Përse njerëzit përdorin aplikacionet për takime?

nga Flogerta Driza

Shumica e beqarëve këto ditë përdorin aplikacionet për takime online (Dating Apps). Po pse? Çfarë po kërkojnë? Pse i përdorin njerëzit aplikacione të tilla? Sipas një studimi të ri, kryer nga YouGov, arsyeja do t’ju habisë.

Në kërkim të dashurisë

aplikacionet per dashurine

Studimi i ri nga YouGov zbuloi se 49% e të rriturve që përdorin aplikacionet për takime, e bëjnë për të gjetur një partner romantik ose ndoshta një partner të përjetshëm. Me pak fjalë, herën tjetër që shihni dikë në një dating app, dijeni se është vërtet në kërkim të një partneri dhe jo vetëm sa për të gjetur një partner kalimtar.

Pse përdoren kaq shpesh aplikacionet për takime?

Tani, më lejoni t’jua specifikoj se kush bën pjesë në atë 49% sipas YouGov-it:

aplikacionet per takime
Designed by Freepik
  • 47% e tyre ishin meshkuj dhe 51 përqind ishin femra. Po pjesa tjetër? Çfarë po kërkojnë pjesa tjetër në një aplikacion për takime online nëse nuk janë duke kërkuar për një partner?
  • Epo, 39% futet në ‘Dating App’ sa për të kaluar kohën në mënyrë më interesante. Paramëndohet se këta njerëz duan thjesht të gjejnë dikë të përkohshëm, por nuk janë në kërkim të një angazhim serioz.
  • 29% e tyre janë aty vetëm për të parë se si është aplikacioni dhe si mund ta përdorin. Kjo vlen veçanërisht për njerëzit që janë beqarë sërisht pas një marrëdhënieje afatgjatë ose për njerëzit që sapo kanë filluar të futen në internet.

Fakti më interesant

Ok, a jeni gati për pjesën më interesante nga të gjitha? Më pak se një e katërta e njerëzve (23% për të qenë më të saktë) futen në ‘Dating Apps’ për seks rastësor. Vetëm 23%!!!

Kjo minon stereotipin që aplikacionet e takimit janë të mira vetëm për një gjë. Kjo gjë i jep tjetër vlerë një aplikacioni dhe i rrit vlerën e seriozitetin. Sigurisht që mund të futeni në një aplikacion për të gjetur një partner sa për një natë, por ky nuk është opsioni i vetëm.

takimet online app

Pika kryesore e këtij zbulimi

Ka ardhur koha të heqim dorë nga mendimi se nuk mund të gjesh dashuri të vërtetë në aplikacionet e takimeve online. Nëse çiftet që njihni se janë lidhur a martuar përmes Dating Apps nuk ju mjaftojnë si provë, atëhere le t’ju bindin statistikat. Duke folur statistikisht, numrat janë në favorin tuaj për të gjetur një partner të mundshëm.

Me aplikacionin që dua.com i cili tashmë feston 1 vjetorin e lancimit të vet, shanset për të gjetur një partner afatgjatë do të rriten. Nëse jeni duke kërkuar t’i mbani gjërat rastësore, perfekt, kjo është zgjedhja juaj. Por, rëndësi ka që të filloni të ndryshoni steriotipin për aplikacionet dhe takimet online. Ne kemi shumë dëshmi nga çifte të cilët janë lidhur e martuar nëpërmjet dua.com. Lexonj keto dëshmi tek Trego strojen tënde.

dua Marketplace banner