Pesë shenja që kemi rënë në dashuri

nga Argjenda Selmani

Shpresh herë është e vështirë ta kuptoni se kemi rënë në dashuri. Ndonjëherë edhe nuk duam të ja pranojmë vetës se kjo ka ndodhur me ne. 

Megjithatë janë disa shenja të vogla që na tregojnë qartë se jemi të dashuruar. Se në njëfarë forme apo tjetër nuk kemi shpëtim nga kjo gjë! Mirëpo mos u frikësoni! Të rënit në dashuri është gjëja më e bukur në botë. Madje edhe nësë jeni dashuruar dhe dëshpruar më herët. Mos u frikësoni t’ja hapni derën kësaj ndienje sërish!

Personi që ua ka marrë zemrën është tërë kohën në mendje tuaj

kemi rene ne dashuriKur kemi rënë në dashuri e gjithë vëmendja jonë shkon drejt personit për të cilin kemi filluar të kemi ndienja. Ne vazhdimisht mendojmë se si është apo çfarë po bën. Në mendjen tonë përsërisim çdo kujtim që kemi me të. Analizojmë sjelljet. Buzqësheshjen apo zërin.  Kur kemi rënë në dashuri gjithçka për atë person na duket e mahnitshme!

Dëshironi t’i tregoni gjithçka

Kur bini në dashuri me dikë dëshironi të ndani çdo gjë më të. Edhe gjërat më të rëndomta që ju ndodhin gjatë ditës dëshironi t’ja tregoni atij personi. E mos të flasim për gëzimet apo edhe shqetësimet e mëdha. Ai është personi i parë që ju vjen në mendje kur doni të bisedoni për diçka. Ju duket se askush sikur ai përson nuk ju kupton. Epo, kjo është magjia e dashurisë.

Po bëhesh person më i mirë

Kjo është një nga gjërat më të bukura që ju ndodh kur dashuroheni. Dita ditës ju rritet dëshira për tu bërë person më i mirë. Thënë ndryshe, kur jeni në dashuri dëshironi të jeni versioni më i mirë i vetës. E dashuria e nisur rishtazi ju motivon shumë që ta bëni këtë. Ju në mënyrë të natyrshme nisni të punoni me vetën dhe të bëhëni edhe njeri më i mirë. Energjia pozitive dhe vullneti ju përshkon pa kufij.

Vështirë koncentroheni në gjëra tjera

Javët e para pasi që kemi rënë në dashuri shkolla, puna e gjithçka tjetër del në plan të dytë. Ndoshta ju vet nuk e vëreni këtë. rene ne dashuriMirëpo shpenzoni orë duke shkruar me atë person. Apo në rastin më të mirë duke kaluar kohë më të. Asgjë që lidhet me punën apo shkollën nuk ka duket më shumë problematike. Gjithçka e shohim në harmoni të plotë. Për arsyen se hormoni jonë i lumturisë rritet çdo ditë e më shumë.

Të merr malli shumë shpejt

Kur dashurohesh malli të merr për atë person edhe nëse ke qëndruar me të deri para nja ore. Kjo është një ndienjë e pashmangshme.  Një mungesë që nganjëherë ju duket e pa arsyeshme. Mirëpo është aty, e pranishme dhe e paevitueshme. Ju mungon tjetri aq shumë sa vdisni për t’ja bërë më dije këtë.  Pra, nëse ende s’ja keni pranuar vetës se jeni dashuruar por ndieni një mall të pashmangshëm, mendoni sërish.