosovë kanë sjell gjithmonë çokollada.

“Kur me pyesni se çfarë blejë para se të shkojë në atdhe çokolladat pa dyshim se janë gjëja e parë që më vjen në mendje. Gjithmonë një çantë mbushet me çokollada. Nga një për secilin ose edhe më tepër”, thotë Arberi. Tutje ai me shaka shton se në Kosovë nuk e pranojnë nëse nuk vjen me çokollada të Zvicrës.

“Fatmirësisht sot edhe në Kosovë janë  shumica e brendeve. Edhe gjendja ekonomike është shumë më mirë se që ka qenë përpara. Në çdo dhuratë e sjellim në mënyrë simbolike për të treguar kujdes”, thotë ai. Arbëri thekson se për të më shumë rëndësi kanë gjërat që i merr me vete nga Kosova në Zvicër për shkak se i mungon shpesh, siç thotë ai, shija e atdheut. Megjithatë për to do të flasim njëherë tjetër.

Gjithmonë sjellin edhe paisje teknologjike dhe tekstil

Shumica prej nesh e kemi të paktën një familjar që jeton në diapsorë. E dimë që shumica prej tyre shpesh sjellin në atdhe atdhepaisje teknologjike si dhe tekstil, kryesisht rroba. Këtë e konfirmon edhe Ariana Myftari nga Franca.  “Zakonisht para se të nisëm pyes njerëzit e mi të afërtë për çka kanë nevojë. Blej rroba dhe dhurata të vogla, kryesisht gjëra që e di që nuk gjenden në Kosovë”, thotë ajo.

Ariana tregon se shpesh herë ajo edhe familja e saj kanë sjell paisje teknologjike. Kompjuter, laptop, telefon, i Pads e gjëra të tilla. “E kemi bërë gjithmonë më kënaqësi dhe patjetër se do ta bënim sa herë të këtë nevojë. Për ne kjo është diçka e natyrshme. Sapo të rezervohen biletat ne nisim të bëjmë plane se çka do të marrim me vete dhe si do ta dërgojmë”, thotë Ariana.  Dëshimi e dërgesave të shumta nga diaspora janë edhe agjencionet e ndryshme që ofrojnë transporte të gjësendeve nga pothuajse çdo vend i Europës në vendet shqipfolëse. Këto shërbime shftyrëzohen në maksimum nga mërgimtarët.

A dëshironi të lexoni më shumë artikuj për Diasporën? Klikoni këtu.

dua Marketplace banner