Pse zbatimi i ‘Efektit Elon Musk’ rrit produktivitetin?

nga Flogerta Driza

Shpesh luftoni fort për të rritur produktivitetin tuaj, por jo gjithnjë arrini të thyeni barrierën psikologjike që ju pengon. 

“Gjëja më e rëndësishme në lidhje me artin është të punosh. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi përveç se të ulesh çdo ditë dhe të provosh.”

Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm dhe të përparoni vazhdimisht drejt ëndrrave tuaja, atëhere bëni mirë që të ndiqni modelin e atyre që ia kanë dalë. Më poshtë keni disa strategji që Elon Musk përdor për t’a ndihmuar të punojë në mënyrë efikase.

Programoni kohën tuaj

Elon Musk

Foto: @LittleIvan via Twenty20

Nëse nuk dini si ta kontrolloni kohën tuaj, do të zbuloni se do jetë koha ajo që do fillojë t’ju kontrollojë. Në vend që të jetoni çdo ditë me spontanitet, caktimi i detyrave është një mënyrë fantastike për të përfunduar punët tuaj në kohë. Po të keni një motiv për të punuar, është shumë më e lehtë të gjesh energjinë për të realizuar gjithçka tjetër që do të bësh. Nuk do mend, edhe jeta pa motiv nuk ka kuptim.

Elon Musk e ndan ditën e tij duke krijuar “time blocks” prej pesë minutash. Megjithatë, nuk ke nevojë të shkosh në të njëjtin nivel të menaxhimit. Por, në këtë mënyrë do të përmirësoni produktivitetin tuaj. Që kur fillova të planifikoja ditët e mia, kam vënë re se jam shumë më efikase gjatë ditës se më parë. Kështu që nëse doni të përfundoni më shumë punë, ndani ditën tuaj në segmente 30 ose 60 minutëshe.

Krijoni objektiva ambiciozë

goals

Foto: @andreyyalansky19 via Twenty20

Nëse nuk tentoni kurrë të dilni nga zona juaj e rehatisë, nuk do ta dini kurrë se çfarë jeni në gjendje të arrini. Pra, nëse doni të rrisni produktivitetin tuaj, duhet të zgjeroni kufijtë e asaj që mund të bëni.

Elon Musk ka thënë:

“Hapi i parë është të përcaktoni se diçka është e mundur; pikërisht në aë moment fillonë e ndodh.”

Nuk ka asgjë të keqe të punosh 9–5, sa për të vendosur ushqim në tryezë për familjen e tënde. Por, nëse dëshiron të jesh si Elon Musk, dhe të realizosh atë që shumica e njerëzve nuk e kanë bërë kurrë, duhet të mendosh në një mënyrë ndryshe nga shumica

Identifikoni zakonet e atyre që doni të ndiqni

produktivitetin

Foto: Elon Musk

Me fjalë të tjera, duhet të identifikoni zakonet e njerëzve produktivë dhe t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Për shembull:

  • Nëse një detyrë normalisht zgjat një orë, përpiquni ta përfundoni atë në tridhjetë minuta. Edhe pse noshta nuk do mund ta përfundoni brenda asaj kornize kohore, do të zhvilloni etikë pune tepër efikase.
  • Kur keni një synim specifik që doni ta arrini, përpiquni ta dyfishoni atë. Ndoshta nuk do ta arrini dot, sidoqoftë, do filloni të gjeni mënyra të reja për të arritur synimet tuaja shumë më shpejt.
  • Nëse doni të keni takime më efikase, përgjysoni kohëzgjatjen e tyre. Keni për tu habitur kur të kuptoni se sa kohë harxhojnë njerëzit në takime.

Kur vendosni objektiva ambiciozë në çdo aspekt të punës tuaj, do të shndërroni edhe produktivitetin tuaj

Kini parasysh se niveli juaj i produktivitetit nuk do të shkojë nga zero në njëqind brenda ditës. Pasi të filloni të hidhni hapa të përditshëm drejt të qenit më produktiv, do bëheni më sistematik.

arrini qellimet

Foto: @cacevedo via Twenty20

Një herë Elon Musk është shprehur:

“Unë mendoj se në fakt është mëse e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të jenë të jashtëzakonshëm.” Të them të drejtën edhe unë jam e të njëjtit mendim. Jam e bindur se jeni të destinuar të arrini gjëra të mëdha në çdo aspekt të jetës tuaj.

Gjithçka qe duhet të bëni është të identifikoni zakonet e njerëzve që admironi dhe t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Sepse gjithçka që keni dëshiruar më shpesh se sa jo janë brenda mundësive tuaja. Thjesht duhet të jeni i gatshëm që të punoni për to.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓