Pesë shenja që ju jeni e dashura ideale

nga Argjenda Selmani

Të gjesh partnerin apo partneren ideal tinëgllon si ëndërr. Mirëpo nuk është aq e pamundur të jesh e dashura ideale. Bile nëse ndaleni edhe e mendoni ndoshta edhe ju jeni e tillë.
Natyrisht, asnjëri nuk jemi perfekt. Të gjithë kemi të metat tona. Mirëpo janë disa karakterstika njerëzore që na bëjnë partner ideal për dikë. Më posht ju mund të lexoni disa prej tyre.

Jeni e dashura e kuptushme

e dashuraNëse jeni mjaftushëm e pjekur sa arrini ta kuptoni të dashurin tuaj bashkë me nevojat dhe kërkesat e tij, ju jeni shumë e përshtatshme.
Ka shumë rëndësi që në një lidhje të arrihet mirkëkuptimi mes dy personave.
Në fakt, vetëm me mirëkuptim ajo mund të shkojë përpara. Prandaj kjo është një veti që në lidhje duhet pasur me patjetër.

Jeni e zonja e vetës

Nëse keni vetbesim. Nëse i dilni zot vetës, jeni e pavarur finacarisht, e aftë profesionalisht apo e përkushtuar në studim, ju jeni një vajzë për tu pasur lakmi. Asnjë i dashur nuk dëshiron të bëhet dado për të dashurën e tij. Prandaj këto karakteristika juve ju bëjnë të dëshirueshme. Ju bëjnë të jeni e dashura ideale. Në fakt, secili që e ka në krah një vajzë të tillë mund të konsiderohet person me fat. Prandaj duhet t’ja dini vlerën vetës tuaj! Ju jeni vërtetë speciale! Mos e harroni këtë!

Jeni e dashura e drejtpërdrejtë

Ju i shprehni hapur mendimet tuaja. Nuk mbani fshehtësi dhe nuk lini vend për hamendësime. Jeni gjithmonë e drejtpërdrejtë më të dashurin tuaj. Si për gjërat e mira ashtu edhe për të këqijat. Nëse jeni e mërzitur më të për diçka ja thoni në sy. Nëse ka diçka që ju shqetëson edhe atë ja tregoni. Të njëjtën gjë bëni edhe për gjërat pozitive. Komunikimi është arma jote e fortë.

E pranoni të dashurin ashtu siç është

e dashuraKjo mund të jetë një nga ato aspektet më të rëndësishme në çdo marrëdhënie. Ju nuk do të dëshironit që i dashuri juaj të ndryshojë. Si e dashura ideale ju i pranon të mirat e tij por dhe të metat e tij. Ju përpiqeni ta ngreni lart dhe e lejoni që ta dijë se sa perfekt është ai në sytë e tuaj. Ai do ta dije sa ka një të dashur të përsosur kur e sheh se ju nuk po përpiqeni ta ndryshoni. Nuk e manipuloni që të bëhet dikush që nuk është.

Ju i besoni plotësisht

Nesë keni zgjedhur të keni një lidhje dashurie të qëndrueshme me dikë, ju duhet t’i besoni atij. Një e dashur ideale nuk është kurrë kontrolluese dhe mosbesuese. Besimi është baza e të gjitha marrëdhënieve të forta dhe kuptimplote. Nëse besimi nuk është i pranishëm në ndonjë marrëdhënie, shanset janë që ajo të mos zgjasë shumë. Besimi është thelbësor. Nëse keni besim nuk ka xhelozi apo pasiguri. Shumica e marrëdhënieve që përfshijnë xhelozinë burojnë nga modelet e marrëdhënieve të së kaluarës që nuk ishin të shëndetshme. Këto cilësi negative ndonjëherë përfshihen në marrëdhënien tjetër.