Pinterest apo Facebook – Do te çuditeni nga statistikat!

nga Flogerta Driza

Rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën se si i shohim dhe bëjmë sot gjërat. Vëm bast se disa prej jush nuk e mbajnë mend një kohë përpara rrjeteve sociale!

Deri më sot kemi dëgjuar shpesh Facebook apo Instagram, mirëpo Facebook ka një konkurent akoma më të forte. Jo, nuk është Twitter. Ajo që na ka habitur më tepër janë këto fakte në lidhje me Facebook por edhe me konkurentin e saj të “vogël” Pinterest. 
Po ashtu është, lexoni faktet e mëposhtme e do vëreni se Pinterest-i, qënka konkurent i denjë për Facebook-un, dhe jo aq i vogël sa duket.

Fakte mbi Facebook-un

Facebook

Foto: @weerapolsaelor via Twenty20

– Facebook përbën afërsisht 21% të të gjithë trafikut referal të rrjeteve sociale në botë. 
– Sikur kjo të mos mjaftonte, Facebook drejton 23% të të gjithë trafikut të INETRNETIT në botë.
– Çdo muaj, afërsisht 1.28 Miliardë njerëz janë aktivë në Facebook – afërsisht sa e gjithë popullsia e Indisë, vendi i dytë më i populluar në botë.
– 30% e amerikanëve lexojnë të gjitha lajmet ekskluzivisht nga Facebook. 
– Pothuajse një e katërta – 23% – e përdoruesve të Facebook e kontrollojnë faqen mbi PESË HERË në ditë. 

– Vetëm 25% e përdoruesve të Facebook marrin mundimintë kontrollojnë ose rregullojnë cilësimet e tyre të privatësisë.  
– Numri mesatar i miqve që një përdoruesi mesatar Millennial ka në Facebook është 250 friends.  
– 77% e kompanive B2C kanë fituar klientë të rinj përmes faqeve të tyre në Facebook.  
– Ndërkohë që rreth 55% e SMB-ve (Server Message Block) kanë një faqe në Facebook, vetëm një e pesta kanë investuar para në reklamat në Facebook ose në postimet e promovuara.  
– CTR-ja (click-through rate) mesatare e reklamave në Facebook në SHBA është 0,14%. Megjithatë, në Mbretërinë e Bashkuar, CTR-ja mesatare e një reklame në Facebook është 0,27%.  

Fakte mbi Pinterestin

Pinterest

Foto: @RyanL via Twenty20

– Pinterest ka afërsisht 100 milion përdorues aktiv në muaj, pra definitivisht më pak se Facebook..  
– Më shumë se 70% e bazës së përdoruesëve të Pinterest-it janë femra.  
– Përafërsisht 81% e grave amerikane besojnë se Pinterest është një burim i saktë lajmesh dhe informacioni.  
– Afërsisht 75% e trafikut ditor të Pinterest-it vjen ekskluzivisht nga celulari.
– Konsumatorët e faqeve të e-commerce nga Pinterest kanë 10 herë më shumë të ngjarë të kryejnë një blerje sesa përdoruesit e burimeve të tjera, përfshirë Facebook-un.

– Vizitorët që i referohen faqeve e-commerce në Facebook përfundojnë një blerje duke shpenzuar mesatarisht 60-80$. Mirëpo, vizitorët që i referohen faqeve e-commerce në Pinterest blejnë më shumë dhe shpenzojnë mesatarisht 140-180$. Jo se po bëjmë ndonjë konkurs, por Pinterest gjeneron fitime shumë më tepër nga çmendoni.
– Ushqimi dhe pijët janë kategoritë më të njohura në Pinterest, me afërsisht 57% të përdoruesve që raportojnë ndërveprim me fotot e Pinterestit.
– Pinterest gjeneron 400% më shumë të ardhura për klik se Twitter, dhe 27% më shumë për klik se Facebook.
– Pinterest arriti 10 milionshin historik të vizitorëve më të shpejtë se çdo faqe tjetër në internet. Ky rezultat mbresëlënës u arrit brenda një viti.

Tani, jo se jemi duke vendosur përballë gjigandin Facebook me Pinterest. Dihet se Facebook ka më tepër përdorues, mirëpo Pinterest ecën me moton “Pak dhe saktë”. Siç e përmendëm më sipër, Pinterest gjeneron më tepër fitime për klikim sesa Facebook, dhe ne mendojmë se kjo është befasuese. Kjo tregon gjithashtu se sa shumë tërhiqen njerëzit nga vizualiteti. Na thoni ju nëse keni ndonjë fakt tjetër inetersant mbi këto rrjete sociale.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓