Pesë fakte interesante për çiftet që njoftohen online

nga Argjenda Selmani

Vitet e fundit, njoftimi online me partnerin apo partnerën e jetës është normalizuar. Megjithatë ka disa teori dhe mendime të ndryshme për çiftet që njoftohen online. Dikush mund të këtë hezitime, se a ështe një marrëdhënië e tillë njëjtë sikur kur çifti njoftohet në rrethana tjera. Për dikë njohja online është e mirëseardhur, e dikush edhe mund të hezitojë.

Megjithatë çiftet që njoftohen online janë shumë të shpeshta ditët e sotme. Këto lidhje janë dëshmuar edhe me martesa të suksesshme e vite të tëra lumturie. Mirëpo, a i karakterizon diçka këto çifte? Ja, ne më posht po përmendim disa fakte për ta.

Personat që kërkojnë partnerin e jetës online janë më mendjehapur

Të futesh në një aplikacion për takime online për të gjetur fatin e jetës do të thotë se jeni të hapur, pa paragjykime dhe të gatshëm për eksperienca të reja. Personat që lidhen në këto aplikacione janë kryesisht natyrë e tillë.

Lidhjet e nisura online rezultojnë në martesa të sukseshsme

Një studim nga Universiteti i Çikagos vërtetoi se çiftet e martuara që janë takuar olnine janë më të lumtur dhe më pak të ngjarë të divorcohen. Ka shumë arsye pse suksesi në raste të tilla nuk mungon.

Njohja online apo offline nuk bën dallim shumë të madh në marrëdhënie

Që ta dini, kur një çift nis lidhjen e tyre dhe ajo konsolidohet, fakti se a janë njohur online apo përmes ndonjë përsoni a metode tjetër, nuk përbën ndonjë dallim të madh. Njohja është thjeshtë një nisje e një rrugëtimi që dy persona e bëjnë së bashku.

Online keni gjasa më të mëdha të gjeni partnerin/en ideale

Aplikacionet për takime online u japin të gjithëve mundësinë për tu lidhur me shumë lloje të ndryshme njerëzish. Nëse ke preferenca, do të jetë më lehtë për ty të gjesh personin që përputhet me personalitetin dhe pëlqimet tua. E mira e takimit me njerëzit në këto është se do të lidheni me një person që ka një kulturë dhe kombësi të ndryshme, por me të njëjtin personalitet si ju.

Personat që njoftohen online s’kanë nevojë për ndërmjetesim

Hulumtimet thonë se çiftet që njoftohen online janë më të pavarura nga rrethi shoqëror. Ata nuk ndienjë nëvojën t’i ndërmjetësoj dikush i njohur kur vjen fjala te zënkat e para, apo te zgjidhja e problemeve të njëri-tjetrit. Këta persona preferojnë ta çojnë vetë deri në fund rrugëtimin që kanë nisur!

Nëse nuk e ke shkarkuar akoma aplikacionin për njohje online, dua.com, është koha që ta bëni tani!

dua Marketplace banner