Pesë këshilla për një familje të shëndoshë

nga Argjenda Selmani

Si të gjithë njerëzit, edhe familjet janë unike në mënyrën e vet. Mirëpo të gjithve na bashkon një gjë: Dëshira për të pasur një jetë e një familje të shëndoshë dhe të lumtur.

Mirëpo si arrihet kjo gjë? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një familje të lumtur dhe të shëndoshë? Përgjigja e shkurtë është: Duhet të bëjmë plotë gjëra të vogla. Kurse përgjigjen e gjatë po përpiqemi ta japim më poshtë.

Krijoni rregulla për të cilat të gjithë jeni dakord

Që gjërat në një familje të funksionojnë mirë ju duhet të keni rregulla. Kjo është e vetmja mënyrë që siguron mbarvajtje të familje te shendoshjetës familjare. Mirëpo për këto rregulla duhet të bini dakord të gjithë anëtarët e familjes. Kur po flasim për rregulla po mendojmë prej nga më të thjeshtave. Në një familje të shëndoshë ka ndarje të përgjëgjësive. Ka orarë pastrimi, furnizimi, mirëmbatjeje, etj. Në një familje të tillë të gjithë japin kontributin e tyre dhe kjo siguron harmoni familjare.

Bëhuni prindër ‘cool’

Kur keni qenë të vegjël saherë keni menduar se kur të rriteni ju do të bëhëni prindërit më të mirë në botë? Epo atëherë është koha të bëheni të tillë. Me fjalë të tjera, bëhuni prindër cool. Komunikoni me fëmijët tuaj. Jepjuni atyre lirinë e nevojshme në jëtë. Mirëpo edhe përgatitni ata për jetën që i pret. Ju ndërtoni një familje të shëndosh vetëm kur rrisni fëmijë që janë në gjendje t’ja dalin vetë në jetë.

Kaloni kohë së bashku, në shtëpi 

Familjet e lumtura kalojnë kohë së bashku. Ato e shijojnë jetën familjare. Rutinën e darkës kur të gjithë mblidhen rreth tavolinës. Apo mbrëmjet e kaluara bashkë duke parë televizor e duke biseduar. Prandaj mos e lini vetën t’ju marr malli për shtëpinë tuaj por kaloni sa më shumë kohë së bashku në ambientin që është foleja e juaj. Aty ku jeni plotësisht vetja dhe të qetë. Aty ku mund të shijoni qetësinë dhe harmoninë familjare.

Ndonjëherë tregohuni të hapur edhe për aventura

Pa marrë parasysh cila është mosha juaj, apo sa të lodhur e të ngarkuar jeni më punë, ju si familje duhet të gjeni kohë për argëtim. Duhet të përpiqeni që të kaloni kohë së bashku edhe jashtë shtëpisë. Qofshin pushime të gjata apo qofshin edhe vikende të familje te shendoshkaluara në natyrë. Provoni t’i bëni së bashku notin, peshkimin, ose lundrimin. Apo edhe shëtitjet me biçikleta, plazhin ose kampingun. Aktivitete të tilla do t’ju argëtojnë dhe t’ju shlirojnë mendjen.

Krijoni tradita familjare

Traditat janë një nga gjërat më të bukura që i lidhin njerëzit mes vete. Prandaj një familje e lumtur dhe një familje e shëndoshë kanë tradita. Përveç festave fetare që ndoshta i festoni, krijoni tradita tuaja personale. Mënyra unike se si i festoni ditëlindjet. Apo ndonjë traditë speciale për mëngjeset e së dieleve. Për shembull, mbillni nga një pemë për secilin fëmijë. Si prindër shkruani fëmijëve letra çdo fundvit, etj. Krijoni ndonjë traditë që lidhet, ta zëmë, me përfundimin e verës dhe rikthimin e angazhimeve, etj. Këto gjëra të vogla dhe unike do të kenë rëndësi të madhe për ju pas një kohë.