Pse kemi nevojë për miq?

nga Flogerta Driza

Në jetën tonë kemi nevojë për njerëz.Të gjithë e dim se jemi qënie sociale dhe se nuk mund të ekzistojmë pa njerëz të tjerë. Por çfarë na duhet më shumë sesa njerëz?
Me tepër sesa për njerëz ne kemi nevojë për MIQ.

Nuk po themi se keni nevojë për qindra miq të rinj, ose që duhet të njihni sa më shumë grupe miqësore. Ajo që duam t’ju theksojmë është fakti se miqtë janë një domosdoshmëri në jetën e njeriut. Populli thotë: “Më mirë një mik se një çiflig.”
Miqtë, anëtarët e familjes dhe partneri luajnë një rol të rëndesishëm në lumturinë tonë dhe na ndihmojnë të kuptojmë më mirë veten. Kur e mendon në këtë mënyrë duket sikur mikut tënd po i ngarkon një përgjegjësi të madhe. Megjithatë, ashtu siç miku ju ndihmon juve edhe ju duhet të bëni të anasjelltën. Asnjëherë mos harroni: “Miqësia është një rrugë e dyanshme.”
dua.com

Përfitimet e miqësisë

Kohët e fundit gjendemi në një epokë që është çuditërisht e vetmuar. Edhe pse komunikimi nuk ka qënë kurrë më i shpejtë dhe efikas se tani, vetmia është në rritje. Hulumtime të ndryshme tregojnë se të kesh miq të ngushtë mund të zvogëlojë stresin dhe të promovojë shëndet të mirë dhe jetëgjatësi.
Aristoteli shkroi: “Në varfëri dhe në fatkeqësi të tjera të jetës, miqtë e vërtetë janë një strehë e sigurt. Miqt e mirë, të rinjtë i mbajnë larg prej keqbërjes; për të moshuarit, ata janë një ngushëllim dhe ndihmë për dobësinë e tyre. Janë miqt ata që nxisin veprime fisnike tek ne.”
Me pak fjalë studiuesit dhe filozofët sugjerojnë që miqtë na bëjnë të ndjehemi më mirë dhe na ndihmojnë të jemi versioni ynë më i mirë. 

Krijimi i lidhjeve të reja

Nëse po kërkoni të shtoni miq të rinj ose lidhje të re në jetën tuaj, kjo është fantastike! Por, të bësh miq të rinj nuk është e lehtë për të gjithë. Disa njerëz duan të flasin me të tjerët dhe të gjejnë njohje të reja gjatë rrugës. Të tjerë (si unë) janë të shqetësuar nga shoqëria dhe e kanë të vështirë të takojnë dhe të vazhdojnë një bisedë me njerëz të rinj. 
Nuk ka asnjë mënyrë të garantuar për të bërë miq të rinj, por gjithçka mund të nisë me një përshëndetje.
Bashkohuni me një klub libri, kërkoni që të takoni disa nga miqtë e miqve tuaj, vendosni një orë të lumtur dedikuar miqësise në punë. Ndonjëherë një miqësi zhvillohet natyrshëm, por ndonjëherë do të duhet të punosh për të. Kështu që, buzëqeshni, jini fleksibël dhe mbi të gjitha jini vetvetja.

Përkushtohuni

Fatkeqsisht, jo të gjithë do t’ju pëlqejnë. Nuk ka problem! Në fund të fundit nuk keni nevojë që t’ju pëlqejnë të gjithë.
Gjatë jetës tuaj, do të gjeni dhe tërhiqni njerëz me personalitete dhe sens humori të ngjashëm. Pasi të arrini këtë lidhje shoqërore, duhet të punoni shumë për të ruajtur këto vlera në marrëdhënien që keni krijuar. Kjo do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. A ndani shaka me njëri-tjetrin gjatë ditës? A ju pëlqen të dërgoni shënime të shkruara me dorë? A keni kohë të dërgoni një sms të shpejtë çdo disa ditë vetëm për të parë se si po shkon gjithçka?
Mundohuni të krijoni plane me miqt tuaj. Përfshijini ata në jetën tuaj, ose merrni disa orë pushim për tu shkëputur nga jeta juaj për të ndihmuar mikun tuaj. Të njohësh dikë të cilin më vonë e kategorizon si mik do të thotë që duhet të kujdesesh për të dhe e anasjellta.
Miqësitë janë jetësore për suksesin dhe lumturinë tonë. Ushqejini miqësitë dhe lidhjet që janë të rëndësishme për ju. Do të shihni përfitime të jashtëzakonshme – ashtu si miqtë tuaj do të përfitojnë prej pranisë tuaj në jetën e tyre!