Pse dashuria e vjetër është më e mirë se dashuria e re?

nga Flogerta Driza

Pse dashuria e vjetër është më e mirë se dashuria e re? Dashuria e re është e freskët, emocionuese dhe tepër tërheqëse për shkak të mënyrës se si ju bën të ndiheni, por sjell edhe shumë emocione negative. Ankthi dhe koha që shpenzoni për t’u siguruar se dukeni perfekt për partnerin, do t’ju lodhë.

Ne besojmë se dashuria e vjetër është më e mirë, dhe kjo është arsyeja pse:

Stabiliteti

Stabiliteti

Dashuria e vjetër ndjehet si një palë xhinse të vjetra që ju rrinë perfekt. Nuk ka nevojë të përpiqeni t’i bëni përshtypje partnerit të ri ose të mundoheni të dukeni interesante në çdo sekondë. Tashmë e keni kuptuar që do të ketë netë tërheqëse dhe netë të qeta kur do të bini në gjumë duke parë Netflix, me bluzen e njollosur ndërkohë që fëmijët po flenë. Nuk shqetësoheni nëse gërrhisni, sa keni ngrënë, ose si dukeni. Jeni të kënaqur që keni një person që e doni dhe ju do ashtu si jeni.

E di se çfarë të presësh

Nëse partneri yt harron një datë të rëndësishme ose nuk ndiehen mirë në mbledhje familjare ose festa, nuk e merrni personalisht. Presioni për të qenë gjithmonë perfekt gjatë fillimit të marëdhënies ka rënë, ndaj keni më tepër vetbesim.

dashuria e vjeter

Gjërat janë më të qeta dhe nuk keni asnjë problem të thoni “Zemer, unë të dua, por nuk e ndjej veten mirë të rri me familjen tënde më tepër se disa orë. Jo sepse nuk i dua apo respektoj, thjesht ka qënë ditë e lodhshme për mua.” Pra, partneri që ju njeh prej kohësh ju kupton dhe ndjehet po ashtu si ju.
Arritja në këtë fazë është një ndjenjë e lavdishme. Kur sapo bini në dashuri, përpiqëni në maksimum të mbani njëfarë figure, dhe le ta pranojmë që është shumë e lodhshme.

Dinë si t’ju ngrejnë nervat, por ti e di si t’ua fitosh zemrën

Do të mësoni se çfarë ju pëlqen. Mirëpo, do të mësoni edhe sa shpejt do ta han=jë pjesën e saj të ëmbëlsirës kur të merrni dy lugë. Do të mësoni edhe si të acaroni njëri-tjetrin për të marrë atë që doni. Mbi të gjitha do të mësoni edhe pikat e dobëta të partnerit për t’ia fituar zemrën. Ka raste kur do të nxeheni me partnerin tuaj dhe kjo është mëse normale.

dashuria e vjeter

Gjëja e mirë në lidhje me dashurinë e vjetër është se kur ata injorojnë një kërkesë tënden, ndërkohë që jeni tepër të zënë duke bërë diçka, ju i dini të gjitha mënyrat për të marrë hak. Nuk hezitoni të hakmerreni me lezet. 😉 Mirëpo, kur jeni në një marëdhënie të re, këtë gjë nuk e bëni dot, pasi ende nuk e njhni partnerin tuaj dhe keqkuptohet çdo veprim. 

Jeni vetvetja

Nuk ka gjë më të keqe kur përmbani veten tuaj për të mos kryer asnjë nga nevojat tuaja të brëndshme. Në fillim të një marëdhënieje nuk mund të lejoni zorrët tuaj të kërrcasin prej urisë, apo nuk do arrini dot të lironi gazrat pasi keni ngrënë sëbashku ushqim meksikan. Pse? Do të prishte romancën e momentit. Ndaj, stresi dhe vetpërmbajtja do t’ju bëj të mos e shijoni takimin. Ama, nëse jeni një marëdhënie të vjetër, prej disa vitesh, epo le të themi që kufijt nuk ekzistojnë.
Lexoni këtu për artikullin mbi gjërat e çuditshme që bëjnë ciftet që jetojnë së bashku

Keni sekretet tuaja, kodet tuaja dhe shakatë që i kuptoni vetëm ju

vetvetja

Dashuria e vjetër do të thotë që partneri juaj e njeh “fytyrën tuaj” kur doni të lini një festë. Më e bukura është kur ju njeh aq mirë saqë e kupton në sekondë se ti do të largohesh nga një event dhe se je 100% përqind serioz në atë moment. Keni një histori të tërë, kështu që bëni shaka që vetëm ju të dy i kuptoni. Për shembull ai e di se si këndoni ju, madje ka edhe një video të rregjistruar. Ndaj, sa herë ju dëgjon të thoni “Oh, do më pëlqente ta këndoja këtë këngë,” qesh sepse e di se si mbani iso. 😀 

A e përmendëm faktin që jeni vetvetja?

Duam ta përmendim edhe një herë të dytë. Jo vetëm që nuk ju vjen më zor nga njëri-tjetri, por nuk kanë fund budallallëqet që bëni. Për shembull ai e di sa ju pëlqen të shihni filmin tuaj romantik të preferuar, të cilin edhe pse e keni parë 15 herë do ta shihni sërisht. Ndaj, ai pretendon sikur po e shikoni për të parën herë dhe ju lë në qetësinë tuaj. Ai i njeh të gjitha bisedat dhe historitë tuaja, saqë edhe kur i përsërisni shtiret sikur i ka dëgjuar për herë të parë. Me pak fjalë jeni plotësisht vetvetja dhe nuk keni sikletin e takimeve të para. Siklet i cili ju bënte të përmbanit të qeshurën tuaj sepse i ngjason gërrhimës së një derrkuci.

Seksi

Sa më gjatë të jeni me njëri-tjetrin aq më i mirë bëhet seksi. E dini si ta sillni në qef partnerin dhe nuk ju ngelet qefi nëse fle menjëherë pas seksit, pa ju përkëdhelur. Nuk frikësoheni më se si dukeni, por thjesht shijoni momentin.Nuk ju intereson nëse nuk keni depiluar këmbët, apo kur ai thotë se është i lodhur e nuk ka oreks. Në fillim të marëdhënies, stresoheni cdo sekondë të aktit. Keni frikë si do dukeni, sa të pastër jeni, si do rrini, apo edhe si do putheni. DHe kjo të themi të drejtën, ia heq komplet lezetin.

Mos na keqkuptoni! Ne e dimë se kur një marëdhënie është në fillimet e saj duket ekzaltuese, ndërsa prisni me padurim mesazhin e tij. Kur ai ju thotë se do të takoheni, hidheni pupthi. Shpenzoni 6 orë vetëm duke u kujdesur për pamjen tuaj, por me kalimin e kohës bëhet shumë e lodhshme. Qetësia e një marëdhënieje afatgjatë është shumë herë më e mirë sesa ankthi i padiskutueshëm i një marëdhënieje të re.