Pse dua.com do të bëjë verifikimin e fytyrës së përdoruesve?

nga Kaltrina

Është e qartë që digjitalizimi ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si jetojmë e njihemi me njerëz të rinj. Prandaj “ne jemi takuar në internet”, është një frazë tashmë e njohur e çifteve në ditët e sotme.

Duke marrë parasysh numrin e shqiptarëve nëpër botë, dy shqiptarë nga diaspora kanë arritur të sjellin në jetë idenë e tyre të kahmotshme. dua.com është krijuar si platformë që synon të ndryshojë për mirë jetët e njerëzve. Pavarësisht se për çfarë janë në kërkim, të dashurisë, njohjeve të reja miqësore apo biznesore.  Aplikacioni dua.com do t’i mundësojë shqiptarëve të lidhen me njëri-tjetrin pa marrë parasysh në cilin kënd të botës jetojnë.

verifikimin e fytyrës

Përkushtim, dashuri e teknologji moderne…

Për ta bërë të mundur realizimin e këtij misioni, në dua po punohet me shumë dashuri e përkushtim.

Ekipi prej pothuajse 30 personave, po kujdeset që gjithçka të jetë e krijuar me teknologjinë më moderne dhe me sigurinë më të lartë.

Njohja biometrike e fytyrës

Që përdoruesit e dua.com të ndihen të sigurtë për privatësinë e tyre dhe për të mos pasur frikë se ndonjë nga përdoruesit e tjerë me të cilët komunikojnë mund të jetë i rremë, ne kemi investuar në një teknologji të fuqishme biometrike për verifikimin e fytyrës.

Përmes platformës Gemini, në vetëm disa sekonda, përdoruesit do të jenë në gjendje të dëshmojnë se janë një njeri i vërtetë (jo një fotografi nga interneti).  Në këtë mënyrë ata do të kenë dëshmi se përputhen plotësisht me fotot e profilit të tyre.

verifikimin e fytyrës

Si është e mundur një gjë e tillë?

Përgjigja është e thjeshtë. Me anë të intelegjencës artificiale. Përdoruesit do të duhet të ndjekin hapat e verifikimin e fytyrës duke krahasuar fotografinë e profilit me atë të dokumenteve identifikuese (letërnjoftimit).

Ata që plotësojnë hapat e verifikimit do të kenë një distinktiv të bashkangjitur në profilin e tyre. Kjo shenjë do të tregojë se ata janë vërtetë ata që thonë dhe do të kenë profile të verifikuara.

dua.com – bashkon shqiptarët në mbarë botën

Aplikacioni po krijohet mbi disa parime kryesore si serioziteti, respekti e siguria ndaj përdoruesve tanë. Prandaj nuk ka lidhje në cilin shtet apo kontinent të botës jetoni. Me dua.com kufijtë do të jenë shumë të vegjël.

Aplikacioni planifikohet të lansohet në Qershor të këtij viti, ndërkohë ju mund të regjistroheni si testues beta në uebfaqen e dua.com.  Gjithashtu versioni beta i aplikacionit do të lansohet të martën me 31 mars, ku të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen, testojnë dhe të na tregojnë përshtypjet e tyre.