Pesë karakteristika që ju bëjnë atraktiv para të tjerëve

by Argjenda Selmani

Janë disa karakteristika që njerëzit atraktivë i kanë. Ato ndihmojnë që ata të jenë gjithmonë të pëlqyer dhe të duken atraktiv nga të tjerët.
Shumë nga këto karakteristika, kryesisht të personalitetit, ju mund t’i kultivoni nëse punoni me vetën tuaj çdo ditë. Ato nuk do të ju ndihmojnë vetëm të dukeni mirë para të tjerëve. Mirëpo para së gjithash do të ju ndihmojnë të ndiheni më mirë me vetën. Më poshtë mund të lexoni  se cilat janë këto karakteristika!

Njerëzit atraktivë qëndrojnë prapa fjalëve të veta

Ndoshta kjo ju duket gjë e thjeshtë. Mirëpo sa herë keni thënë diçka dhe keni bërë krejt diçka tjetër. Po ju japim një shembull të thjeshtë.
Nëse në bisedë e sipër dikush ju thotë “Se keni provuar kurrë kuzhinën kineze!? Unë do të të dërgojë një një restorant kinez një ditë”.
E për çudinë tuaj ai apo ajo e bën vërtetë këtë! Kjo është një shenjë mjaftë e rëndësishme.
Një shenjë e integritetit. Kjo është atraktive!

Ata nuk përpiqen shumë të bëjnë përshtypje

Deri më tani, gabimi më i madh që e shoh se njerëzit e bëjnë është se përpiqen shumë. Ata në mënyrë të dëshpëruar përpiqen t’i bëjnë përshtypje personit për të cilin interesohen. Kur një njeri flet për veten e tij natyrshëm, pa e shtrirë të vërtetën, dhe gjithashtu është vërtet i interesuar të më njohë mua, është e këndshme të jem në shoqërinë e tij. Kur biseda është e ekuilibruar, e dua dhe zakonisht dua më shumë nga kjo. Njerëzit tërheqës nuk e ndiejnë nevojën për të bërë përshtypje të tjerëve. Kur flisni me ta, ata janë të relaksuar, spontan dhe të natyrshëm.

Ata janë të sigurtë

girlsJu e kuptoni lehtë dikush është i sigurt ne vetën. Për fat të keq e kuptoni edhe kur ata janë të pasigurt.
Njerëz tërheqës janë ata që ju lejojnë të keni jetën tuaj jashtë marrëdhënies. Ata ju lejojnë të përqëndroheni në pasionet tuaja dhe të keni rrethin tuaj të miqve. Pa u bezdisur nëse ndonjëherë nuk mund t’i shihni – sepse edhe ata kanë jetën e tyre.  Kjo është e sigurt.
Për më tepër,  të jesh i sigurt nuk do të thotë të jesh arrogant.
Mos harroni se kur keni një nivel të shëndetshëm të vetëvlerësimit, rrethanat e jashtme nuk janë një kërcënim për ju. Kjo për arsye se ju nuk keni frikë nga refuzimi për arsye se ndoshta nuk jeni mjaft i mirë, sepse ju e dini vlerën tuaj.

Ata janë dëgjues të mirë

Njerëzit tërheqës dinë kur të flasin dhe kur të dëgjojnë. Kur flisni, ata nuk po mendojnë për ato që do të thonë. Thjesht përqendrohen në fjalët tuaja. Mendoni se kur për herë të fundit jeni ndierë se dikush po ju dëgjon. Kjo është ajo që bëjnë njerëzit tërheqës.  Ata ju bëjnë të ndjeheni të dëgjuar dhe zakonisht mbajnë mend ato që u ke thënë atyre edhe pas shumë muajsh.

Ata bëjnë gjeste të këndshme

Gjestet e këndshme na pëlqejnë të gjithëve. Ato janë një nga shumë karakteristika që personat atraktivë i kanë. Kur një djalë bën gjëra të vogla të këndshme për ju, siç është dhënia e xhaketës së tij kur jeni ftohur. Apo kur porosit një kafe për ju kur jeni lodhur, ose hapni derën për ju, ky është një gjest që e vlerësoni. Në mënyrë të ngjashme, kur një grua befason duke blerë dy bileta koncerti ose me një dhuratë të këndshme. Kjo është bukur dhe romantike. Njerëzit e sigurt dhe tërheqës marrin kënaqësi duke bërë gjëra të këndshme për personin me të cilin takohen ose janë në një lidhje. Dhe ata nuk presin asgjë në këmbim. Në vend të kësaj, njerëzit e pasigurt presin të marrin diçka në këmbim dhe të ankohen nëse nuk e bëjnë.