Pritshmëria VS Realiteti në dashuri

nga Argjenda Selmani

Dashuria është një nga gjërat më të idealizuara në botë. Pritshmëria për të është e madhe. E jashtëzakonshme, sublime. Mirëpo realiteti në anën tjetër, është ndryshe.

Ka disa mite mbi dashurinë që vijnë nga letërsia e kinematografia. Dashuria ideale e librave dhe filmave klasikë ndonjëherë na pamundëson ta shohim atë si është në të vërtetë.  Prandaj më poshtë ne po listojmë disa dallime midis pritshmërive për dashurinë dhe realitetit. 

Pritshmëria – Ju duhet të kërkoni një histori epike dashurie

pritshmeriaKur flitet për dashurinë gjithmonë mendohet për një dashuri si ajo e Noe dhe Allie, Jack dhe Rose, Buffy dhe Angel, etj. Ka një ide se sa më tragjike dhe e dhimbshme, aq më mirë, sepse në fund të fundit, do të funksionojë. Pas një ferri do të keni lumturi dhe një histori unike për t’ju treguar nipërve tuaj.

Realiteti – Ju duhet të ndërtoni diçka të shëndetshme

Dashuria nuk është diçka që është e gjetur por është e krijuar. Në fakt është më se në rregull nëse dashuria juaj nuk është epike, tragjike dhe me vuatje. Ju mund të keni një dashuri të shëndosh dhe ta përjetoni pa lot dhe mërzi. Edhe pse pritshmëria për dashurinë ndonjëherë epike është ndryshe.

Pritshmëria -Dashuria do t’ju bëjë të lumtur

Ka vetëm diçka që mungon në jetën tuaj, e dini? Ju nuk ndiheni të plotë. Jeni të mërzitur dhe thjesht nuk ndjeheni të pritshmeriapërmbushur. Të gjesh dikë që e do dhe të do, do të thotë ta fitosh dashurinë. Mirëpo me këtë rast edhe lumturinë. Kjo është pritshmëria për dashurinë.

Realiteti- Ju duhet të krijoni lumturinë tuaj 

E vetmja lumturi e qëndrueshme që ekziston është ajo që vjen nga brenda vetes. Pavarësisht nëse është paqe e thjeshtë e brendshme apo bërja e gjërave që doni, është vendimi juaj. Të qenit i lumtur me vetën, ju jep mundësinë të merrni vendime më të shëndetshme për veten tuaj.

Ju duhet të zgjidhni të jeni me dikë tjetër sepse dëshironi, jo sepse mendoni se duhet. Partneri juaj nuk mund të jetë lumturia juaj. Të mbështetesh tek një person tjetër për t’ju përmbushur do të çojë në një varësi të pashëndetshme. Pra lumturia juaj nuk duhet të jetë barra e askujt.

Pritshmëria – Gjërat kurrë nuk do të shkojnë keq

Të qenit në një lidhje do të thotë që keni krijuar një sërë rregullash, të themi kështu. Kjo është ajo që jemi; kjo është ajo që pritshmeriane jemi të lejuar të bëjmë dhe kjo është ajo që ne nuk mund ta bëjmë. Krijon një nivel mirëkuptimi që nuk do të cenohet kurrë.

Realiteti: Premtoni njëri-tjetrit se do t’i rregulloni gjërat kur ato të shkojnë keq

Një pjesë e madhe e të qenurit në një marrëdhënie do të thotë të zgjidhni problemet dhe vështirësitë që ju dalin përballë. Prandaj ka shumë rëndsi të zotoheni se kur këto vështirësi të shfaqen ju dhe partneri do të angazhoheni t’i zgjidhni. Jeta nuk është perfekte dhe as njerëzit nuk janë. Të gjithë bëjmë gabime. Askush nuk arrin kurrë në një epokë ku ai ose ajo papritmas i di të gjitha vendimet e duhura për të marrë. Ndonjëherë, këto gabime dhe keqkuptime janë të vogla dhe të lehta për tu kaluar por nganjëherë nuk janë ashtu. 

dua Marketplace banner