Përse dashuria e parë është e paharrueshme?

nga Flogerta Driza

Përveç puthjes së parë, edhe dashuria e parë shfaq një botë tjetër për ne. Na ndihmon të zbulojmë aspekte të reja të jetës që do të na shoqërojnë gjithmonë. Edhe pse ka kaq shumë gjëra të reja për të përjetuar në jetë, ka momente të cilat nuk mund t’i harrosh. Si për shembull, dashuria e parë.

Dashuria është gjithmonë një ndjenjë e veçantë, por ajo e para është një përvojë unike. Për mirë apo për keq kjo marrëdhënie e vërtetë, e bukur apo e shëmtuar, shoqërohet me ndjenja frike, kurioziteti dhe emocione të reja. Ndoshta nuk zgjat, por do t’na bëjë të ndiejmë një përzierje emocionesh të ndryshme që janë të vështira për t’u shpjeguar. Përse dashuria e parë nuk harrohet kurrë? Këtu do t’ju tregojmë disa arsye:

Dashuria e parë është e fuqishme

dashuria e pare

Foto: Freepik

Herën e parë që biem në dashuri ndjejmë sikur i përkasim pjesës më të mirë të botës. Kuptojmë se kujdesemi për personin tjetër shumë më tepër sesa mund të kishim imagjinuar.

Megjithë, konceptin tonë të dashurisë, herën e parë që e provojmë, zbulojmë një botë me mundësi të pafundme të romancës, emocionit, por edhe të frikës. Asgjë nuk na duket siç na e kanë treguar të tjerët, ndaj i mbajmë kujtimet në mendjen tonë përgjithmonë.

Zemra që thyhet për herë të parë është një nga emocionet më të forta

E vetmja gjë që përjetohet me të njëjtin intensitet si dashuria e parë është ndarja e parë. Në shumicën e rasteve, një ndjenjë ankthi shoqërohet me kujtime për atë që dikur ishte partneri yt.

zemra qe thyhet

Foto: Freepik

Nuk është e pazakontë që ndarja e parë të jetë më e dhimbshmja gjithashtu. Nuk ka rëndësi nëse historia përfundon keq ose miqësisht. Nëse mendoni për zhgënjimin tuaj të parë në dashuri, gjithnjë do ndjeni dhimbje për humbjen e përjetuar. Fundi i lidhjes së parë të dashurisë është i vështirë sepse duhet të braktisim ndjenjat që më parë na dukeshin magjike.

Dashuria e parë është e pafajshme

Të biesh në dashuri për herë të parë është një akt i pafajësisë totale që rritet pak nga pak, pa e kuptuar. Nuk është diçka që e planifikon. Bëhet edhe më e veçantë sepse ndodh papritur. Pasi dashurohemi për herë të parë, jemi më të vetëdijshëm për atë që kërkojmë në marrëdhëniet e ardhshme.

cift i perqafuar

Foto: Freepik

Kjo do të thotë se edhe në lidhjet e ardhshme do përpiqemi të gjejmë ndjesi të ngjashme me atë të parën. Përgjithësisht kjo është arsyeja pse ne veprojmë ose mendojmë në një mënyrë të caktuar kur kërkojmë partnerin tjetër pas ndarjes.

Shoqërohet me momente të tjera që përjetohen për herë të parë

Kur dashurohemi, personi special që do bëhet burim frymëzimi dhe motivimi që të eksperimentojmë me gjëra të reja.  Ai person bëhet dëshmitar i disa prej ndryshimeve tona dhe në një farë mënyre është mbështetja jonë e parë pozitive. Dy shembuj shumë të qartë janë puthja e parë ose përvoja e parë seksuale. Padyshim, janë herët e para ato që mbesin të ngulitura në kujtimet tona, edhe nëse janë momente të pakëndshme.

Kjo është edhe hera e parë kur e shohim botën si “ne” dhe jo më si “unë”

rinia ne dashuri

Foto: Freepik

Edhe nëse kemi provuar tashmë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një grupi ose një çifti, me dashurinë e parë ndiejmë për herë të parë kuptimin e emërtimit “ne”. Herën e parë që marrim një vendim me mirëkuptimin e të dyve, jo vetëm të vetes. Në këtë moment kuptojmë me të vërtetë se cdo të thotë “ne”. Pra, kuptojmë se ç’do të thotë fjala kompromis.

Ndjenja që përfaqëson rininë

Me kalimin e viteve, kur mendon për dashurinë e parë nuk do të thotë me patjetër që po kujtojmë personin e parë që dashuruam. Shumicën e kohës kujtojmë kohën dhe rininë tonë. Kujtojmë pafajsinë e veprimeve dhe ndjenën e pastër, apo edhe përjetimin që e bënin jetën e dikurshme më të thjeshtë.

Pendesat e para lidhen me këtë ndjenjë

ndryshojme

Foto: Freepik

Përveçse është simbol i rinisë, dashuria e parë mund të na kujtojë edhe momentet e mundësive pa mbarim. Ato momente në të cilat jeta jonë ishte një botë plot me gjëra të reja dhe emocionuese. Kur kujtojmë marrëdhënien tonë të parë mendojmë gjithçka që mund të kishte ndodhur nëse do të kishim marrë vendime të tjera. 

Pas kësaj eksperience ndryshojmë

Efekti pozitiv që ka një person tek tjetri shpesh shënon rritje dhe zhvillim personal. Kjo varet nga përvojat e reja dhe nga përballja e frikërave të tua, ndërkohë që marrëdhënia e parë rritet. Dashuria e parë na ndihmon të formohemi si njerëz dhe të ecim përpara në botë. Duke qënë se është hera e parë që lejojmë dikë të ketë një ndikim në jetën tonë, kjo na bën të mos e harrojmë kurrë dashurinë e parë. 

dua Marketplace banner