Pesë mënyra të pazakonta për t’u bërë më të zgjuar

nga Flogerta Driza

Të gjithë do të donim të ishim më të zgjuar. Të jemi në gjendje të marrim vendime e duhura kur duhet, dhe të jemi në gjendje të kujtojmë më mirë atë që kemi mësuar.

Problemi është se të mësuarit për shumë prej nesh ndalon pasi mbyllim dyert e shkollës. Harrojmë se të mësuarit është diçka që bëjmë gjatë gjithë jetës sonë dhe jo vetëm për njëzet e një vitet e para të jetës sonë.

Truri juaj nuk ndalon së mësuari në momentin kur largoheni nga shkolla. Por, është një mjet i fuqishëm që duhet të përdoret, përndryshe humbet kot. Ja 7 mënyra që mund t’ju bëjnë më të zgjuar:

  1. Dëgjoni podcaste me shpejtësi 1.5 / 2x

degjoni

Foto: Freepik

Kjo është një teknikë e thjeshtë që mund të përdorni për të konsumuar më shumë informacion në më pak kohë. Dëgjimi me më tepër shpejtësi, siç dihet, përfshin përshpejtimin e podcast-ave ose audio-librave tuaj dhe dëgjimin e tyre deri në 200%.

Shkalla mesatare e të folurit është rreth 150 fjalë në minutë. Ndërsa, studimet kanë treguar që truri i njeriut është i aftë të përtypë 275 deri në 300 fjalë në minutë. Konsumimi më i lartë i informacionit do t’ju lejojë të bëheni më të zgjuar. Koha shtesë e kursyer do t’ju lejojë të mësoni më shumë ose të shpenzoni më shumë kohë duke punuar në aftësi të tjera.

  1. Luani shah

Të luash shah është një stërvitje për trurin. Duke luajtur shah, po mbani trurin tuaj të angazhuar dhe aktiv, gjë që është e dobishme për tani dhe pët më vonë. Fundja, nëse nuk ju pëlqen shahu nuk keni pse luani vetëm atë lojë. Mund të jetë një lojë tjetër, për sa kohë që stimulon trurin tuaj dhe ju bën të mendoni. Në këtë mënyrë truri juaj do të marrë stërvitjen që i nevojitet.

  1. Bëni detyrat tuaja ndryshe

dora jo dominante

Foto: @dasha.siren via Twenty20

Kjo është një nga gjërat më të lehta që mund të bëni për të rritur inteligjencën tuaj. është kaq e thjeshtë saqë është për t’u habitur që shumë prej nesh nuk e bëjnë këtë! Ka një numër detyrash që bëjmë çdo ditë pa i menduar fare. Larja e dhëmbëve, shkrimi, pirja e kafesë apo edhe kur punoni.

Ja ç’duhet të bëni ndryshe. Përdorni dorën tuaj jo-dominante. Në këtë mënyrë po detyroni trurin tuaj të forcojë lidhjet nervore dhe të zhvillojë të reja. Ndërsa bërja e detyrave të tilla si kjo nuk do t’ju shndërroj në Ajnshtajn, do ta mbajë trurin tuaj më aktiv se më parë.

  1. Mësoni të tjerët

Nuk keni pse të bëheni mësues për të përfituar nga kjo këshillë. Mësimi i fëmijëve tuaj ose mësimi i dikujt që njihni, një aftësi të re është gjithçka që duhet të bëni.

me te zgjuar

Foto: Freepik

Thelbi i mësimdhënies është që të arrini t’i shpjegoni gjërat nga perspektiva e të tjerëve që ata t’i kuptojnë gjërat më mirë. Sa herë që i mësoni dikujt dicka e përforconi edhe për veten

  1. Mësoni një gjuhë të re

Përfitimet e të mësuarit të një gjuhe janë të shumta. Njerëzit që mund të flasin më shumë se një gjuhë rrjedhshëm janë më krijues, kanë kujtime më të mira dhe fleksibilitet më të lartë mendor sesa ata që flasin vetëm një gjuhë. Një nga përfitimet më të mira të të mësuarit të një gjuhe është se mund të mbajë largë sëmundje të tilla si Alzheimer apo sëmundje të ndryshme mendore. Të mësosh një gjuhë është një trajnim kompleks për trurin tuaj.