Puna nga shtëpia – ja si mund ta tejkalojnë këtë sfidë bizneset?

nga Flogerta Driza

Në javët e fundit puna nga shtëpia tashmë është bërë kryefjala e biznesit. Mirëpo, është një nga temat më sfiduese për menaxhimin e punëtorëve. Me rastin e vetizolimit prej koronavirus shumë biznese tashmë po detyrohen të pushojnë, mbyllen madje edhe të falimentojnë. Ky nuk është një lajm i mirë për ekonominë në përgjithësi.

Ajo që bizneset duhet të bejnë është të jenë flexibël dhe të përshtaten ndaj çdo situate që të mbijetojnë. Nëse ia dilni me sukses, atëhere mund të dilni nga kjo situatë edhe më të fortë. Ja çfarë sugjeron CEO i dua.com, Valon Asani për bizneset kur u pyet për sfidat, zgjidhjet dhe këshillat se si mund të tejkalohen vështirësitë e këtyre ditëve.

Çfarë do u këshilloje bizneseve që për javët në vijim do të menaxhojnë punëtoret nga shtëpia? 

puna nga shtepia

Foto: Jeshoots Com

  • Para së gjithash: Qëndroni të qetë dhe mos humbisni toruan! Punoni më shumë se më parë, në mënyrë që të menaxhoni më lehtë këtë situatë.
  • Kontrolloni nëse mund të organizoni një paketë ndihme nga bizneset ose qeveritë e tjera.
  • Përdorni Cloud solution për Softuerin dhe të dhënat tuaja. Në këtë mënyrë, çdo gjë është e aksesueshme në çdo kohë nga kudo.
  • Dokumentimi: Proceset e punës duhet të jenë të mirëdokumentuara. Krijoni procese të detajuara hap pas hapi dhe shkruani gjithçka. Të gjitha proceset dhe dokumentet duhet të aksesohen nga kudo.
  • Komunikimi: Përdorni zgjidhje të ndryshme si Chat / Video për ju dhe ekipin tuaj. Nësë njëri nga mjetet ka gabim kemi të 2-të në dispozicion.
  • Departamentet dhe Drejtuesit: Organizohuni në grupe të vogla. Secili grup duhet të jetë i përbërë nga 2-5 persona dhe një drejtues i cili është përgjegjës për organizimin e ekipit dhe ndarjes së detyrave.

Cilat janë sfidat që keni hasur dhe si jeni qasur ndaj tyre?

puna nga shtepia

Foto: Helloquence

Situata aktuale do të ngadalësojë rritjen ekonomike dhe do të shkatërrojë shumë biznese, startupe, punë dhe jetë. Prandaj, para së gjithash, ne të gjithë duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos bëhemi pjesë e panikut.

Sfidat janë të mëdha. Ndoshta do keni anullime të kontratave dhe njerëzit kanë filluar të ndihen keq dhe të frikësuar. Por në këtë situatë, unë jam gati të punoj dyfish më shumë sesa kam bërë më parë dhe të ndjek rregullat e mia, të cilat do t’i ndaj me ju:

❌ Mos anulloni kontratat tuaja.
❌ Mos anuloni shërbimet tuaja.
❌ Mos i pushoni njerëzit nga puna.

Ne jemi të gjithë së bashku në këtë sfidë. Merrni vendimet e duhura, por mos kaloni plotësisht në gjendje pasive. Ndaj, ju këshilloj:

❤️ Ju lutem qëndroni të qetë.
❤️ Bisedoni me investitorët tuaj, partnerët, klientët dhe punonjësit. Kuptoni situatën e tyre dhe ofrojuni atyre bashkëpunim që të gjendet një zgjidhje e mirë për të dy palët.
❤️ Nëse ishit duke punësuar dikë, bëjeni. Mos e shtyni pas krizës e cila nuk dihet sa do të zgjasë.
❤️Nëse ishit duke nënshkruar një kontratë me një partner të ri, nënshkruajeni atë.
❤️ Nëse po investonit në marketing, atëhere kur shumica ndalojnë, ju lëvizni dhe shfrytëzoni rastin. (zgjidhje më e lirë, arritje më të mirë dhe më shumë njerëz në internet!)
❤️ Mbështesni start upet, mbështesni bizneset lokale. Ndihmojini për të shpëtuar ekzistencën e tyre.
❤️ Ndihmoni klientët tuaj në raste nevojë dhe urgjence. Jepuni atyre më shumë kohë për të paguar faturat e tyre. Jepuni atyre një zbritje nëse është e mundur.

Na tregoni shkurtimisht 5 tips/këshilla që keni perdorur që metoda e punës nga shtëpia të funksionojë.

puna nga shtepia

Foto: Bonnie Kittle

  1. Filloni ditën ashtu sikur shkonit në punë normalisht. Përdorni rroba të rregullta dhe jo pizhama.
  2. Qëndroni të qetë, bëni takime të rregullta me ekipin tuaj dhe vendosni çdo ditë se cila është mënyra më e mirë për të përparuar.
  3. Filloni të merrni masa. Aksion masiv!
  4. Investoni në veten tuaj? Përdorni kohën me mençuri për arsimim të mëtejshëm.
  5. Tregoni potencialin tuaj të plotë:

Tani jeni në situatën më të mirë për të treguar potencialin tuaj të plotë, pasi nuk keni asgjë për të humbur, por shumë për të fituar. Situatat si kjo, janë një mundësi e shkëlqyer për t’u rritur dhe për të dalë nga zona juaj e rehatisë.

 Ne vendosëm të ndërmarrim një veprim masiv në këtë situatë, jo vetëm të mbijetojmë si biznes, por të forcohemi nga kjo tragjedi njerëzore dhe kjo krizë e madhe ekonomike. Disa tashmë po e quajnë atë si “depresioni më i madh ekonomik që është përjetuar ndonjëherë”.

Pra, keni 2 zgjedhje:

– Qëndroni në shtëpi dhe mos bëni asgjë.
ose
– Qëndroni në shtëpi (po!) dhe merrni masa aktive.