Përse duhet të mësoni të dashuroni punën që bëni?

nga Flogerta Driza

Përse duhet ta dashuroni punën që bëni? Shumë njerëz do t’ju thonë: “Ndiqni ëndrrat dhe pasionet tuaja.” Unë mendoj se njerëzit e suksesshëm nuk e bëjnë realisht këtë gjë. Në vend të kësaj ata bien në dashuri me atë që bëjnë, gjë që është shumë herë më e rëndësishme.

Redaktori ekzekutiv i gazetes Business Insider shprehet

“Unë tani jam redaktori ekzekutiv i Business Insider. Nuk kam qënë nga ata njerëz që u rritën duke ëndërruar të drejtonin një gazetë. Përfundova në gazetari pasi bëra shumë gjëra të tjera përgjatë rrugës. Por, sapo fillova në këtë punë, u dashurova me shkrimin, raportimin, krijimtarinë dhe, veçanërisht me këtë kompani.
Mbi të gjitha u dashurova me aftësinë për të ndihmuar në ndërtimin e një marke të re mediatike. Duke kujtuar të shkuarën, kuptoj që kjo punë lidhet së bashku me të gjitha gjërat për të cilat jam i apasionuar. Mirëpo, e njëjta gjë do vlejë edhe me ju. Nuk do ta dini kurrë se sa e dashuroni punën që bëni nëse nuk mësoni si ta doni atë.”

As Facebook nuk ishte puna që Mark-u dashuronte

Facebook

Foto: Mark Zuckerberg

Shikoni Facebook-un për shëmbull. Mark Zuckerberg themeloi Facebook-un me një grup njerëzish të tjerë në dhomën e tij të konviktit. Në fillim Facebook nuk ishte fokusi i tij i vetëm. Ai ishte duke punuar në një kompani tjetër të quajtur Wirehog që bënte ndarjen e skedarëve. 

Nuk qe pasioni i tij ruajtja e ngarjeve ditore, hedhjet e fotove apo përditësimet e statusit. Por, me kalimin e kohës ai kuptoi se sa fantastik ishte Facebook. U dashurua me projektin dhe misionin e tij për ta bërë botën më të hapur dhe të unifikuar nëpërmjet rrjetëzimit.

Steve Jobs po ashtu u shpreh në të njëtën mënyrë

Në fjalimin e tij në Stanford , Steve Jobs e përshkruan mjaft qartë këtë ide, por për shumë kohë ajo çfarë ai tha ishte keqkuptuar nga të tjerët. Ai foli për mënyrën sesi vazhdoi të ecte përpara edhe pasi u pushua nga Apple.

“Jam i bindur se e vetmja gjë që më shtyu të eci përpara ishte sepse dashuroja punën që bëja. Duhet të gjeni atë që doni të bëni. Dhe kjo është po aq e vërtetë për punën tuaj sa është edhe për marëdhëniet tuaja njerëzore. Puna do përbëjë një pjesë të madhe të jetës suaj, dhe mënyra e vetme për të qënë të lumtur është duke besuar se ajo që bëni është një punë e shkëlqyer. 

Steve Jobs

Foto: @mskatherineq via Twenty20

Mënyra më e mirë për të bërë një punë të shkëlqyer është duke rënë në dashuri me atë që bëni. Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni të kërkoni. Mos u rehatoni! Ashtu siç ka ndodhur me dashurinë e jetës tuaj, do ta kuptoni vet kur ta gjeni punën që dashuroni vërtetë. Dhe, si çdo marrëdhënie e shkëlqyer, ajo do të bëhet më e mirë pas çdo viti që kalon. Prandaj, vazhdoni të kërkoni derisa ta gjeni. Mos u rehatoni.”

Për një kohë të gjatë, mendova se Jobs po thoshte:

Gjej çfarë dashuron të bësh dhe pastaj shko bëj atë. Për shumë njerëz kjo do të thotë të përpiqesh të fitosh para duke parë futboll, duke ngrënë ushqime të veçanta apo duke u argëtuar me miqtë e tyre. Nuk besoj se këto janë profesione fitimprurëse.

Ajo që ai është duke thënë në të vërtetë është se duhet të dashuroni atë që bëni. Nëse dashuroni atë që bëni, atëherë ajo do të shndërrohet në pasionin tuaj, kështu që puna do të jetë fantastike dhe rrjedhimisht edhe jeta juaj.

dua Marketplace banner