Pse nuk duhet të ndani synimet tuaja me të tjerët?

nga Flogerta Driza

Besoj ju ka ndodhur të keni ndarë me të tjerët synimet tuaja. Për shëmbull keni dashur të shkruani dikça si një ese, një libër apo një sudim. Nëse e keni diskutuar me miqtë synimin tuaj, ka të ngjarë që të mos e keni prekur fundin e projektit që keni nisur. 
Përse ndodh kjo gjë? Ne në Shqipëri themi syri i keq ose zilia, mirëpo shkenca na jep disa shpjegime llogjike. Ja cilat janë ato:

Lëvdatat e parakohshme e bëjnë të vështirë realizimin e synimit

ndajini me miqteHulumtimi më i njohur për ndarjen e synimeve është kryer nga Peter Gollwitzer i NYU. Në vitin 2009, Gollwitzer dhe kolegët e tij publikuan studime që sugjeronin se akti i thjeshtë i ndarjes së synimit me publikun sjell mosplotësimin e tij. 
Rezultatet e studimit treguan se: “Kur ndani qëllimet me të tjerët, sidomos kur kanë të bëjnë me identitetin tuaj, ka të ngjarë që të dështoni.”

Kjo vjen sespe lëvdatat që merrni paraprakisht mund t’ju shtyjnë të ulni përkpjekjet tuaja për të përfunduar këtë synim. Këshillohet që, nëse keni synime që lidhen me figurën tuaj në publik, më mirë mbajeni për vete. 

Lavdërimi i “personit” më tepër se “procesi” i punës, ul motivimin

Një tjetër studim u krye nga Reed College, ku studiuesit klasifikuan tipet e vlerësimeve që merrni.

  • Lëvdatë mbi personin: Feedback në lidhje me individin
  • Lëvdatë mbi procesin: Feedback në lidhje me procesin e punës
  • Asnjë lëvdatë: Asnjë reagim
synimet tuaja

Foto: Freepik

Sipas këtij studimi, studentët u vendosën përballë një pyetësori për të treguar synimet e tyre. Një tjetër pyetësor u bë për të treguar punën e kryer çdo ditë deri në realizimin e synimit të tyre. Rezultati ishte ai që pritej.

Njerëzit reagonin më mirë nëse vlerësoheshin për mundimin e kryer sesa për synimin e tyre. Pra, nëse ti ia tregon synimet tuaja njerëzve, lavdërohesh para kohe. Por, më vonë dështon motivimi yt zerohet. Duke qënë se dështon, mendon me vete se nuk ke për të qënë kurrë i aftë të realizosh një synim tjetër.

Ama, nëse dikush ju komplimenton për procesin dhe përpjekjet tuaja nuk ndiheni keq kur dështoni. Përse? Sepse, të paktën u përpoqët apo jo?

Nëse jeni fillestar, reagimet negative do t’ju demoralizojnë

fillestar ne synimet tuaja

Foto: Freepik

Në vitin 2011, prf Ayelet Fishbach nga Universiti i Chicagos bënë kërkime në lidhje me motivimin dhe ndikimin e feedback-ut negativ apo pozitiv.

  • Kur reagimet pozitive sinjalizojnë angazhim ndaj qëllimit, motivimi rritet.
  • Kur reagimet pozitive sinjalizojnë përparim, motivimi ulet.

Studiuesit arritën në përfundimin se fillestarët brengosen kur u vlerësohet vetëm përpjekja. Ndryshe nga çpritej, kur fillestarët marrin reagime pozitive për synimin e tyre, motivohen. Ndërkohë, për ekspertët është krejt e kundërta, ata motivohen më tepër kur marrin feedback negativ. Ekspertët kanë dështuar disa herë, ndaj nuk i marrin më parasysh lëvdatat.

Përgjegjësia e ndërmarrë nuk funksionon gjithmonë

Ndërsa këshillohet që të gjeni një partner përgjegjës, hulumtimi sugjeron se, në disa raste, përgjegjësia e ndërmarrë ul motivimin tuaj.

synimet tuaja ne grup

Foto: Freepik

Pra, kur ju vlen përgjegjësia? Ndoshta kur partneri juaj me të cilin ndani përgjegjësinë është një miku juaj. Një studim i tregoi se 70% e atyre që i dërguan një raport javor për ecurinë e tyre një miku, raportuan arritje të suksesshme të synimit. 

Konkurrenca mund t’ju shtyj të tërhiqeni nga synimi juaj

A ia keni thënë dikujt synimet tuaja, dhe pastaj ata ju tregojnë se ka shumë të tjerë që po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë? Edhe pse ua thonë për mirë, kjo ndikon negativisht në përpjekjet tuaja. Në një kërkim, studiuesit zbuluan se kur studentët perceptojnë se ka shumë konkurrencë, ata zvogëlonin përpjekjet e tyre për të “fituar”.

Kështu që, më e mira do të ishte ta mbani ëndrrën për veten tuaj dhe të mos mësoni asgjë për konkurencën. Synimin tuaj shënojeni diku ose ndajeni me mikun më të besuar. Konkurrenca vlen në sporte, ushtrime apo edhe gara të ndryshme, por jo kur vjen puna tek realizimi i synimeve tuaja.