Pesë zakonet e njerëzve që kanë vetëbesim të lartë 

by Flogerta Driza

Si të kesh më shumë vetëbesim? Ndoshta doni të përmirësoni karrierën tuaj, marrëdhëniet ose ndonjë gjë tjetër, e cila është jetike për lumturinë tuaj. Apo keni dëshirë që të përmbushni potencialin tuaj. Keni lexuar dhjetra artikuj, keni shikuar qindra video vetë-ndihmuese dhe keni qëndruar zgjuar natën nga mendimi se nuk jeni mjaftueshëm të aftë.

E dini që diçka në jetën tuaj duhet të ndryshojë. Problemi është se nuk dini se ku dhe nga t’ia nisni.

Mos pasja vetëbesim është diçka që shumë prej nesh e përjetojnë shpesh. Kam mësuar se mënyra më e mirë për t’u qënë më të sigurt është duke parë zakonet e njerëzve të suksesshëm dhe zbatimi i atyre zakoneve në jetën time.

Kështu që më poshtë do t’ju sjell një koleksion të zakoneve për të përmirësuar vetbesimin tuaj dhe për të eleminuar mentalitetin negativ i cili po ju pengon të jetoni një jetë më të mirë. Secila nga këto njohuri më ndihmoi të përmirësoja disa aspekte të jetës time, dhe jam i sigurt se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për ju.

  1. Njerëzit me vetbesim janë optimist

optimist

Foto: @aleeenot via Twenty20

Nëse jeni gjithmonë nervozë për rrethanat e jashtme, është e vështirë të keni vetbesim. Ndoshta kjo është ajo çfarë nënkuptonte Marcus Aurelius kur tha:

“Ti ke fuqi vetëm mbi mendjen tënde – jo mbi ngjarjet e jashtme. Përmbushe këtë dhe do të gjesh forcë.”

Në vend që të shqetësoheni për ngjarjet jashtë kontrollit tuaj, zgjidhja më e mirë do të ishte të përqendroheshit në reagimin tuaj ndaj tyre. Për shembull, kam zbuluar se nuk ke pse shqetësohesh për mendimet negative të njerëzve të tjerë kur je i mirë dhe empatik ndaj të gjithëve. 

Kështu që, nëse doni të keni më tepër vetbesim, anashkaloni gjithçka që nuk është në kontrollin tuaj. Sepse kur ndiheni optimistë për gjërat që mund të ndryshoni, në vend që të shqetësoheni për ato që nuk mundeni, çdo ndjenjë ankthi për të ardhmen do të zhduket.

  1. Krenohen me paraqitjen e tyre

pamje

Foto: @ptichaoks via Twenty20

Është shumë e rëndësishme të mbani mend që njerëzit e tjerë nuk do t’ju perceptojnë si të sigurt në vetvete derisa të mësoni se si të ndiheni mirë për veten tuaj.

Pra, nëse doni të ndryshoni jetën tuaj, filloni duke menduar për disa mënyra për të marrë më shumë krenari në pamjen tuaj dhe si t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Pamja, doni ose jo është gjëja e parë që dikush do vërej tek ju. Ndaj jini krenar për të.

Curtis Jackson e shprehu shumë mirë kur tha:

“Mendimi që keni për veten tuaj bëhet realiteti juaj. Nëse keni gjithë këto dyshime, atëherë askush nuk do të besojë tek ju dhe gjithçka do të shkojë keq. Nëse mendoni të kundërtën, do të ndodhë e kundërta. Është kaq e thjeshtë.”

  1. Nuk gjykojnë njerëzit e tjerë

nuk gjykojne

Foto: @Parusiha via Twenty20

Një nga të vërtetat më të mëdha të jetës është se ne shpesh gjykojmë njerëzit e tjerë sepse gjykojmë veten. Eckhart Tolle, më ndihmoi të ndaloja të gjykoja veten dhe njerëzit e tjerë për dicka që ishte jashtë kontrollit tim:

“Në momentin që gjykimi shndërrohet në pranimin e asaj që është, ju jeni i lirë. Në këtë mënyrë keni bërë vend për dashuri, për gëzim dhe për paqe.”

Pra, nëse doni të përmirësoni vetëbesimin tuaj, braktisni gjykimin e jashtëm dhe ngjarjet jashtë kontrollit tuaj. Sipas fjalëve të Epictetus:

‘Ekziston vetëm një mënyrë drejt lumturisë, dhe kjo është të mos shqetësoheni më për gjëra që janë përtej fuqisë së vullnetit tuaj.”

  1. Njohin rëndësinë e gjuhës së trupit

vetëbesim

Foto: @Thaninee via Twenty20

Për një kohë të gjatë, mendoja se gjuha e trupit ishte shumë e vështirë për t’u përmbajtur. Kurrë nuk dija se çfarë të bëja me duart e mia gjatë një bisede. Kur zbulova se shumica e komunikimit është joverbale, kuptova se të kesh një gjuhë të shkëlqyer trupi do të më ndihmonte të kisha biseda më domethënëse me këdo që takoja.

Filloni me hapa të thjeshtë siç është ruajtja e qetësisë, mbajtja e kontaktit me sy dhe përdorimi i shprehjeve tuaja të fytyrës për të ngjallur interes për ato që po thotë personi tjetër. Kur bëni një përpjekje të mirëfilltë për të përmirësuar cilësinë e bisedave tuaja me gjuhën e trupit, personi tjetër do të përgjigjet më pozitivisht.

  1. Dalin nga zona e tyre e rehatisë

zona e rehatise

Foto: @ayapach via Twenty20

Kërkimet tregojnë se shkelja jashtë zonës tuaj të rehatisë është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur vetëvlerësimin tuaj. Sepse kur jeni të gatshëm të përballeni me vështirësi dhe të përballeni me frikën tuaj më të madhe, është shumë më e lehtë fitoni vetbesim. 

Pra, nëse po kërkoni të jeni më të sigurt në vetvete, të dilni jashtë zonës suaj të rehatisë duket si një fillim i mbarë. Muzikanti, Jimmy Cox ka thënë:

“Jeta do të ndryshojë vetëm kur të bëheni më të angazhuar në ëndrrën tuaj sesa të jeni të qetë në zonën tuaj të rehatisë.”

Pra, çdo ditë, pyesni veten: “Cilat veprime duhet të ndërmarr tani për të dalë nga zona e rehatisë dhe për të përmbushur potencialin tim?”