Pse gjunjëzohen dhe dhurojnë unazë djemtë kur propozojnë? 

nga Flogerta Driza

Nëse mendoni për propozimet për martesë në botën perëndimore për më shumë se dy sekonda, do të arrini në përfundimin se ato janë mjaft të çuditshme. Pse gjunjëzohen djemtë për të propozuar? Pse dhurojnë një unazë? Dhe pse nuk propozojnë edhe  gratë ? Cfare po ndodh?

Rezulton se pjesa më e madhe e historisë së propozimeve për martesë (ose synimet për fejese) përfshin tradita të vjetra dhe ndikime nga e gjithë historia evropiane.

Ajo që ne e shohim si “traditë” mund të jetë gatuar nga reklamuesit në vitet 1930, dhe ajo që mund të duket e lezetshme dhe moderne në fakt daton ndër shekuj. Dhe disa tradita të propozimit të martesës, sinqerisht, duket se janë shfaqur si modë në një moment dhe kanë ngelur. 

Instagram duket se na ka futur në një epokë të propozimeve konkurruese. Skydiving! Në shkëmbinjtë e Galapagos! Në thelb këto janë disa elemente kryesore të propozimit: dhënia e një unaze (mundësisht me diamant), zakonisht nga një partner mashkull, kryesisht i gjunjëzuar (duke pritur të pranojë personi tjetër). Disa nga këta elementë janë mesjetarë ose më të vjetër.

Pse gjunjëzohen?

gjunjëzohen

Foto: Freepik

Ideja për të gjunjëzuar për propozimin standard nuk është e përfshirë në histori. Duket se është një shpikje kryesisht moderne, por nuk është e qartë se si e ka zanafillën. Angazhimet për të cilat dimë më shumë në histori janë ato midis fisnikëve dhe të pasurve. Në fakt, pikturat e propozimeve fisnike në histori përshkruajnë pa ndryshim të dy palët në këmbë ose të ulur; asnjë gjunjëzim nuk shfaqet.

Një origjinë e mundshme e idealit modern të gjunjëzimit vjen nga mesjeta në periudhën kalorësiake.  Në të cilën një burrë me lindje fisnike dhe i edukuar i propozonte partnerës. I gjithë parimi i këtij qëndrimi popullor ishte se burri ishte një lloj shërbëtori i gruas, të cilën e idealizonte përtej realitetit. Në këtë periudhë lind edhe dega e romanticizmit. Gjunjëzimi përfaqësonte dorëzimin dhe admirimin si dhe shërbimin që ai shpreht ndaj partneres. 

Por, gjunjëzimi në përgjithësi në historinë evropiane ka qenë një shenjë e përgjërimit, përulësisë dhe servilizmit. Për shembull, një shumë e ikonografisë së krishterë e lutjes përfshin gjunjëzimin, shprehjen e shërbimit tuaj para Zotit. Gjithashtu theksohet se gjunjëzimi midis burrave ishte një shenjë e madhe e statusit. Gjunjëzimi ndaj gruan me të cilën do të martoheshe shprehte të njëjtën gjë: ‘Një demonstrim fizik i besnikërisë dhe dorëzimit.’ Duket se së pari është shfaqur në shekullin XIX dhe është komercializuar.

Unaza

Regjistrimet e para të besueshme të unazave të fejesës, për gratë, duke deklaruar se ata në të ardhmen do të martoheshin me një burrë specifik, daton në periudhën Romake. Grave të fejuara iu jepej një unazë ari për të veshur në publik dhe një hekuri për ta veshur në shtëpi gjatë kryerjes së detyrave shtëpiake.

Më pas unaza u bë kërkesë ligjore. Papa Nikolla I në vitin 860 u përpoq të bënte një unazë të shtrenjtë dhe ligjore. Në mënyrë që burrat të bënin një sakrificë të konsiderueshme monetare dhe ta merrnin martesën seriozisht. 

Unaza e parë e fejesës me diamant daton që nga viti 1477, por nuk përfshinte një vërtetë një diamant. Unaza në fjalë ishte një dhuratë nga Archduke Maximilian i Austrisë për fisniken që ai po lutej të martonte, Maria 20-vjeçare nga Burgundy. Mary of Burgundy ishte një grua jashtëzakonisht e fuqishme kështu që kjo unazë “fejese” me diamant ndoshta nuk qe arsyeja që fitoi dashurinë e saj. Ka të ngjarë që ajo vulosi marëdhënien me Maximilianin përmes unazën. (Në mënyrë tragjike, Maria vdiq pas një aksidenti hipur në kalë, në moshën 25 vjeç.)

Pas Mary of Burgundy, fillesat e vërteta të traditës së unazës së diamantit dalin në fund të viteve 1800. Kjo ndodhi kur një kompani mineralesh zuri një miniesë diamantesh në Afrikë. Formoi kështu një departament të argjendarisë, De Beers. 

De Beers me vetëdije krijoi statusin e unazës së diamantit si shprehja e duhur e dashurisë. Edhe sot e kësaj dite cilësohet si një nga idetë më të suksesshme të reklamimit të të gjitha kohërave. Unazat e fejesës me diamant, në shumicën e vendeve perëndimore, tani shihet si e vetmja mundësi e pranueshme kur dikush deklaron qëllimi i tij për t’u martuar.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓