Përmirësimi i cilësisë së jetës me disa teknika të thjeshta

nga Argjenda Selmani

Në një mënyrë apo tjetër të gjithë duam që jeta jonë të bëhet edhe më e mirë. Përmirësimi i saj është i dëshirueshëm nga të gjithë. Pa marr parasysh statusin tonë social. Mirëpo si mund ta bëjmë këtë?

Fatmirësisht disa ndërrime të vogla në jetë mund të kenë ndikim të madh. Edhe nëqoftëse ju duket e pabesueshme ju duhet të besoni të fuqinë e tyre. Më poshtë ne po përmendim vetëm disa teknika, metoda dhe angazhime që duhet t’i bëni në mënyrë që përmirësimi mos të mungojë. Ndiqni ato dhe nuk do të dëshpëroheni!

Disciplinohuni

permiresimiPër dikë tingëllon e thjeshtë e për dikë më e komplikuar. Mirëpo një gjë është e sigurtë: Disciplina sjellë rezultate të mira. Sa më herët që të filloni të bëheni të diciplinuar aq më shpejt do vinë rezultatet. Shkolla do disciplinë. Puna do disciplinë. Shëndeti do disciplinë dhe në përgjithësi jeta do disciplinë për mbarëvajtje. Përmirësimi i cilësisë së  jetës tuaj do të ndodh me patjetër nëse ju bëhëni më të disciplinuar. Suksesi nuk të të mungoj dhe rezultatet do të shihen. Ani pse në fillim mund të tingëllojë edhe si dënim ndaj vetës, më vonë do të jeni vërtetë mirënjohës. Kjo do të ndodh sidomos atëherë kur ta vëreni se jeta juaj po ndryshon për të mirë. Se ju jeni më afër qëllimeve tuaja.  Kur të  arrini që disciplinën ta bëni pjesë të stilit tuaj të jetës gjërat do të ndryshojnë për të mirë përgjithmonë. Prandaj disciplinohuni!

Pranoni gabimet

permiresimiGjatë jetës tuaj sigurisht se keni gabuar disa herë. Lajmi i mirë është se askush nuk jemi të pagabueshëm. Mirëpo maturia e vërtetë tregohet atëherë kur ne jemi në gjendje t’i pranojmë gabimet tona. Të shohim përtej asaj që dikur e konsideronim se është e drejtë. Në këso raste jeta juaj do të ndryshojë për të mirë nëse mësoheni t’i tejkaloni këto probleme. Ta pranoni se keni gabuar dhe të shkoni përpara.  Të gjeni mënyra për ta përmirësuar gabimin tuaj. Kësisoj ju nuk do të jeni peng i të kaluarës dhe do të ecni drejt një të ardhme më të mirë.

Gjeni burimin tuaj të energjisë pozitive

Përmirësimi i jetës vjen nga energjia pozitive. Prandaj fokusohuni ta gjeni se çka ju inspiron më tepër. Gjeni cili është burimi juaj i asaj energjie që ju shtyen përpara. Që ju bën të jeni njerëz më të mirë. Provoni ta rrisni energjinë pozitive të cilën ju rrethon dhe ta mbani vetën të motivuar. Sporti, muzika, arti apo shoqëria. Cili do që të jetë aleati juaj i së mirës lidhuni më shumë më të. Pra, cilido qoftë ai burim, kapuni pas tij. Kur të jeni të motivuar rrjedhimisht cilësia e jetës tuaj do të përmirësohet. Ju do të jeni më të lumtur dhe më efektiv. Dinamika e jetës tuaj do të ndryshojë dhe produktiviteti do të jetë i pashmangshëm.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓