Pesë shenja treguese për një marrëdhënie toksike

nga Flogerta Driza

Cilat janë shenjat treguese për një marrëdhënie toksike? Kufiri mes një marrëdhënieje të shëndetshme dhe toksike mund të kapërcehet shpejt dhe është e vështirë të identifikohet, madje edhe me shenja që janë të dukshme për të tjerët.

Ja se si të dallosh pesë shenja të një marrëdhënie toksike ose abuzive dhe si ta adresoni atë në mënyra të shëndetshme dhe të sigurt.

1. Mungesa e besimit

një marrëdhënie toksike

Partneri është dikush tek i cili duhet të mbështeteni dhe të ndiheni e qetë. Në mungesë të besimit, asnjë nga këto gjëra nuk është e mundur.

Kur sheh njerëz në një marrëdhënie të shëndetshme, ekziston një siguri që ata përcjellin përmes qëndrueshmërisë së marrëdhënies se tyre. Pa besim, dhe jo vetëm besimi në lidhje me besnikërinë e partnerit, por edhe besimi se partneri i tyre do të sillet në interesin më të mirë të marrëdhënies, nuk mund të ketë siguri.

2. Komunikimi armiqësor

Sipas Kamil Lewis, AMFT, një terapisti të marrëdhënieve në çift në Kaliforninë Jugore, format e hapura të komunikimeve armiqësore përfshijnë:

  • Të bërtiturat
  • Ofendime dhe sharje
  • Hedhja dhe thyerja e gjërave
  • Përdorimi i trupit tuaj për intimidim fizik ose ushtrimi i forcës
manipulim

Shenjat më delikate të komunikimit armiqësor përfshijnë:

  • Trajtimi i heshtur, ku partneri mban mëri 
  • Përdorimi i deklaratave ‘ti’ ose deklarata fajësuese
  • Të ndërpret vazhdimisht
  • Të dëgjon për tu përgjigjur jo për të të kuptuar

Komunikimi armiqësor mund të shkaktojë tension dhe të krijojë mosbesim të mëtejshëm midis partnerëve. Ndërsa, marrëdhëniet e shëndetshme mbështeten te komunikimi i hapur, ftohja e situatës para se gjërat të nxehen më tepër dhe respekti.

3. Kontrolli i sjelljes

Partneri juaj nuk ka të drejtë të kontrollojë veprimet ose bindjet tuaja. Një sjellje kontrolluese që duhet ta kuptoni se është negative është kërcënimi i humbjes së diçkaje. Të tilla si kërcënim i vazhdueshëm që nëse nuk bën si thotë ai/ajo të rrezikohet stabiliteti financiar, koha me fëmijët tuaj ose shoqëria.

një marrëdhënie toksike

Shenjat e tjera të sjelljeve kontrolluese përfshijnë:

  • Të thotë se çfarë është e drejtë
  • Të kërcënon se do të lëri
  • Do të dijë gjithçka që bëni dhe me kë jeni
  • Përpiqet të menaxhojë paratë tuaja
  • Të veçon nga njerëzit e tu të dashurit ose është gjithmonë i pranishëm kur je me të tjerët
  • Vepron sikur nuk e di se për çfarë po flet
  • Kërkon akses në pajisjet tuaja personale si llogaritë e rrjeteve sociale ose të postës elektronike

4. Gënjeshtrat e shpeshta

Gënjeshtrat – pa marrë parasysh sa e vogël – shkatërrojnë besueshmërinë me kalimin e kohës.  Kur një partner të gënjen, kjo sinjalizon se ata nuk të respektojnë si një partner i përbashkët që meriton ndershmëri dhe kujdes. Kur gënjen partnerin tregon se besnikëria jote i detyrohet vetes tënde, jo marrëdhënies.

cift toksik

5. Vetëm merr dhe nuk jep

Nëse marrëdhënia jote vazhdimisht sillet rreth asaj që e bën partnerin tënd të lumtur dhe injoron nevojat e tua, kjo mund të jetë një shenjë e toksicitetit.
Të jesh i vëmendshëm ndaj partnerit është një gjë, por nëse e gjen veten duke i thënë jo vetes për t’i thënë po partnerit, duhet të fillosh të marrësh parasysh vendosjen e disa kufijve. Nëse ai/ajo nënçmon ose shkel kufijtë e tu, kjo mund është shenjë e një marrëdhënieje toksike.

Shenjat e një marrëdhënie të njëanshme përfshijnë:

  • Je gjithmonë i/e para/i që dërgon mesazhe
  • Pret gjatë nga dërgimi i një mesazhi e deri tek marrja e përgjigjes
  • Bisedat janë të paqëndrueshme
  • E gjen veten duke kërkuar/shpresuar vazhdimisht që partneri yt të ndryshojë sjelljen e tij
  • Ke një ndarje të pabarabartë të punës, përgjegjësisë ose kontributit në marrëdhënie ose familjen tuaj

dua Marketplace banner