Pse martesa është gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhi?

nga Flogerta Driza

Me siguri keni dëgjuar se martesa është fillimi i kapitullit në jetën e një çifti. Nga ana tjetër kemi parë se si ndahen shumë të sapomartuar. Pse shumica përfundojnë në këtë situatë? Pse nuk zgjedhin të gjejnë një rrugë të mesme?

A është e mundur të largoni gjërat negative nga martesa? Kështu, martesa mbetet vendi i duhur për të qënë. Kthehet në zgjedhjen e duhur për ata të cilët vendosin të shkojnë drejt kësaj rruge. Ne duam t’ju shtjellojmë disa aspekte pozitive të martesës të cilat duhet t’i shfrytëzoni. Edhe pse ju duket sikur martesa është bërë një bast i humbur, ne duam t’ju bindim se nuk është gjithmonë ashtu:

Martesa është “baza e shtëpisë”

Martesa

Një vend ku të dy mbështeteni dhe dashuroheni. Shtëpia e sigurt dhe e ngrohtë ku largoni lodhjen dhe kaosin që keni përballuar gjatë ditës suaj. Nëse një çift është një skuadër, atëherë martesa ka sukses sepse bëhet vendi ku rigrupoheni, lidheni dhe motivoheni.

Ndani dhe zgjidhni problemet tuaja

Dy mendje janë më mirë sesa një. Nëse të dy partnerët janë në një martesë të lumtur, atëhere kontribuojnë suksesshëm në shoqëri. Kjo do të thotë se si partnerët që punojnë fortë me njëri-tjetrin për të zgjidhur problemet e tyre, kanë rrjedhimisht një martesë më jetëgjatë.

Martesa është burimi i dashurisë

Dashuria

Çfarë ndodh kur kërkoni mënyra të tjera për tu kujdesur për njëri–tjëtrin, përtej marrëdhënies intime? Martoheni apo jo? Epo është pikërisht ajo burimi i dashurisë. Si p.sh. të bëni gati ushqimin, të shikoni emisionin e preferuar të njëri– jetrit, ose të kujdeseni rregullisht për nevojat e partnerit. Ndonjëherë nuk duhet shumë përveç se dashurisë së ndërsjelltë.

Mësoni më shumë për respektin dhe kujdesin ndaj të tjerëve

….nëse dëshironi që martesa juaj t’ju zgjasë!
Shpesh është më lehtë të jeni vetëm, por, nëse dëshironi me të vërtetë një lidhje domethënëse atëhere përkushtohuni. Mësoni se si të komunikoni me dashuri dhe respekt. Një ndër gjërat më të bukura dhe më të vështira që do të mësoni në martesë është pikërisht toleranca.

Mësoni se kush jeni në të vërtetë dhe çfarë nuk funkisonon për ju te martesa

Mesoni

Çfarë ju motivon? Për cfarë stresoheni? Çfarë ka më shumë vlerë për ju në jetë? Vetë martesa do t’ju ndihmojë t’i kuptoni të gjitha këto. Mbështetja që merrni nga komuniteti, dhe mbi të gjitha filloni të kuptoni vendin tuaj në shoqëri.

Në fund të fundit martesa është aty ku ndani jetën së bashku me njeriun e zemrës.

Martesa nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e mbiemrit, por ka të bëjë me energjinë dhe përkushtimin që ndani me njëri – tjetrin. Në ditët e sotme nuk është e nevojshme të martoheni me partnerin tuaj dhe shumica e njerëzve nuk ndjehen të detyruar ta bëjnë këtë. Me pak fjalë martesa përpos faktit së është gjëja më e bukur që ju ka ndodhur, është edhe akti më sublim i bashkimit të dy njerëzve.