Puna verore – Ja cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e saj!

nga Flogerta Driza

Puna verore! A vlen ta marrësh parasysh si alternativë të realizueshme apo jo? Pushimet verore janë këtu, një pjesë e mirë e të rinjve mendojnë nëse duhet të nisin një punë verore apo jo.

Për t’iu përgjigjur kësaj dileme po ju kemi sjellë disa argumente pro dhe disa kundra përsa i përket punës verore.

Avantazhet e një pune verore

duke punuar

Foto: Freepik

Puna gjatë verës mund të mos duket aq tërheqëse, por ofron disa përfitime që nuk do t’i merrnit ndryshe. Më poshtë so t’ju rendisim disa nga avantazhet e punës gjatë verës.

  • Procesi i kërkimit të punës do të përmirësojë shumë aftësitë tuaja në intervistë. Madje do të stërviteni mjaftueshëm për të përballuar çdo refuzim të mundshëm me të cilin mund të përballeni në të ardhmen.
  • Keni mundësinë të bëni një pushim të shkurtër nga universiteti pa rrezikuar të bëheni dembel dhe të bini në “kurthin e letargjisë verore”.
  • Jo vetëm që do të fitoni dhe kurseni para, por do të mësoni edhe se si t’i menaxhoni ato.
  • Do të mësoni aftësi të reja të punës që do t’ju bëjnë më të aksesueshëm për tregun e punës në të ardhmen.
  • Do të përjetoni kënaqësi nga puna, sidomos kur të merrni frytet e para të punës suaj.
  • Puna verore është një nxitës i shkëlqyer i vetëvlerësimit.
  • Do të krijoni lidhje të reja dhemarrëdhënie profesionale që mund të bëhen referenca të vlefshme pune në të ardhmen.
  • Do të mësoni teknika se si të trajtoni çdo çështje që lidhet me stresin me të cilën mund të përballeni.
  • Puna verore do të forcojë aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës.
  • Do të rriteni si person dhe do të bëheni më të përgjegjshëm.
  • Do të mësoni se si të silleni me lloje të ndryshme njerëzish dhe personalitetesh.
  • Do të mësoni rëndësinë e përcaktimit të kufijve personal dhe si ta mbani jetën tuaj private të ndarë nga puna juaj.

Disavantazhet e një pune verore

disavantazh

Foto: @beachbumledford via Twenty20

Ndërsa puna verore ka përfitimet e saj, të tilla si fitimi i parave dhe zhvillimi personal, ka disavantazhet e veta. Më poshtë janë disa argumente kundra në lidhje me punën gjatë pushimeve verore.

  • Nëse ju mungon përvoja në punë, çdo pozicion që ju ofrohet mund të mos jetë ai që keni shpresuar.
  • Si një punonjës i ri, çdo kërkesë për ditë pushimi mund të tejkalohet nga punonjësit e tjerë që kanë vjetërsi.
  • Ndodhta do të jeni në gjendje të filloni punë vetëm duke marrë pagën minimale.
  • Çdo plan pushimi veror që keni pasur duhet të qëndroj në pritje.
  • Si punëtor sezonal, mund t’ju duhet të bëni një larmi ndërrimesh të ndryshme. Në varësi të kërkesave të kompanisë, kjo nënkupton ndërrime të shpeshta turni.
  • Orari i punës do t’ju kërkojë të punoni gjatë fundjavave, mbrëmjeve dhe festave.
  • Do shkurtohen aktivitetet sociale dhe kjo do t’ju japë më pak kohë për të kaluar me miqtë dhe familjen tuaj.
  • Do të telefonoheni edhe në ditë pushimi nëse një punonjës tjetër mungon papritur.

 

Tani që ju renditëm të mirat dhe të këqijat e punës gjatë pushimeve tuaja veroro, është në dorën tuaj të vendosni nëse do t’ju sjellë dobi apo jo.