Paketat në dua.com – Çfarë duhet të dish për to?

nga Flogerta Driza

Dua.com prej gati dy muajsh ka lancuar paketat përmes të cilave përdoruesit e saj mund të blejnë shërbime eksta. Artikulli i sotëm i dedikohet një shpjëgimi të hollësishëm për atë që këto paketa përfaqësojnë. 

Para se të shpjegojmë secilën nga paketat, duam të sqarojmë paraprakisht se si funksionon aplikacioni.

Çfarë është dua?

Dua.com është një aplikacion, i cili ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen përmes fushave të caktuara si dashuria, biznesi dhe ndihma. 
Modeli i parë i lancuar i duas është duaLove, e cila ndihmon përdoruesit e saj të gjejnë aty dashurinë e jetës së tyre. Aplikacioni është një shërbim falas, megjithatë ashtu si çdo shërbim falas, edhe dua.com funksionon me reklama dhe paketat shtesë në rast se përdoruesi është i interesuar të blejë një shërbim më tepër.

Shërbimet falas

paketat e duas

Me anë të krijimit të një profili interesant dhe krijues, një përdorues mund të Shfletojë profile, të Pëlqej/Refuzoj, dërgoj Instachat, të Fluturojë llogarinë e tij kudo që ai dëshiron dhe të Përputhet.

Duke qënë se shumica e këtyre shërbimeve janë falas, ato nuk janë pa limit, por secila ofrohet me një numër të caktuar. 

  • Një përdorues ka 1 Instachat falas në 12 orë. Instachat është nje mesazh që ia dërgon një profili të cilin e ke Pëlqyer, megjithatë dëshiron të kesh më shumë shanse që të të pranojë. 
  • 50 Impressions (Përshtypje) falas në 12 orë. Me anë të këtyre 50 Përshtypjeve, përdoruesi mund të shfletojë profilet që pëlqen ose refuzon. Pra nuk ka rëndësi nëse i shfleton majtas ose djathtas sipas preferencave, gjithsej ke falas vetëm 50 të tilla.
  • 2 Fluturime falas në 12 orë. Me anë të këtyre fluturimeve një përdorues mund ta zhvendosë profilin e vet ku të dëshirojë. Për shembull, nëse do që të gjesh shqiptarë nga Zvicera, mjafton të fluturosh llogarinë tënde në Zyrih dhe që aty mund të Përputhesh me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Zvicër.

Paketat në dua.com

Ato që përmendëm më sipër ishin shërbimet falas, megjithatë ka përdorues të cilët duan diçka më tepër. Për këta lloj përdoruesish dua ofron këto paketa:

Në momentin që blini një nga këto paketa, dua e bën shumë të lehtë dhe userfriendly blerjen e tyre.
Kur paguani një paketë për 100 Përshtypje, merni ekzaktësisht atë numër, e njëjta gjë vlen si për Instachat-et por edhe për Fluturimet e llogarisë suaj.

Çfarë duhet të dish si përdorues?

paketat ne dua

1- Reklamat që shfaqen nuk numërohen si Përshtypje. Ndaj nëse i bëni Shfleto Majtas një reklame, nuk do të thotë që shpenzuat një Përshtypje të blerë, sepse sistemi nuk e llogaritë atë.

2 – Diçka tjetër që përdoruesit duhet të kenë parasysh janë Profilet Fallco. Dua ka aplikuar filtra verifikimi dhe stafi ynë punon çdo ditë për eliminimin e këtyre profileve. Megjithatë, ka ende shumë punë për tu bërë dhe nuk arrihen të kontrollohen dot të gjithë profilet që regjistrohen çdo ditë. 

Ne kemi një këshillë shumë të vlefshme për përdoruesit tanë nëse ata duan që Përshtypjet e tyre të blera të mos shpenzohen me këto profile të padëshiruara. 

Sa herë që ju del një profil fallco në Përshtypjet tuaja, mos e shfletoni as majtas e as djathtas. Hapni profilin dhe Raportojeni. Pasi ta keni Raportuar, profili zhduket automatikisht nga lista juaj. Në këtë mënyrë mund të vazhdoni të shfletoni lirisht profilet e sakta.

Limiti ditor i Raportimeve qe mund të bëni janë 20, megjithatë, ju sigurojmë se në 100 shfletime, nuk do të hasni asnjëherë më tepër se 5 apo10 profile fallco. Blini paketën që dëshironi dhe shijoni lundrimin në dua. Shfletoni dhe Përputhuni me personin që pëlqeni më shumë. Mezi presim të dëgjojmë më shumë nga ju për eksperiencën tuaj në dua.com

dua Marketplace banner