Pyetje interesante që mund të bëni në takimin e parë

nga Flogerta Driza

Në serinë e radhës të pyetjeve akullthyese, sot kemi zgjedhur t’ju sjellim disa pyetje interesante që mund të bëni në takimin e parë. 

Herën e kaluar ju treguam disa pyetje që mund të bëni në lidhje me historinë dhe jetën e vajzës/djalit apo edhe pyetje në lidhje me karrierën dhe objektivat që ai/ajo ka. Sot do vazhdojmë me disa pyetje interesante të tjera.

Hobi dhe Interesat

Ajo që një person bën në kohën e lirë do të tregoj qartë gjërat që janë më të rëndësishme për ta. Sidomos këto ditë kur shumica prej nesh nuk kanë shumë kohë për të kursyer. Zbuloni se çfarë pëlqen të bëjë personi që sapo keni takuar, kur nuk janë të zënë me punë. Bëni pyetjet e duhura dhe kushtojini vëmnedje përgjigjeve:

pyetje interesante
  • Nëse do kaloje një ditë të tërë vetëm me veten tënde, çfarë do të bëje?
  • Nëse do pushoje të gjithë muajin, si do ta kaloje kohën tënde?
  • Cfarë të pëlqen të bësh për t’u argëtuar?
  • Si i kalon fundjavat e tua?
  • A ka ndonjë grup në të cilin je pjesë? Cilat janë ato?
  • Cfarë është një gjë që dëshironi të bësh për të kaluar kohën?
  • Nëse do merreshe me një hobi të ri, cili do të ishte dhe pse?
  • Çfarë talenti dëshiron të kesh?
  • Nëse do bëheshe mjeshtër i diçkaje, çfarë do të ishte dhe pse?

Mëso më tepër rreth interesave dhe hobeve të tij/saj. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë konsideron të rëndësishme, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse do ta shijoni kohën e lirë së bashku. Gjetja e gjuhës së përbashkët në gjërat që ju pëlqen të dyve mund t’ju sjellë harmonin në marrëdhënien tuaj. 

Planet për të ardhmen

cift ne takim

Le ta pranojmë – arsyeja kryesore pse shumë prej nesh shkojnë në kërkim të një interesi romantik është sepse jemi në gjueti për një partner me të cilin mund të kalojmë pjesën tjetër të jetës tonë. Sigurisht, mund të jetë e vështirë të thuash nëse personi që rri para jush është një partner i qëndrueshëm ose jo Sidomos kur bëhet fjalë vetëm për takimin e parë. Por duke bërë pyetjet e duhura mund ta kuptoni më lehtë këtë gjë. Ja disa pyetje interesante që mudn të bëni:

  • Ku e shihni veten këtu e 10 vjet?
  • A mendoni se do të ishë lloji i personit që do ishe i lumtur në dicka të qëndrueshme apo është diçka që nuk ju tërheq?
  • Si e parashikoni veten në vitet e pleqërisë?
  • Fëmijë – po apo jo? Sa fëmijë do të doje kur të ndihesh gati?

Kur pyetni për planet e të ardhmes, është më mirë t’i bëni pyetjet sa më rastësore. Sigurisht, ia vlen të mësosh për qëllimet dhe aspiratat e personit të zemrës, por përpiquni të mos bëheni shumë serioz! Pyetjet që ju bëjnë të dukeni sikur po gërrmoni në territorin e tyre personal mund ta largojë personin. Mos u fut në tema shumë intime por mbajeni bisedën sa më të lehtë. Mundohuni t’i përdorni këto pyetje me masë dhe t’i bëni ato vetëm kur është e përshtatshme.

Në artikullin e radhës do t’ju sjellim pyetje ngacmuese që në takimin e parë do t’ju afrojnë më tepër me personin që keni përballë. 

dua Marketplace banner