Zona e rehatisë – Pesë arsye pse duhet të dilni prej saj!

by Flogerta Driza

Të gjithë e dimë çfarë është zona e rehatisë dhe përse quhet ashtu. Për arsyen e thjeshtë sepse është ngushëlluese të kesh një jetë të parashikueshme dhe pa surpriza të pakëndshme. Miqtë tuaj nuk do t’ju thërrasin të dilni me ta pas orës 19:00, sepse e dinë që sapo jeni ulur për të darkuar. Dinë gjithashtu se çfarë do t’ju marrin për ditëlindje, sepse preferencat tuaja nuk kanë ndryshuar. 

Njerëzit mund të tërhiqen nga rutina për një numër arsyesh. Mirëpo, një nga arsyet kryesore është personaliteti i tyre. Ndoshta nuk jeni të gatshëm të eksploroni mundësi të tjera, të provoni kultura të ndryshme apo ndjenja të reja. Mirëpo, do ta mendoheni dy herë pasi të lexoni këto pesë aryse që ju tregojnë pse ia vlen të dalësh nga zona jote e rehatisë.

Hapja ndaj përvojave të reja forcon krijimtarinë tuaj

luaniNjerëzit me personalitet më të zhdërvjellët kanë aftësi për të përmirësuar dhe vlerësuar situatat e jetës së tyre. Hapja ndaj përvojave të reja ju jep mundësi më të shumta për të mësuar dhe për të zhvilluar karakterin tuaj. Gjë që nga ana tjetër stimulon proceset njohëse që rrisin inteligjencën tuaj. Sa më shumë përvoja të keni aq më shumë ide e ndjesi të reja përjetoni. Si rrjedhojë jemi më krijues e më artistik.

Dalja nga zona e rehatisë përmirëson shëndetin e zemrës

Ku e shtyni veten emocionalisht për të eksperimentuar dicka të re e për të dalë nga zona e rehatisë, jeni duke ndihmuar zemrën tuaj. Emocionet që do të përjetoni do t’ju ndihmojnë nga ana kardiovaskulare. Sipas disa studimeve kjo është mëse e vërtetë. Ndaj mund të themi lirisht se dalja nga zona e rahatisë ju bën mirë si për shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor.

Njihni njerëz të rinj dhe rrjeti juaj shoqëror zgjerohet

miqesiaNëse papritur vendosni të dilni jashtë nga zona e rahatisë dhe të provoni gjëra të reja, do keni mundësinë të njihni njerëz të rinj. Do zgjeroni rrethin tuaj shoqëror dhe si pasojë do të përballeni me më shumë personalitete. Duke njohur njerëz që janë të ndryshëm nga ju do t’ju ndihmojë të shihni botën në një prespektivë tjetër.

Filloni të ndiheni më të shlirët me veten dhe të tjerët

Kur jeni të hapur për përvoja të reja, freskoni perspektivën tuaj. Veçanërisht nëse e përvetësoni këtë perspektivë dhe e bëni pjesë të rutinës tuaj ditore. Qofshin këto ushtrime të reja fizike apo një vrap i lehtë herët në mëngjes. Në vend që të nxirni justifikime se nuk provoni dot diçka të re sepse jeni shumë i zënë, përse nuk merrni hapin e parë?

Zona e rehatisëForconi inteligjencën tuaj

Njerëzit e prirur ndaj përvojave të reja marrin shumë nga këto eksperienca. Aftësia juaj analitike rritet sepse do filloni të menaxhoni edhe ndjesi të cilat më parë as që i çonit nëpër mend. Në këtë mënyrë edhe niveli juaj i inteligjencës rritet në krahasim me bashkëmoshatarët që parapëlqejnë zonën e tyre të rehatisë.

Për ta përmbledhur, përmbushja në jetën tuaj mund të burojë nga fakti se jetoni të sigurt në zonën e rehatisë, por shumë fakte tregojnë se në të vërtetë dalja nga kjo zone mund e pasuron më tepër jetën tuaj.