Pse duhet t’i shfrytëzoni platformat për takime online?

nga Flogerta Driza

Ka shumë arsye në ditët e sotme pse duhet t’i shfrytëzoni platformat për takime online. Një të tillë tashmë e kanë edhe shqiptarët. Aplikacioni dua.com ka publikuar versionin beta të tij, të cilin ju mund ta shkarkoni

Duke përdorur aplikacionin dua apo ndonjë platformë tjetër ju i jepni një  mundësi vetës. Kështu ju  bini në kontakt me njerëz që kanë interesa të ngjashëm me ju. Mund të filloni të bisedoni e pastaj të takoheni me ta. Shumica  e dashurive në kohët moderne kanë një nismë të tillë.  Më poshtë ne ju japim disa arsye se pse nuk duhet të hezitoni t’i përdorni.

Kurseni kohë texting

Kur njoftoheni online kurseni shumë më shumë kohë se sa kur e bëni këtë në mënyrën klasike.
Ju mund ta vëreni shpejt se nuk ju përshtatet ai person dhe mund të hiqni dorë. Ndërsa nëse dalim dhe njoftohemi direkt përmes dikujt të afërtë kjo na merr më shumë kohë dhe disa takime.

Kërkoni persona që ju përshaten

Sot shumë platforma për takime online ju japin mundësinë të kërkoni një person me specifikat që ju i preferoni. Përfshirë këtu moshën, vendin, profesionin, etj. Ju mund të zgjidhni me cilin lloj të njerzve të jeni në kontakt dhe me cilët jo. Kjo është një përparësi që platformat për takime online e kanë. Përmes tyre është e lehtë të gjeni persona që ju pëlqejnë.

textPa stres

Të gjithë e kemi përjetuar stresin e takimeve të para. Kjo gjë është krejt ndryshe në platformat ku takoheni online. Gjatë njoftimit online ju jeni shumë më pak të stresuar. Kur bisedoni me ta ndiheni më të lirë të flisni. Kjo do të ju ndihmojë shumë edhe kur të vijë koha të takoheni përballë sepse deri në atë pikë ju do të njiheni mirë.

Refuzimi nuk ndikon keq në ju

E mira e njoftimeve online qëndron gjithashtu në fatin se ju nuk ndiheni keq nga refuzimi. Nëse dikush që nuk e njhni ju refuzon kjo nuk ju bën të ndiheni shumë keq. Situata do të ishte shumë më ndryshe nëse flasim për jetën reale ku refuzimi ka krejt ndikim tjetër. Prandaj për këto arsye dhe shumë të tjera, mos hezitoni t’i përdorni këto platforma. Sfidojeni vetën!

Zanafilla e takimeve online nisi në vitin 2004

Takimet online kanë bërë një rritje shumë të shpejtë! Nuk ka asnjë dyshim për këtë, gjithë kjo ka filluar me zhvillimin e rrjeteve sociale në vitin 2004. Ueb faqet sikur Myspace, Bebo, Twitter, Ninged, Orkut, Friendster, Instagram dhe sigurisht që edhe ndër rrjetet sociale më të mëdha Facebook ka luajtur një rol të madh në këtë zhvillim.
Falë gjithë këtyre rrjeteve sociale që njerëzit tani kanë filluar të zbulojnë një rrugë më të thjeshtë për të mbajtur në lidhje me familje dhe shoqëri, poashtu takimet online janë më të lehta dhe ju marrin më pak kohë për të njoftuar me njerëz. Dy arsyet më të mëdha pse njerëzit i shfrytëzojnë faqet e rrjeteve sociale të cilat janë për biznes dhe poashtu edhe për mundësi të takimit online.