Përse shumë të rinj e urrejnë punën që bëjnë?

nga Flogerta Driza

Kam dëgjuar pothuajse çdo stereotip të imagjinueshëm për mijëvjeçarët. Në fakt me aq sa kam kuptuar ata janë të rinj shumë inteligjentë, idealistë, të veçantë dhe ambiciozë. Si çdo gjeneratë tjetër, mijëvjeçarët (millennial) kanë shumë çështje për të zgjidhur.

Megjithatë, duhet ta pranoj se shumica e mijëvjeçarëve hasin vështirësi në punë. Secili prej të rinjve millennial që unë kam pyetur më kanë thënë në një moment: “E urrej punën që bëj”.

Përse të rinjtë urrejnë punën e tyre?

te rinj

Foto: @gigibunny via Twenty20

Mijëvjeçarët mbizotërojnë tashmë forcën punëtore. Sipas një sondazhi të Gallup të vitit 2016, 71% e tyre nuk janë të angazhuar në punë – dhe të paktën 60% janë të hapur për mundësi të reja pune.

Hulumtimi i Gallup-it, ndërthuri 30 studime të veçanta dhe të dhëna nga më shumë se 1 milion të rinj. Zbuloi se Millennial’s si krahë pune janë kryesisht të painteresuar për punën që bëjnë.

“Ata nuk vendosin energji ose pasion në punën e tyre,” kjo sipas studiuesve. “Si të rinj, janë kryesisht indiferentë për punën dhe paraqiten vetëm për të kaluar orët.”

Cilat janë arsyet e mosangazhimit të tyre? 

i merzitur

Foto: Freepik

Ka shumë arsye të mundshme pse angazhimi i punës për këta të rinj është kaq i ulët. Këto janë më të rëndësishmet:

  1. Pritshmëritë e larta, jorealiste mbi mënyrën se is duhet të ishte jeta e tyre në punë. Me pak fjalë e kanë idealizuar ndryshe vendin e punës ku do të shpalosnin potencialin e tyre.
  2. Padurimi dhe zhgënjimi sepse dëshirojnë të avancojnë në karrierë brenda muajsh, në vënd që të presin vite.
  3. Mbingarkesa nga rrjetet sociale, të cilat krijojnë një realitet të shtrembëruar. Gjithë të tjerët duket sikur kanë një jetë të mrekullueshme
  4. Punëdhënësit nuk ofrojnë mundësi të reja ose arsye bindëse që ata të qëndrojnë në punë

Hiqni dorë nga mentaliteti “E urrej punën që bëj”

Jo të gjithë të rinjtë urrejnë punën e tyre për të njëjtat arsye. Ndoshta punojnë në një kulturë pune toksike ose ka mungesë të përforcimit pozitiv nga menaxhimi. Bazuar në përvojën time, duke punuar me shumë të rinj mijëvjeçarë, arsyeja kryesore pse e urrejnë punën është mospërputhja e pritshmërive të tyre.

urrej punen

Foto: Freepik

Nëse jeni një Millennial që i përket kësaj kategorie, ja këshillat e mia:

1. Mos thoni më “E urrej punën time”

Pothuajse të gjithë që njoh, pavarësisht brezit të tyre, kanë punuar një punë që e urrenin. Në thelb kjo është një fazë e kalimit në moshën madhore. Ankesat nuk do t’ju çojnë askund. Në vend që të thoni: “E urrej punën time”, sfidoni veten të gjeni një karakteristikë që ju kënaq në këtë vend pune.

Ndoshta jeni të mërzitur sepse nuk jeni ngritur në detyrë. Mbase mendoni se jeni shumë të përparuar për përgjegjësitë që ju janë deleguar. Pasi të keni identifikuar arsyet tuaja, pyesni veten: “Çfarë mund të bëj për ta ndryshuar?”

Nëse nuk u ngritët në detyrë siç mendonit, pse të mos pyesni shefin tuaj se çfarë duhet të bëni për të marrë atë pozicion. Nëse mendoni se jeni gati të ndërmerrni sfida më të mëdha, pse të mos merrni iniciativë në detyra të tjera?

2. Ulni pritshmëritë, ngrini standardet

të rinj

Foto: Freepik

Pritshmëritë dhe standardet nuk janë e njëjta gjë. Le të bëjmë dallimin:

Pritshmëria është besimi i fortë i një personi që diçka do të ndodhë ose nuk do të ndodhë. Për shkak se është më tepër fiktive se sa faktike, shpesh çon drejt zhgënjimit kur rezultati i parashikuar nuk arrihet. E rëndësishme është të mbani mend se pritshmëritë janë besime, jo fakte.

Standardi i një personi, nga ana tjetër, është një nivel cilësie që je i gatshëm ta pranosh si normë. Standarti bëhet themeli juaj i gjykimit. Ato janë të rrënjosura në fakte, të dhëna ose modele, dhe mund të krijojnë një kornizë për marrjen e vendimeve në përputhje me vlerat tuaja.

Në mënyrë që t’i ekuilibroni të dyja, punoni në mbajtjen lart të standardeve edhe pse mund t’mos përmbushen 100% të kohës. Gjithçka ka të bëjë me kontrollin. Në këtë rast, të vetmet gjëra që janë nën kontrollin tuaj janë standardet që vendosni për veten dhe për ata rreth jush.

3. Peshoni mundësitë tuaja dhe tregohuni të durueshëm

durim

Foto: Freepik

Mijëvjeçarët njihen gjerësisht se në punë, më tepër kanë prioritet synimet dhe idealet sesa pagën. Kjo është vërtetë dika e admirueshme.

Para se të vendosni të hiqni dorë dhe të filloni të kërkoni punë të tjera, merrni pak kohë për të kuptuar se çfarë lloj pune doni të keni. Pasi të filloni të kuptoni gjërat që ju interesojnë vërtet, do të jetë më e lehtë të gjeni një punë që ju përshtatet.

Mbani mend se nuk do ta gjeni menjëherë punën tuaj të ëndrrave.

Njerëzit e suksesshëm përqendrohen tek ato që mund të mësojnë nga roli i tyre aktual. Kuptojnë se si aftësitë dhe përvoja që ata fitojnë tërheqin mundësi më të mëdha. Durimi është i rëndësishëm dhe ka të ngjarë të kalojnë vite të tëra para se të thuash me krenari: “E dua punën time”.

4. Tregohuni dashamirës me veten tuaj

kurajo

Foto: @baandit.studio via Twenty20

Dy gjëra që nuk duhet të bëni kur puna ju ka zemëruar, stresuar ose irrituar:

  • Ta mbani brenda!
  • Ta shkarkoni frustrimin në rrjetet tuaja sociale!

Përkundrazi, drejtojuni miqve, familjes, bashkëpuntorëve, mentorëve apo edhe një terapisti për mbështetje. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rëndësinë e kultivimit dhe përparësisë së marrëdhënieve të forta dhe të shëndetshme. T’u drejtoheni njerëzëve që kujdesen për ju dhe që ju dëgjojnë është një nga mënyrat më efektive për t’u përballur stresin.