Pse disa vajza rrinë beqare?

nga Argjenda Selmani

Me siguri edhe ju e njihni dikë që është beqare tash e një kohë të gjatë. Ndoshta edhe ju jeni beqare apo beqar qysh moti ose keni pasur një fazë të tillë në jetën tuaj.
Mirëpo a e dini cilat janë disa nga arsyet kryesore pse një vajzë rri beqare për një kohë të gjatë? Pse ato u mbyllin derën disa ofertave që kanë? Ne po përmendim vetëm disa prej arsyejeve që shumica e vajzave i kanë.

Kanë dal nga një lidhje e gjatë

Disa vajza pasi përjetojnë një lidhje të gjatë të dështuar vendosin të rrinë beqare. Ato e kanë vështirë t’i besojnë dikujt sërish. Të dalin sërish në takime dhe të nisin nga fillimi. Shumicën e rasteve vajzat preferojnë që të qëndrojnë beqarë për një kohë dhe vajza beqaretë mos nisin lidhje pa qenë gati. Ato në njëfar forme duan të tejkalojnë çfarëdo traume që një lidhje e shkuar keq mund të lëjë. Kjo nuk duhet të ngatërrohet me vuajtjen sepse shumica prej tyre nuk janë duke vuajtuar. Ato janë thjeshtë duke punuar me vetën.

Janë të dhëna pas karrierës

Si djemtë ashtu edhe vajzat mund të shmangin lidhjet për një kohë sepse janë të dhëna pas karrierës. E pritshme se disa njerëz nuk mund ta kuptojnë këtë mirëpo ndodhë. Ka shumë vajza që në një fazë të caktuar të jetës duan t’i dedikohen vetëm karrierës. Ato duan t’i japin gjithë energjinë profesionit dhe nuk duan të ndajnë përkushtimin e tyre mes një mashkulli dhe mes punës. Shkurtë, në atë periudhë prioritet i tyrë nuk është jeta sentimentale.

Nuk ndihen të vetmuara

Nëse njihni një vajzë që ka një jetë stabile, qoftë në aspektin e punës apo të familjes dhe është beqare tash e një kohë, ju mund të mendoni se pse është kështu? Epo ka shumë mundësi që ajo është beqare sepse nuk ndihet e vetmuar. Për shoqe beqaremomentin ajo ndihet e plotësuar nga familja, shoqëria dhe të gjithë njerëzit që ka rreth vetës. Asaj nuk i mungon dikush.  Për momentin po ja del shumë mirë vet në secilin aspekt. Për këtë arsye shumë vajza as nuk vihen në kërkim të një lidhjeje apo nuk japin shenja se janë të hapuara për një gjë të tillë aktualisht.

Thjesht s’e kanë gjetur personin e duhur

Ka shumë vajza që nuk duan të nxitojnë. Thjesht ato nuk duan të hyjnë në një lidhje me dikë për të cilin nuk ndihen 100% të sigurta. Ato preferojnë të qëndrojnë beqare në vend se të hyjnë në një lidhje vetëm sa për të qenë. Shumë prej tyre janë në pritje të një personi që do t’i ndez shkëndiat e duhura për të ndërruar statusin nga ‘beqare’ në ‘një lidhje’. Deri atëherë ato nuk e kanë problem të qëndrojnë beqare dhe të presin.

dua Marketplace banner