Pesë mënyra se si thellohet dashuria

nga Argjenda Selmani

Padyshim se dashuria thellohet me kalimin e kohës. Ajo evulon, ndryshon e rritet. Në rastet e këqija edhe zbehet. Mirëpo në këtë rast ne po flasim për të kundërtën. Për lulëzimin e saj. Mirëpo, si thellohet dashuria?

Përgjigja e shkurtë është me dedikim dhe me përkushtim. Kurse një përgjigje më të zgjeruar po përpiqemi t’ju japim më poshtë. Duke shtjelluar hap pas hapi si thellohet dashuria dhe çfarë mund të bëjmë ne në këtë drejtim.

Provoni diçka të re së bashku

Rutina rrezikon të shuaj dashurinë. Prandaj ka shumë rëndësi që si çift të provoni së bashku gjëra të reja.  Gjëra që lirojnë endorfinën dhe serotoninën, hormonet që ndjehen mirë për thelbësore për dashurinë e thellë. Kur të dy bëni bashkë gjëra të reja ju krijoni lidhje të reja midis jush. Kujtime pjesë e të cilave nuk është askush tjetër. Kjo është një mënyrë që rrit thellohet dashuriadashurinë mes jush dhe sfidon për të mirë marrëdhënien tuaj.

Mësojeni gjuhën e dashurisë sipas partnerit tuaj

Për t’u dashuruar më thellë ne duhet të mësojmë gjuhën e dashurisë së partnerit tonë dhe pastaj ta flasim atë të paktën një herë në ditë. Mund të jetë që ofrimi i një dhurate të vogël shenja që u thotë atyre që i doni ata. Ndoshta të bëni diçka për ta që e bën ditën e tyre thjesht pak më të lehtë. Kushtoni vëmendje gjërave që ata i duan dhe përdorni ato.

Gjeni kohë për biseda intime

Një bisedë intime është një bisedë gjatë së cilës ju jeni plotësisht të përqendruar në njëri-tjetrin. Kur bisedoni thellësisht për ndonjë gjë ose asgjë, Të dy duhet të gjeni kohë të flisni për ndienjat tuaja. Të risillni në mendje takimet e para. T’i shfletoni kujtimet. thellohet dashuriaKësisoj ju mund t’i rikujtoni njëri-tjetrit se pse e si u dashuruat në njërin tjetrin dhe sa e rëndësishme është kjo dashuri përtë dy ju.

Thurni ëndrra të përbashkëta

Dashuria pa dyshim se do të thellohet në momentin që të dy ëndrroni dhe dëshironi të njëjtën gjë. Kjo do të jetë në të mirë edhe të së ardhmës tuaj të përbashkët. Për arsyen e thjeshtë se kur të dy keni të njëjtat pritshmëri nga jeta do të lidheni edhe më shumë me njëri-tjetrin. Kësisoj edhe dashuria ndaj njëri-tjetrit do të thellohet. Prandaj gjeni kohë të mendoni dhe të flisni së bashku për planet dhe ëndrrat që ua bëjnë zemrën të rrahë më shpesh.

Qeshni sa më shumë së bashku

Kjo gjë ndoshta ju tingllon si shumë e thjeshtë mirëpo është shumë e rëndësishme. Shumë studime e vërtetojnë se të qeshesh së bashku me partnerin është shumë e rëndësishme. Madje e krahasojnë edhe me jetën seksuale. Profesionistët thonë se personat që qeshin shumë së bashku kanë tendenca të rrinë së bashku më gjatë. Shakat e përbashkëta dhe momentet e lumtura padyshim që kanë rol në dashurinë tuaj.