Pesë filma frymëzues për jetën

nga Argjenda Selmani

Disa filma janë të destinuar t’ju bëjnë të mendoni “jashtë kufijve”. Këta filma do t’ju frymëzojnë të bëni më tepër edhe kur ngjarjet nuk janë në favorin tuaj, Shumë  personalite, që sot janë të famshme në botë, kanë zgjedhur që vështirësitë e tyre në jetë t’i shpalosin përmes filmave.
Përveç tyre ka edhe qindra filma të tjerë që shërblejnë si frymëzim. Ne po ju sjellim një listë me pesë filma që do t’ju bëjnë ta dashuroni jetën edhe më shumë!

The Pursuit of Happiness

The Pursuit of Happyness

The Pursuit of Happyness

Mënyra se si Chris Gardne, një baba beqar i cili ka një djalë të vogël, ballafaqohet me sfidat e jetës do të ju frymëzojë pa fund!  Edhe pse Chris siguron një vend pune si praktikant në një firmë prestigjioze, ai nuk paguhet. Filmi shpalos rrugëtimin e tij dhe deri sa punësohet.  Ai dhe i biri duhet të jetojnë në një strehë për të pastrehët. Ata duhet të durojnë shumë vështirësi, urinë dhe njëkohësisht luftën për t’u punësuar.  Megjthatë Chris nuk pranon të heqë dorë dhe të dëshpërohet. Vazhdimisht përpiqet të krijojë një jetë më të mirë për veten dhe djalin e tij.

The Bucket List

The Bucket List

The Bucket List

Një film që flet për një pasanik dhe një mekanik të thjeshtë me të njëjtin problem: Një sëmundje të rëndë. Lufta e tyre për jetën është më shumë se frymëzuese! Miliarderi Edward Cole (Jack Nicholson) dhe mekaniku i makinave Carter Chambers (Morgan Freeman) janë të huaj për njëri-tjetrin. Të paktën derisa fati i ul në të njëjtën dhomë spitalore. Burrat zbulojnë se kanë dy gjëra të përbashkëta. Ata duhet të pajtohen me situatën në të cilën janë dhe çfarë kanë bërë me jetën e tyre.  Gjithashtu, të dy kanë një listë të gjërave që duan të shohin dhe të bëjnë përpara se të vdesin.Ndryshe nga këshillat e mjekut të tyre, burrat largohen nga spitali dhe nisen për në aventurën më të madhe të jetës së tyre!

Ali

Ali

Ali

Historia e boksierit Muhammad Ali mbetet një nga më të veçantat! Ky është një film që nuk duhet humbur!
Me mençuri dhe zgjuarsi atletike, me tërbim të çiltër dhe hir të brendshëm, Muhamed Ali ndryshoi përgjithmonë peizazhin amerikan të boksit. Duke luftuar të gjithë, Aliu mori përsipër ligjin, konventat, status-quon dhe luftën. Aliu ndezi dhe pasqyroi konfliktet e kohës së tij dhe të tonat për t’u bërë një nga luftëtarët më të admiruar në botë. I luajtur në mënyrë mbresëlënëse nga aktori Will Smith ky film do t’ju emocionojë nga fillimi deri në fund.

Get Rich Or Die Trying

50 cent

50 cent

Mënyra se si rreperi 50 Cent arriti deri te fama e suksesi që ka sot patjetër se do të ju frymëzojë! Ky film tregon se pasi humbi nënën e tij në vrasje që djalë, Marcus (Curtis “50 Cent” Jackson) nuk ka aspak mbështetje në jetën e tij. Ai fillon të punojë për tregtarin e drogës Levar (Bill Duke) dhe ndihmësin e tij (Adewale Akinnuoye-Agbaje).
Edhe pse Marcus bën para duke shitur mirë, ëndrra e tij është që të bëhet një rreper. Kur ai ribashkohet me një dashuri të vjetër (Joy Bryant) dhe më vonë qëllohet shumë herë gjatë një grabitjeje, Marcus vendos që është koha për të ndryshuar jetën e tij. Sidoqoftë, bashkëpunëtorët e tij të vjetër nuk do ta lënë të shkojë kaq lehtë.

8 Mile

8 Mile

8 Mile

Për të gjithë adhuruesit e rreperit Eminem, 8 Mile shpalos rrugëtimin e tij prej një njeriu të varfër drejt një muzikanti shumë të suksesshëm! Ajo që populli i Detroit njeh si kufirin e qytetit ëshë gjithashtu një linjë ndarëse psikologjike që ndan Jimmy Smith Jr. (Eminem) nga kush është dhe kush dëshiron të jetë. Me fjalë të  tjera, 8 Mile është ekzaminim provokues i trilluar i një jave kritike në jetën e Jimmy-t. Nëse jeni një adhurues i Eminem apo muzikës rrep në përgjithësi, ky është një film që duhet ta shikoni me patjetër.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓