Duhet të lexoni më shumë libra – Ja shtatë arsye pse!

by Flogerta Driza

Pse duhet të lexoni më shumë libra? A lexojnë të rinjtë shqiptar dhe a shohin përfitim nga leximi? Po, të rinjtë shqiptarë lexojnë pavarësisht tendencës për t’i quajtur të palexuar.

Jo vetëm që lexojnë vazhdimisht, por vetëm në facebook unë jam pjesë e të paktën katër grupeve lexuesish, të cilët caktojnë një libër një herë në muaj për ta diskutuar. Me aq sa i kam pyetur, kam vënë re se ata ndjejnë përfitime të mëdha nga fakti se lexojnë shumë libra, por asnjë prej këtyre përfitimeve lidhet me suksesin.

Pra, lexojmë shumë, por nuk jemi të suksesshëm! Pavarësisht se statistikat tregojnë se CEO-t kryesorë lexojnë 4-5 libra në muaj dhe ia atribuojnë leximit suksesin e tyre. Nuk dua të ndalem tek arsyet e shumta përse këtu gjërat ecin së prapthi, por pavarësisht rrethanave të rinjtë lexojnë për shumë arsye. 

Më poshtë po ju listoj 7 përfitimet që sjell leximi:

lexoni më shumë libra

Foto: @r2dee2 via Twenty20

📚 – Leximi rrit njohuritë tuaja.
📚 – Leximi ju ndihmon të relaksoheni dhe ul stresin.
📚 –
Leximi ndihmon në parandalimin e përparimit të alcajmer dhe dementia. Kjo e fundit është vërtetuar shkencërisht.
📚 –
Leximi mund t’ju bëjë një shkrimtar më të mirë.
📚 –
Leximi përmirëson fjalorin tuaj.
📚 –
Leximi përmirëson përqendrimin tuaj dhe mbi të gjitha stërvit kujtesën afatgjatë dhe afatshkurtër.
📚 –
Leximi ju ndihmon të përmirësoni mendimin kritik.

Nëse jeni duke u përpjekur të lexoni një numër të caktuar librash për të arritur synimin e këtij viti ose thjesht dëshironi diçka ndryshe për kohën tuaj të lirë, kurrë nuk është vonë për të lexuar më shumë libra. Nëse ju duket e vështirë të lexoni shumë, filloni duke lexuar nga pak çdo ditë. Lexoni një ose dy faqe në ditë. Ashtu si çdo zakon i mirë, është e rëndësishme që të mos e mbingarkoni veten në fillim. Krijoni një rutinë dhe me kalimin e kohës do kuptoni se keni lexuar më shumë libra nga sa mendonit.