Pesë këngë që ishin hite në kohën kur Kosova shpalli Pavarësinë

nga Argjenda Selmani

Teksa i afrohemi përvjetorit të 12-të të Pavarësisë së Kosovës shumica prej nesh reflekton se si ishim apo çfarë bënim në atë periudhë. E çfarë mund të na kthejë mbrapa në kohë më mirë se muzika?

Nëse ju pyesim se çfarë muzike dëgjonit në vitin 2008, a do të ishit në gjendje të kujtonit ndonjë titull kënge? Muzika është pjesë e kulturës, e kultura është shtylla e një shteti. Prandaj jemi të bindur se kjo listë e jona me pesë këngë që ishin hite në vitin 2008 do të ju sjellë në kujtesë momente të mira prej kohës kur Kosova u shpall e pavarur.

Elvana Gjata – Vetes

elvana gjata video 2008Balada Vetes’ nga Evana Gjata ishte këngë shumë e dëgjuar në vitin 2008. Me muzikën e Flori Mumajesit dhe videoklipin e bukur të realizuar në plazh nga ‘Pixels Productions’ Elvana pushtoi toplistat atë vit. Këngëtarja vazhdon të jetë aktive.  Së fundi ‘Me tana’ është kënga që i dëgjohet më së shumti në radio-stacione. Përgjatë viteve, Elvana ka arritur ta mbajë pozitën e saj të mirë nëpër top-listat shqiptare. Vazhdon të jetë e dashur dhe e kërkuar nga publiku ynë.

Tuna – Inati

tuna video 2008“A nuk të vjen inat që secili na e pat zili”, është një tjetër refren që u dëgjua shumë në vitin 2008. Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu – Tuna rrëmbeu zemrat e adhuruesve me këtë këngë. Inati’ flet për mllefin që lë pas një dashuri e dështuar. Ka më pak se një vit qëkur këgëtarja Tuna u rikthye pas një pauze në skenën muzikore me albumin e saj  Fortuna’. Në këtë album këngëtarja ka bashkëpunuar me kantautorët e famshëm kosovarë Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

West Side Family – Nëse mundesh

west side family ne video 2008Sot e kësaj dite, kënga ‘Nëse mundesh’ nga West Side Family vazhdon të mbetet një nga këngët më ifrymëzuese në gjuhën shqipe!

Atë vit ‘Nëse mundesh’ ishte një nga këgët më të pëlqyera në festivalin ‘Kënga magjike’. Nëse keni nevojë për pak inspirim kjo është një nga ato krijime muzikore që mund t’i riktheheni kurdo. Në anën tjetër vdekja e Dr.Florit në vitin 2014 ishte lajm i trishtueshëm për skenën muzikore shqiptare.

Jehona Sopi – Marramedja ime

jehona sopi ne video 2008

Ndonëse sot nuk është shumë aktive në skenën muzikore, zëri i Jehona Sopit dikur dëgjohej në çdo radio-stacion.
‘Ti je marramendja ime’ është refreni që ju kthen pas në vitin 2008. Ndërkaq, ‘Anej‘ është kënga e fundit që këngëtarja Sopi ka publikuar. Pas shumë vitesh ajo iu kthye skenës muzikore shqiptare me pjesmarrjen në edicionin e ‘Këngës magjike’ vitin e kaluar. Jehona Sopi do vazhdojë të jetë një diva e muzikës shqiptare, pavarësisht viteve. Kjo na shtyn t’i dëgjojmë vazhdimisht edhe këngët e saj të reja.

Dafina Zeqiri – Bateritë

dafina zeqiri ne 2008Sot për sot Dafina Zeqiri është një nga artistet kryesore të muzikës moderne shqiptare. Megjithatë, në vitin 2008, kur po lindte shteti i Kosovës, ajo ishte një yll i ri i muzikës. Që atëherë dukej se ishte premtuese. Me këngën ‘Bateritë’ Dafina asokohe arriti të hyjë në zemrat e publikut, nga ku duket se s’ka lëvizur gjithë këto vite.
Kohët e fundit Dafina Zeqiri ka qëndruar më shumë jashtë vendit. Për një kohë ajo ka punuar edhe nëpër studio të ndryshme muzikore në ShBA.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓