Pse AI nuk do mund ta zëvendësoj kurrë dashurinë?

nga Flogerta Driza

Ne jetojmë me mrekulli të reja dhe të pabesueshme teknologjike që na prezantohen çdo ditë. AI ose Inteligjenca Artificiale që populluan trillimet shkencore dekada më parë tani janë një realitet i prekshëm.

Shumë kompani kanë adoptuar këto teknologji duke menduar se heqja e elementit njerëzor ul shansin për gabim. Sidoqoftë, edhe pse presim që AI të zvendësojë shumë procese e gjëra që njeriu i bën ende këto ditë, ka një gjë që Inteligjenca Artificiale nuk do ta zvendësojë dot kurrë. Ajo është Dashuria! 

empatia

Po përveç Dashurisë, kësaj ndjenje të pashpjegueshme dhe universale njerëzore, a ka elemente të tjera emocionale që AI do të zvendësojë?

Mendimi kritik ashtu si edhe shumë aftësi të tjera sociale që ne i mësojmë nga ndërveprimi njerëzor, ka mundësi të zvendësohet në të ardhmen. Shumë aftësi llogjike, si zgjidhja e një problemi, mendimi kritik, riaftësimi në bisedë dhe komunikim, do të zvendësohen. Të gjitha këto aftësi që njeriu i mëson më vonë në jetë, por jo në momentin kur lind. Pse atëhere dashuria nuk mund të zvendësohet nga AI?

Dashuria nuk mund të shpjegohet 

AI apo dashuria

Nëse marrim pyetjen më të thjeshtë në lidhje me shpjegimin se cfarë është dashuria, epo le të themi se do të na duhet të kalojmë qindra libra e koncepte filozofike për ta gjetur përgjigjen. Edhe nëse arrijmë të kemi gjithë këtë dije, dashuria si ndjenjë e koncept ngelet ende e pashpjegueshme.

Ndaj llogjika është e thjeshtë. “Atë që nuk arrijmë ta shpjegojmë dot, nuk arrijmë dot as ta mësojmë.”

Inteligjenca Artificiale ngelet sidoqoftë krijim njerëzor

Njeriu mund të derdhë njohuri të pafundme në programacionin e një AI. Sido që të shkojë puna, të gjitha aftësitë që nejriu derdh tek një program i AI janë të mësueshme, pragmatike dhe llogjike.
nderlidhjaEmpatia ashtu si dhe dashuria njerëzore është diçka që nuk arrihet të përceptohet, por e lindur në brendësi të karakterit njerëzor. Ndaj edhe empatia nuk do mund të zvendësohet dot nga AI, sado të avancojë kjo lloj teknologjie.

Dashuria është e paparashikueshme

Shumë lidhje njerëzore në jetë, ngjiten së bashku përmes një interesi të përbashkët. Mirëpo, lidhja mes dy partnerëve që dashurojnë njëri-tjetrin nuk përmban asnjë interes specifik. Vet koncepti i një lidhjeje të tillë të fortë ndjenje, ku asnjë nga partnerët nuk pret asgjë nga tjetri nuk ka një shpjegim apo arsyetim të llogjikshëm.

Ajo që ne quajmë Dashuri e Vërtetë, është një ndjenjë e paparashikueshme.

Nuk ka rëndësi se çfarë njeriu është, i/e gjatë, i shkurtër, i shëmtuar, i gjymtuar, i bukur, i pasur apo i varfër. Ndjenja e dashurisë, nëse njerëzit janë me fat, arrin dhe i prek të gjithë. Kjo është diçka të cilën, një AI nuk do arrij ta zvendësoj kurrë dhe përsa kohë ekziston kjo ndjenjë, ne mund të vazhdojmë të quhemi njerëzor.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓