Pesë këshilla si të paraqiteni më mirë në një mbledhje

by Argjenda Selmani

Paraqitjet në mbledhje të punës dhe prezantime të ndryshme janë shumë të rëndësishme. Ju duhet të dëshmoni se jeni profesional dhe të përgatitur.

Prandaj janë disa teknika dhe këshilla që duhet t’i ndiqni në mënyrë që të keni një paraqitje sa më të mirë gjatë mbledhjes.  Për të mësuar më tepër lexoni këtë artikull deri në fund!

Shkoni të përgatitur

Pa marrë parasysh se a është shumë e rënësishme ajo jo mbledhja, në të duhet të shkoni të përgatitur. Shfletoni para se të hyni në mbledhje të dhënat e projektit apo problemit që do t’i diskutoni. Mos harroni të ngrisni zërin për paqartësitë tuaja.

office

Foto: Senivpetro

Mbani shënime

Gjatë secilës mbledhje mbani shënime.
Përve
ç se do t’ju ndihmojnë juve më vonë ato shënime, kjo do të ju bëjë të dukeni mirë.
Kjo tregon se jeni të vëmendshëm për gjërat që po fliten. Prandaj mbajeni gjithmonë një bllok për shënime me vete! Natyrisht në të shënoni vetëm pikat kryesore.

Bëjeni të ditur se jeni të vëmendshëm

Kujdesuni të lini përshtpyjen se ju jeni të vëmendshëm për atë se çfarë po flitet. Prandaj gjatë mbledhjes bëni ndonjë pyetje. Mirëpo kujdes të mos e teproni dhe të mos bëni pyetje vend e pa vend. Vëmendjen e tregoni edhe duke pohuar me kokë apo duke miratuar atë që po thuhet herë pas here.

Përpiquni të bëni ndonjë shaka të vogël

meetings

Foto: Senivpetro

Tek të gjithë do të lini një përshtypje më të mirë nëse gjatë mbledhjes provoni të relaksoni situatën me ndonjë shaka.
Ditët e gjata me punë dhe takimet ndonjëherë janë të lodhshme. Prandaj ndonjë shaka e vogël, pa e prekur ndokë, do të jetë e mirëseardhur. Kështu që përfitoni nga situatat e tilla.

Kujdesuni për dukjen tuaj

Mos harroni t’i kushtoni vëmendje edhe dukjes tuaj kur përgatiteni për të shkuar në takime pune e mbledhje të ndryshme.
Edhe dukja është shumë  e rëndësishme për prezantimin tuaj në një  takim pune. Këshilla jonë ëshë që të dukeni sa më pastër dhe thjeshtë. Me veshje që i përshtaten zyreve.
Shmangni ekstravagancën në këso raste. Vishni diçka në të cilën ju jeni ndiheni rehat. Kjo është  më e rëndësishmja.