Puna nga shtëpia – Ekipi i dua.com tregon eksperiencat e veta

nga Kaltrina

Duke marrë parasysh situatën e krijuar në të gjithë botën nga coronavirusi, ekipi i dua.com tashmë e dy javë është duke punuar nga shtëpia. A janë përshtatur, si po ndihen dhe çfarë sugjerojnë ata?

Lexoni më poshtë eksperiencën e disa prej tyre.

Erandi – Departamenti i dizajnit UI/UX

Eraldi

Jemi me fat që punojmë në këtë industri, ku të gjitha punët mund të bëhen nga shtëpia, pavarësisht departamentit. Shpresoj që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse në fund të ditës, na mungon të punojmë së bashku me njëri-tjetrin, me ekipin e mrekullueshëm të dua-s.

Anesa – Zhvilluese e iOs

Anesa

Nuk është se jam fanse e punës nga shtëpia por duke marrë paraysh situatën e krijuar, kjo ka qenë zgjedhja më e mirë për të gjithë ne. Jam e lumtur për të gjitha mundësitë që na janë ofruar nga kompania dhe mbështetjen e vazhdueshme për secilin prej nesh.

Graniti – Zhvillues Softueri

Granti nga shtëpia

Për një zhviullues softuerik, shumë shpesh shtëpia shndërrohet edhe në zyre prandaj termi “puna nga shtëpia” që një kohë të gjatë është një term i njohur për profesionin tim. Megjithatë jeta dhe puna në ambientin e zyres përfshin edhe gjëra të tjera përveç punës para kompjuterit. Bisedat interesante dhe diskutimet e ndryshme me kolegët janë disa gjëra për të cilat ke vërtetë nostalgji në këto kohë karantine.

Rina – Departamenti i marketingut

Rina nga shtëpia

Industria e marketingut është fokusuar aq shumë në botën digjitale, saqë edhe në rrethana të zakonshme, puna nga shtëpia është shpesh herë e pashmangshme. Me këtë zhvillim të madh të industrisë, është përhapur edhe automatizimi i marketingut, i cili e ka lehtësuar jashtëzakonisht punën tonë.

Për këtë arsye, departamenti ynë me përkushtim dhe motivim vazhdon t’i kryej të gjitha detyrat tona, pa marrë parasysh rrethanat. Nga ana tjetër çka nuk mund të digjitalizohet është eksperienca në zyret tona, e cila në kombinim me kolegët dhe ambientin fantastik, lehtë mund të definohet si shtëpia jonë e dytë në te cilën mezi presim të kthehemi.

Ajo që secili prej ekipit të dua.com sugjeron për momentin është të kujdeseni për veten dhe të afërmit tuaj, të qëndroni në shtëpi dhe të vazhdoni të jeni pozitiv sepse kjo situatë në të cilën ndodhemi tani do të kalojë shpejtë dhe me padurim do t’i kthehemi rutinës së vjetër.