Propozimi për martesë – ja kur dhe si duhet ta bëni

nga Argjenda Selmani

Në një lidhje serioze pritet që propozimi për martesë të ndodhë herëdokur. Martesa zakonisht është e ardhmja e lidhjeve shëndosha dhe serioze.

Gjërat e tilla mos ja lini rastësisë apo bisedave të zakonshme mirëpo kujdesuni që propozimi për martesë të mos mungojë. Nuk do të thotë që gjithsesi të jetë një befasi e ekzagjëruar. Ju e njihni partnerën tuaj dhe e dini pak a shumë çfarë do të preferonte ajo. Mirëpo diçka simbolike duhet të bëni gjithesi.

Mirëpo kur duhet t’i propozoni martesë?

Atëherë kur të gjitha shenjat ju thonë se të dy jeni gati. Më e rëndëishmja, atëherë kur ju vet e ndieni se keni gjetur propozimi per martesepersonin me të cilin doni të kaloni gjithë jetën.  Ka shumë rëndësi që propozimi për martesë të mos bëhet nëse ende asnjëherë nuk e keni diskutuar seriozisht çështjen e martesës. Nëse nuk i dini qartë pikëpamjet e partneres tuaj për jetën e përbashkët e martesën. Në përgjithësi për vullnetin e saj për të kaluar jetën me ju.

Nëse ajo është tip i ndrojtur – propozoni martesë në një vend të qetë

Propozimi për martesë nuk duhet ta vëjë në siklet partneren tuaj. Përkundrazi, duhet ta lumturojë atë. Prandaj nëse e dashura juaj është person i ndrojtur dhe nuk e pëlqen vëmendjen e madhe mos i propozoni në vend publike. Mirpëo në vend të kësaj bëjeni në një ambient të qetë e privat. Pse jo edhe në natyrë. Mund të jetë një darkë në ndonjë hapësirë që e keni rezervuar vetëm për ju. Mund të jetë në ballkonin e apartamentit tuaj në një nat plotë më yje. Mund të bëhet edhe gjatë një pikniku. Mjafton vullneti juaj dhe një unazë në xhep.

Nëse ajo i do befasitë plotësoni pritshmëritë e saj

Nëse e dashurua juaj gjithmonë lumturohet shumë nga befasitë dhe është e ditur se i adhuron ‘gjestet e mëdha’ atëherë propozimi per martesemos u kurseni! Propozoni me muzikë dhe qirinjë poshtë ballkonit. Me parulla që thotë “A martohesh me mua?”. Madje mund t’i propozoni edhe në kinema. Apo në një mbrëmje kur keni ftuar të gjithë miqtë tuaj për darkë. Juve ju takon të vendosni.

Çfarë të thoni kur të uleni në gjunjë

Të jeni të sigurtë se pamja e unazës dhe shkëqlimi në sytë tuaj do të flasin mjaftueshëm edhe për ju. Mirëpo do të ishte mirë nëse arrini t’i thoni “A martohesh me mua?”. E nëse mendoni se emocionet do të ju lejojnë para se ta pyesni ju mund edhe t’ja shprehni dashurinë edhe njëherë. T’i tregoni se sa e rëndësishme është për ju. T’ja bëni me dije se jeni të dedikuar të kaloni jetën me të. Pastaj pyetja magjike. Ajo nuk duhet të mungojë! 

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓