Për herë të parë bashkë si çift në pushime – Ja se çfarë duhet të dini!

nga Argjenda Selmani

Më në fund! Ka ardhur koha që të shkoni si çift në pushime! Ndoshta e keni pritur prej kohësh këtë moment, që bashku me të dashurin ose të dashurën tuaj të jeni vetëm dhe diku larg por prapë se prapë po stresoheni!

Kjo është krejtësisht normale sepse nëse po shkoni për herë të parë bashkë në pushime do të thotë se për herë të parë do të kaloni me tepër se 24 orë bashkë. Do të rrini për ditë të tëra! Ky artikull ka për qëllim t’ju mësojë hap pas hapi për sfidat e një udhëtimi si çift, si dhe t’ju tregojë si mund të përgatiteni për pushimet e para së bashku. Mos harroni se duhet t’i parashikoni disa situata. Si për shembull si do të silleni nëse partneri/partnerja sëmuret? Si do të veproni nëse nuk është i/e kënaqur më vendin? Ose çka nëse ju mërziten me njëri-tjetrin?

Zgjidhni një destinacion që ju pëlqen të dyve

Një ndër elementet më të rëndësishme është padyshim vendi se ku do të shkoni. Prandaj duhet të dakordoheni për një vend që ju pëlqen të dyve. Ne do të këshillonim që secili nga ju të bëjë një listë të shkurtë me vendet që preferon për pushim e pastaj nga to të zgjidhni një vend të përbashkët. 

happiness is-a-splash-away


Para se të bëni rezervimin e vendit sigurohuni se ai vend i plotëson kërkesat e ju te dyve. Këtu keni parasysh edhe gjërat më të thjeshta. P.sh, nëse shkoni në një vend bregdetar, sigurohuni se nuk po vendoseni në një hotel larg plazhit. Pastaj llojin e ushqimit që servohet në atë vend. Keni parasysh edhe alergjitë që mund të keni ju ose partneri. Aktivtetet që do të donit t’i bënit, si tenisi, çiklizmi, etj. Nëse i konfirmoni paraprakisht këto gjëra pushimi do të rrjedhë më mirë!

Për t’i shmangur keqkuptimet, bëni një plan të detajuar

Sapo keni vendosur për destinacionin është koha  të filloni plandikimin. Ka shumë rëndësi që udhëtimi i parë të planifikohet detajisht, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet. Ndër të tjera, ka shumë rëndësi të flisni për buxhetin dhe aktivitetet që do të bëni. Diskutoni sa jeni të gatshëm të hargjoni në këtë pushim. A do të paguani 50/50 apo njëri do të kountriuboj me shumë? Të gjitha këto duhet të vendosen me mirëkuptim. Flisni për llojin e hotelit që do të rezervoni. Pastaj tek aktivitetet, a doni të kaloni një pushim të qetë apo plotë aventura? Do mirreni me sporte apo do të kaloni mbrëmjet në klube nate? Zbërtheni këto gjëra para se te niseni!

Bëni kompromise por edhe provoni gjëra të reja

Njësoj si në një marrëdhënie, edhe në pushime duhet të bëni kompromis! Provoni të respektoni maksimalisht dëshirat e tjetrit por edhe t’i plotësoni qejfet tuaja. Tek e fundit, pas disa muajve të gjatë pune e meritoni një pushim siç duhet! Prandaj kujdesuni që secili t’i plotësoj nevojat dhe e veta. 

stand up paddle

Si çift në pushime, është mirë të provoni edhe gjëra të reja. Qofshin ato edhe vetëm ushqime të reja, apo lojëra, vallëzimi e aktivitete të tjera. Shfrytëzoni këto pushime për tu argëtuar në maksimum! Tek e fundit, si pushime të para së bashku do të mbesin gjithmonë një kujtim shumë i mirë!

Filloni me pushime të shkurtëra

Në mënyrë që gjërat të ecin më mbarë, sygjerohet që një çift për herë të parë të fillojë me pushime të shkurtëra. Ideale do të ishtë të nisni me dy ditë, një fundjavë, ose maksimumi deri në pesë ditë.
Sipas ekspertëve, koha më e shkurtë në herën e parë së bashku në pushime shijohet më shumë. Madje një pushim i tillë i shkurtë mund të shihet edhe si një test se sa mund ta toleroni njëri-tjetrin. Nesë gjithçka shkon mirë, atëherë s’keni pse të brengoseni. Në anën tjetër, nësë udhëtimi nuk shkon siç e keni menduar, atëherë si çift mmund të uleni dhe t’i diskutoni disa gjëra!

dua Marketplace banner