Pyetësor i dedikuar bizneseve në Kosovë rreth COVID-19

nga Argjenda Selmani

Në kohërat e pandemive nuk shpëton pothuajse askush pa u ndikuar nga rrethanat. Njësoj si jetët e njerëzve, kjo situatë ka prekur rëndë edhe ecurinë e bizneseve dhe ekonomisë në mbarë botën.

Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar në Kosovë, kompania e hulumtimeve Pyper në bashkëpunim me dua.biz, Odën e Afarizmit të Kosovës, Odën Amerikane të Kosovës, Institutin Riinvest si dhe Odën Ekonomike të Kosovës është duke realizuar një hulumtim të ri.

Pyper ka lancuar sot një pyestësor dedikuar bizneseve

pyetesori i bizneseveKy pyetësor ka për qëllim hulumtimin e gjendjes së bizneseve dhe sa janë ndikuar ato nga virusi Covid-19.

Nëpërmjet këtij pyetësori dë të lokalizohen vështirësitë që bizneset janë duke hasur këto ditë. Gjithashtu, do të identifikohen çështjet që po konsiderohen shumë shqetësuese. Kjo është e vetmja mënyrë që këto probleme të adresohen tek qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Prandaj, nëse jeni pronarë biznesi ose njihni dikë që do të mund të kontriubonte në këtë hulumtim ju lutem shpërndajeni linkun më poshtë.

Plotso pyetësorin duke klikuar KETU.