Pesë karakteristika të versionit zyrtar të dua.com

nga Argjenda Selmani

Pas lançimit të versionit zyrtar të aplikacionit të dua.com, jemi të kënaqur për interesimin e jashtëzakonshëm dhe komentet e shumta që kemi pranuar deri tani. Për këtë arsye po ndajmë me ju disa karakteristika të cilat mund t’ju hyjnë në punë nëse jeni ose dëshironi të shkarkoni aplikacionin.

1. Hapja e llogarisë

dua.com versioni beta

Hapi i parë është shkarkimi i dua.com në telefonin tuaj, pas kësaj mund të vazhdoni me krijimin e llogarisë. Ekzistojnë tri mënyra për krijimin e llogarisë në dua.com. Varësisht se cilën preferoni, ju mund të qaseni përmes: Facebook, email-it dhe numrit të telefonit.

2. Krijo profilin tënd

Pas krijimit të llogarisë të versionit zyrtar të aplikacionit të dua.com mundeni të vazhdoni me plotësimin e profilit. Ky është padyshim një hap i rëndësishëm sepse do të keni mundësi të shtoni foton tuaj dhe të zgjidhni si t’i paraqiteni përdoruesëve të tjerë. Në aplikacionin e dua.com mund të vendosni të dhëna të ndryshme si mosha, edukimi, biografi e shkurtër dhe aktivitete të cilat ju pëlqeni. Madje mund të publikoni deri në trie fotografi të tuajat.

3. Gjej dikë që të pëlqen dhe bëj “like” ose “Superlike” profilin e tyre

dua.com - versioni beta - Profile

Pasi kemi pasur shumë pyetje prej atyre që janë bërë përdorues të aplikacionit po ju shpjegojmë si të pëlqeni profilet e të tjerëve. Në momentin që jeni duke parë profilin e një përdoruesi, mjafton ta tërhiqni djathtas fotografinë e tyre dhe automatikisht atij personi do t’i dërgohet pëlqimi juaj.

Në këtë rast do t’ju shfaqeni tek “Liked you”. Ndërsa një mënyrë akoma më e lehtë për të pëlqyer një person tjetër është të shtypni butonin e zemrës në profilin e tyre. Nëse doni t’i bëni Superlike atëhere mjafton të klikoni mbi yllin në mes të ikonave, siç e shihni në foto.

Informacion me rëndësi: Nëse fotografinë e një personi e tërhiqni majtas ekranit tuaj, ai përdorues do të fshihet si opcion. Kjo nënkupton se ju nuk e keni pëlqyer ose nuk keni qenë të interesuar.

4. Kërko dhe lidhu me persona tjerë

dua.com Tani për tani versioni aplikacioni i dua.com ju mundëson të zgjidhni moshën dhe vendodhjen në bazë të kilometrave. Pra, mund të kërkoni përdorues të tjerë sipas preferencave tuaja. Tani që u lançua versioni final i aplikacionit, ky filter do të jetë shumë më i avancuar.

5. Biseda pa fund

Shqiptarë nga e gjithë bota, biseda pa fund dhe një përvojë e mrekullueshme. Kjo është ajo që po mundohemi të ofrojmë në dua.com. Versioni zyrtar i aplikacionit ofron një chat funksional. Ju mund të bisedoni me këdo, mjafton të jeni të dy palët ‘Match’ dhe nëse dëshironi të njiheni.