Pesë filmat kosovarë që duhet t’i shikoni patjetër

nga Argjenda Selmani

Nëse mendoni se vetëm filmat ndërkombëtarë ju lenë pa frymë, marrim çmime dhe shëtisin botën, atëherë bëhuni gati të ndërroni mendjen. Edhe kinematografia e vendeve shqipfolëse e viteve të fundit është pasuruar me shumë projekte të suksesshme.
Shumë nga filmat që janë prodhuar vitet e fundit kanë tejmbushur sallat e kinemave plotësisht. Këtu përjashtohen as filmat nga Kosova. Më poshtë po ju sjellim një listë me pesë filma kosovarë të cilët duhet t’i shikoni me patjetër!

Martesa 

Filmi Zana

Foto: Faqja zyrtare e filmit Zana

Filmi Martesa i regjisores Blerta Zeqiri është një nga filmat më të përfolur të viteve të fundit. E ndonëse e ka titulluar “Martesa”në këtë film regjisorja ka mëtuar të flasin thjesht për dashurinë e cila nuk duhet ndaluanë asnjë mënyrë. Aq më pak  në emër të disa normave të sajuara shoqërore. “Martesa” flet për një çift në të tridhjetat, Bekimi (Alban Ukaj) dhe Anita (Adriana Matoshi), të cilët po planifikojnë martesën.  Nga ana tjetër shfaqet edhe Noli (Genc Salihu), me të cilin Bekimi kishte qenë në lidhje kohë më parë…

Zana

Filmi Zana

Foto: Faqja zyrtare e filmit Zana

Me filmin e saj Zana regjisorja Antoneta Kastrati ka rrëfyer një histori personale të saj nga lufta e fundit në Kosovë.  Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese. Ky film përcjell një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë. Ajo gjithashtu ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës. I vendosur në një fshat të vogël në Kosovë, filmi Zana eksploron amësinë, pikëllimin dhe mistikën.Lumja (Adriana Matoshi) është historia e një gruaje që vajton për një humbje të madhe.

Babai   

Posteri zyrtar i filmit Babai

Foto: Faqja zyrtare e filmit BabaiFilmi i regjisorit Visar Morina, me titull Babai shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku). Nori është një fëmijë që shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai i tij dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, kurse i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Ata janë ngecur mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë. Kësisoj marrëdhënia babë e bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu siç ka qenë.

Filmi i regjisorit Visar Morina, me titull Babai shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku). Nori është një fëmijë që shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai i tij dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, kurse i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Ata janë ngecur mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë. Kësisoj marrëdhënia babë e bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu siç ka qenë.

 

 

Diamanti

Filmi Diamanti

Foto: Faqja zyrtare e filmit Diamanti

Shumë i përfolur nga audienca ishte edhe filmi Diamanti i regjisorit Genc Berisha. Në fakt ky film i përket zhanrit krim- komedi dhe shtjellon shumë tema rreth një diamanti me vlerë. Ndeshja e fuqive kërcënuese, intelektuale, joshëse e seksuale, ndodh kur shfaqet dëshira të mbahet në dorë njëherë ky gur i çmuar. Elementet e komdisë e lehtësojnë sado pak situatën e komplikuar të filmit, megjithatë ia vlen ta shohësh çdo minutë. Kritikët e vlerësojnë pozitivsht këtë film edhe për faktin se përfshin shumë skena të vështira aksioni për tu filmuar.

 

Shpia e Agës

Filmi Shpia e Agës

Foto: Faqja zyrtare e filmit Shpia e Agës

Filmi me metrazh të gjatë, Shpia e Agës, me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj flet për Agën (Arti Lokaj). Arti është një djalë 9 vjeç, i rritur vetëm nga nëna e tij në një shtëpi jashtë qytetit, ku jetojnë bashkë disa gra. Ai mëson pak gjuhën serbe nga Zdenka, një grua me kombësi kroate, në mënyrë që të gjejë babanë e tij. Ai është i bindur se i ati është i burgosur në Serbi. Mirëpo, historia e Agës merr tjetër drejtim kur fëmija kupton një të vërtetë të pamenduar.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓