Pse nuk ke nevojë të jesh inteligjent që të kesh sukses?

by Flogerta Driza

Nuk duhet të jeni veçanërisht inteligjent ose i aftë për të krijuar një karrierë të suksesshme. Po, është e vërtetë dhe jo, nuk keni as nevojë të jeni i/e bukur ose të lindni me këmishë për t’ia dalë mbanë në këtë botë.

Javën e kaluar, kam qënë duke menduar rreth mundësive të karrierës dhe sesi studentët ambiciozë duhet të përgatiten për jetën pas kolegjit. Pyetja që më ngeli në mendje ishte kjo: “Në çfarë duhet të përqendrohemi në shkollë në mënyrë që të vendosim për një vend pune pas diplomimit?”

1. Në shumicën e rasteve studentëve u thuhet gjithçka që duhet të bëjnë

studentet

Foto: @sotaliya via Twenty20

Duke filluar nga nevoja për të marrë orë mësimi në lëndë specifike, deri tek sugjerimet se duhet të fitojnë sa më shumë përvojë praktike në fushën e tyre. Ajo që unë kam mësuar me kalimin e kohës është se:

“Nuk keni nevojë të përqëndroheni në plotësimin e rezymeve tuaja apo notat e larta. Ajo që duhet të bëni është se duhet të përqendroheni në përmirësimin e vetes pasi ta njihni mirë veten dhe aftësitë tuaja.”

2. Puno fortë për t’u bërë një person interesant

Që njerëzit e tjerë të dëshirojnë të jenë përeth jush dhe rrjedhimisht të jenë të gatshëm t’ju hapin dyert. Tashmë e kemi kuptuar se notat nuk kanë rëndësi, të paktën jo aq sa aktivitetet jashtëshkollore që bëjmë. Të jesh në gjendje të krijosh lidhje të forta, origjinale, është ajo që ju jep avantazh.

inteligjent

Foto: @kirillvasilevcom via Twenty20

Pyesni çdo menaxher të burimeve njerëzore: “Nëse zgjedhja është midis një tipi të kualifikuar (por arrogant) dhe dikujt që është i aftë, i etur për të mësuar dhe mund të tregojë një histori se kush është dhe çfarë kërkon, gjejeni kush fiton?”

3. Të dhënat e tregut të punës mbështesin këtë këndvështrimin 

Siç vuri re Claire Cain Miller kohët e fundit në New York Times, hulumtimet tregojnë se vendet e punës që mbështeten tek aftësitë sociale janë rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë 35 viteve të fundit. Këto pozicione pune kërkojnë një përzierje të aftësive ndërpersonale dhe njohëse. Mbi të gjitha aftësinë për të ç’mësuar dhe mësuar sërisht ato që duhen.

“Ndoshta një ditë, pothuajse e gjithë puna mund të automatizohet, duke i lënë njerëzit të argëtohen në kohën e lirë pafund. Por ndërkohë, ky hulumtim argumenton se studentët duhet të jenë të përgatitur për tregun aktual të punës. Ndoshta shkollat ​​e mesme dhe universitetet duhet t’i vlerësojnë studentët në të njëjtën mënyrë sesi velrësohen parashkollorët,” shkruan Claire.

4. Inteligjenca emocionale është ajo që ju ndan nga robotët

Komunikoni

Foto: @DougOlivares via Twenty20

Nuk ke nevojë të jesh domosdoshmërisht inteligjent. Ka shumë mënyra për t’u bërë një person interesant. Të gjitha përfshijnë zhvillimin e kuriozitetit dhe dëshirës suaj për ta njohur dhe kuptuar veten, të tjerët dhe botën përreth jush. Duhet të lexoni! Mund të ndiqni një aktivitet të ri si qendisje apo hiking, ose të bëni punë vullnetarë. Angazhohuni duke pyetur tre persona në ditë diçka rreth vetes së tyre dhe dëgjoni në mënyrë aktive përgjigjet e tyre. Ndani informacionet dhe kontaktet tuaja me të tjerët. Mund të prezantoni dy profesionistë, të cilët mund të përfitojnë nga njohja e njëri-tjetrit dhe nesër ata mund të njëtjën gjë me ty. 

5. Njihuni me njerëz dhe krijoni një rrjet tuajin

Siç argumenton Neil Strauss në Atlantic Piece “Edhe qasjet më bazike për t’u angazhuar me të tjerët mund t’ju ndihmojë të bëheni më interesantë. Sinqerisht ka gjëra që të gjithë njerëzit duhet t’i kuptojnë, të cilat përfshijnë aftësinë për të kuptuar rregullat shoqërore me të cilat njerëzit funksionojnë. Pra, nëse doni të zhvilloni një aftësi, mundohuni të kuptoni se si njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin nga ana sociale.”

inteligjent

Foto: @NataliaSolo via Twenty20

6. Si ta jeni më interesant tek të tjerët?

Përveçse të kapni vëmendjen e të tjerëve, përpiquni të tregoni se jeni realisht një person interesant? Si ta bësh këtë? Gjithçka ka të bëjë me ndërveprimin tënd me njerëzit e tjerë. Nëse ata kërkojnë një opinion apo perspektivë tuajën, do të thotë se përgjigjet që jepni do përcaktojnë nëse jeni interesant apo jo. Nëse mësoni aftësitë e duhura të marëdhënieve sociale, do shndërroheni në personin që di t’ia dalë mbanë. Do të ecni përapara e do të jeni i suksesshëm pa patur nevoja të jeni një enciklopedi që ecni apo të keni lindur me këmishë.